Kronikë

GJKKO dënon ish-truprojën e Tahirit, ja sa vite burg do të vuajë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:55 - 14/12/22 |
Opi Nion

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dënuar me 13 vite burg ish-truprojën e ish-ministrit të Brendshëm, Samir Tahiri.

Mësohet se Hekuran Marku, përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe kështu do të vuajë 8 vite e 8 muaj burg.

Marku akuzohet për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ndaj Markut nisën hetimet si pjesë e një grupi kriminal, bashkë me ish-truprojën tjetër të Saimir Tahirit, Agustin Dedën për të cilin ende zvarriten procedurat e ekstradimit.

Më 1 prill Marku u ekstradua nga Gjermania, për t’u përballur me akuzat e ngritura nga SPAK. Marku e Deda u zbuluan në kuadër të hetimeve për operacionin e koduar “Shpirti”.

Pas