Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 10 muaj burg ish-zëvendës ministren e Brendshme, Rovena Voda.
Gjykata e dënoi ish-zëvendës ministren Voda me 1 vit e 3 muaj burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ish-zv.ministrja do të vuaj vetëm 10 muaj në qeli.
Me qëllim punësimin e një personi në ministri ish-zëvendës ministrja Voda ka përfituar 1 mijë euro, një aparat telefonik celular dhe një arkë peshk nga dy persona.
Mësohet se GJKKO ka dënuar gjithashtu nga 10 muaj burg Florida Beun dhe Majlinda Hasanin.
Rovena Voda akuzohet për veprën penale “Korrupsion pasiv”, ndërsa dy bashkë të pandehurat e tjera, Beu dhe Hasani akuzohen për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Ato u fundosën nga përgjimet dhe komunikimet që kishin mes tyre./Opinion.al