Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

GJKKO dënon me 2 vite e 4 muaj burg ish-shefin e Antidrogës, Gazmir Preçi

2025/07/14 at 3:48 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
GJKKO dënon me 2 vite e 4 muaj burg ish-shefin e Antidrogës, Gazmir Preçi

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2 vite e 4 muaj burgim ish-shefin e Antidrogës së Durrësit, Gazmir Preçin. Po ashtu, atij i ndalohet që të kryejë funksione publike për pesë vite.

Preçi u deklarua fajtor nga GJKKO  për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Kështu me gjykim të shkurtuar ai do të vuajë vetëm 2 vite e 4 muaj burgim nga 3 vite e 6 muaj që u dënua fillimisht.

NJOFTIMI

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 170, të vitit 2024, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të të pandehurit Gazmir Preçi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 paragrafi 2 i Kodit Penal”.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Irena Gjoka dhe Flojera Davidhi, me vendimin Nr. 50, datë 14.07.2025 vendosi:

1.Deklarimin fajtor të të pandehurit Gazmir Preçi, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 paragrafi i 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 vjet e 6 muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Gazmir Preçi me 2 vjet e 4 muaj burgim. Në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal, heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin Gazmir Preçi për 5 (pesë) vjet.

Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të Ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurin Gazmir Preçi do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit në flagrancë të tij, datë 15.08.2024 dhe do të kryhet në një nga

Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së zakonshme.

2. Në lidhje me provat materiale në bazë të nenit 36 të Kodit Penal dhe nenit 190 të Kodit të Procedurës Penale,

– Një DVD që shoqëron raportin përmbledhës i mbikëqyrjes së fshehtë, datë 16.08.2024; një CD që shoqëron raportin mbi transkiptimin e bisedave audio; 2 CD që mbajnë pamjet filmike të sekuestruara pranë subjektit tregtar “Auto 555” dhe supermarket “Aldi”, si dhe 8 DVD që përmbajnë pamjet filmike të sekuestruara pranë DVP Durrës, të mbeten pjesë e fashikullit gjyqësor.

– 2 aparate telefonike të shtetasit Gazmir Preçi, telefon i markës “Iphone 15” me ngjyrë gri me kapak transparent me nr. Sim të operatorit telefonik “Vodafone”, mbyllur me kod dhe telefon i markës “Iphone 11” me ngjyrë të zezë, me kapak me ngjyrë portokalli me logo si të një katrori, me nr. Karte sim të operatorit telefonik “Vodafone”, i mbyllur me kod, t’i kthehen shtetasit Gazmir Preçi, konform nenit 190/1 gërma “ç” të K.Pr.Penale.

3. Shpenzimet proceduriale të kryera gjatë fazës së hetimit paraprak në shumën 2207.11 lekë, të seancës paraprake dhe gjatë gjykimit, sipas procesverbalit bashkëlidhur këtij vendimi, i ngarkohet të pandehurit.

4.Kundër këtij vendimi lejohet apel brenda afatit ligjor, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Ju sugjerojmë

Krerët e shteteve largohen në shenjë revolte, Netanyahu i flet sallës bosh në OKB
Bota

Krerët e shteteve largohen në shenjë revolte, Netanyahu i flet sallës bosh në OKB

26 Shtator, 2025 7:24 pm
Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit
Aktualitet

Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit

26 Shtator, 2025 7:18 pm
‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

Trump: Mendoj se kemi një marrëveshje për Gazën

26 Shtator, 2025 5:42 pm
Armatimi/ Gjermania njofton 35 miliardë euro investime deri në vitin 2030
Bota

Armatimi/ Gjermania njofton 35 miliardë euro investime deri në vitin 2030

26 Shtator, 2025 5:28 pm
Spiropali flet për Diellën në OKB: Mund të shfrytëzohet në mënyrë të përgjegjshme
Politikë

Spiropali flet për Diellën në OKB: Mund të shfrytëzohet në mënyrë të përgjegjshme

26 Shtator, 2025 4:26 pm
Aksident në Kosovë, humb jetën vëllai i Gjestit
Rajoni

Aksident në Kosovë, humb jetën vëllai i Gjestit

26 Shtator, 2025 4:24 pm
SPAK i sekuestroi pasurinë në Sarandë e Tiranë, belgu Dries Lonneux: S’mund të flas sepse kam familjen…
Kronikë

Vrasja e Klevis Lleshit/ SPAK: Aurel Hoxha pagoi 50 mijë euro për ekzekutimin e tij

26 Shtator, 2025 3:26 pm
Rama mbledh drejtuesit socialistë, ndahen detyrat e komisioneve
Kryesore

Rama mbledh drejtuesit socialistë, ndahen detyrat e komisioneve

26 Shtator, 2025 3:23 pm
PD kërkon debat në Kuvend për programin qeverisës
Kryesore

PD kërkon debat në Kuvend për programin qeverisës

26 Shtator, 2025 2:35 pm
Moldavia akuza Rusisë, paguan priftërinj ortodoksë për të ndikuar në zgjedhje
Bota

Moldavia akuza Rusisë, paguan priftërinj ortodoksë për të ndikuar në zgjedhje

26 Shtator, 2025 2:14 pm
Para
(FOTO)Siguria ushqimore/Rama:Angazhim maksimal për sekuestrimin e mallrave pa faturë

(FOTO)Siguria ushqimore/Rama:Angazhim maksimal për sekuestrimin e mallrave pa faturë

Gjirokastra tërheq turistët / Kalaja dhe shtëpia e Kadaresë më të vizituarat

Gjirokastra tërheq turistët / Kalaja dhe shtëpia e Kadaresë më të vizituarat

Hapen regjistrimet në Arsimin Profesional/ Rama-të rinjve: Bëni zgjedhjen e duhur!

Hapen regjistrimet në Arsimin Profesional/ Rama-të rinjve: Bëni zgjedhjen e duhur!

TE FUNDIT

Krerët e shteteve largohen në shenjë revolte, Netanyahu i flet sallës bosh në OKB

Krerët e shteteve largohen në shenjë revolte, Netanyahu i flet sallës bosh në OKB
26 Shtator, 2025

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu mbajti fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në momentin që...

Lexo më shumë

Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit

Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit
26 Shtator, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres....

Lexo më shumë

Trump: Mendoj se kemi një marrëveshje për Gazën

‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
26 Shtator, 2025

Rreth 320 km larg Nju Jorkut, Presidenti i SHBA-ve Donald Trump u tha gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë se "duket...

Lexo më shumë

Armatimi/ Gjermania njofton 35 miliardë euro investime deri në vitin 2030

Armatimi/ Gjermania njofton 35 miliardë euro investime deri në vitin 2030
26 Shtator, 2025

Ministri i Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius, njoftoi një paketë sigurie prej miliarda dollarësh për projektet hapësinore dhe një arkitekturë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com