Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

GJKKO bën bilancin: Gjatë këtij viti u sollën 2073 çështje për gjykim

2020/12/30 at 6:50 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
GJKKO bën bilancin: Gjatë këtij viti u sollën 2073 çështje për gjykim

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka bërë bilancin e çështjeve të shqyrtuara përgjatë vitit 2020.


Gjatë këtij viti janë sjellë në Gjykatë për shqyrtim gjithsej 2073 kërkesa.

Nëpërmjet një liste GJKKO shpjegon me detaje se sa prej këtyre 2073 çështjeve  janë trajtuar, vijojnë të jenë në proces gjykimi, ose tashmë konsiderohen të mbyllur.

Ndër të tjera kjo gjykatë thekson se gjatë vitit 2020ka funksionuar me një numër jo të plotë gjyqtarësh, ndërsa ka filluar procesi për vendet vakantë për plotësimin e tyre.

Njoftimi i plotë:

Në prag të mbylljes së vitit 2020, vitit të parë të funksionimit të saj  si institucion, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ofron përmbledhje të të dhënave mbi veprimtarinë gjyqësore  të saj.

Me gjithë kushtet e pandemisë së shkaktuar nga COVID 19, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 24.03.20202, “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, Aktin Normativ të Këshillit të Ministrave nr. 9, datë 25.03.2020, “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë shkaktuar nga COVID -19”, si dhe  dy vendimeve të KLGJ, “Për  pezullim të veprimeve dhe shërbimeve gjyqësore në të gjithë  gjykatat në RSH “, Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar  vijoi aktivitetin e  saj gjyqësor dhe administrativ në përputhje me kushtet ligjore të përcaktuar sa më sipër, duke përballuar një ngarkesë të konsiderueshme pune  gjatë gjithë vitit 2020.

Gjatë këtij viti janë sjellë në Gjykatë për shqyrtim gjithsej  2073 kërkesa nga të cilat :

– Kërkesa gjatë fazës së hetimeve  gjithsej  1653.

– Kërkesa për dërgim cështjesh për gjykim/ pushim procedimi gjithsej 94.

– Cështje në gjykim gjithsej 90.

– Kërkesa të tjera gjithsej 223

– Kërkesa për sekuestrim/konfiskim bazuar në ligjin antimafia gjithsej 13.

– Kërkesa për sekuestrim/konfiskim sipas Aktit Normativ nr. 1/2020 gjithsej 122.

Nga këto janë shqyrtuar  kanë përfunduar 1871 kërkesa/cështje.

– Kërkesa gjatë fazës së hetimeve gjithsej 1588

– Kërkesa për dërgim cështjesh për gjykim/ pushim procedimi gjithsej 71.

– Cështje në gjykim gjithsej 41.

– Kërkesa për sekuestrim/konfiskim bazuar në ligjin antimafia gjithsej 7.

– Kërkesa për sekuestrim/konfiskim sipas Aktit Normativ Nr. 1, gjithsej 164

– Janë caktuar masa sigurimi për   124 të dyshuar

– Janë gjykuar 110 të pandehur nga të cilët :

– 84 të pandehur për krim të organizuar

– 27 të pandehur për vepra penale të korrupsionit

– Janë në shqyrtim e sipër dhe 208 të pandehur

Me vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit   11 cështje të natyrës së krimit të organizuar.

Këto të dhëna po i paraqesim në  tabelën 1, 2 dhe grafikun bashkëngjitur :

Janë shqyrtuar 2 kërkesa për konfiskim sipas ligjit antimafia që kanë të bëjnë pasuri si :

– tre sipërfaqe trojesh,

– 17 apartamente dhe vlera monetare.

Janë shqyrtuar e pranuar 115 kërkesa për sekuestrim pasurie sipas Aktit Normativ nr. 1 datë 31.01.2020

Janë shqyrtuar e pranuar 6 kërkesa për masa  parandaluese personale sipas Aktit Normativ.

Janë përfunduar 11 kërkesa për konfiskim sipas Akti Normativ nr. 1 datë 31.1.2020 që kanë të bëjnë me 11 pasuri të luajtshme e të paluajtshme.

Janë në shqyrtim e sipër 49 kërkesa për konfiskim pasurie.

Vlen për t’u theksuar fakti se gjatë këtij viti Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka funksionuar me një numër jo të plotë gjyqtarësh.

Për vitin që vjen është shumë e rëndësishme  plotësimi i vendeve vakante  dhe me 7 (shtatë) gjyqtarë të tjerë, proces i cili ka filluar gjatë vitit 2020  me hapjen e vendeve vakante për 5 (pesë) gjyqtarë e marrjen e aplikimeve të para.



Ju sugjerojmë

Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Kryesore

Dështoi për krijimin e qeverisë, reagon Albin Kurti

26 Tetor, 2025 7:41 pm
Ministria e Mbrojtjes reagon mbi situatën nga moti i keq
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes reagon mbi situatën nga moti i keq

26 Tetor, 2025 6:41 pm
Militantët kurdë të PKK-së njoftojnë tërheqjen nga Turqia
Bota

Militantët kurdë të PKK-së njoftojnë tërheqjen nga Turqia

26 Tetor, 2025 5:47 pm
“Kabineti e mori vendimin”, Netanyahu paralajmëron ofensivë të ashpër kundër Hamasit
Bota

Netanyahu: Izraeli do të ketë të drejtën e vetos mbi forcat e sigurisë në Gaza

26 Tetor, 2025 4:41 pm
Moti i keq/ Probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit
Aktualitet

Moti i keq/ Probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit

26 Tetor, 2025 3:32 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump i jep ultimatum Hamasit për pengjet: Të shohim se çfarë do të bëjnë…

26 Tetor, 2025 3:12 pm
Zgjedhjet në Kukës, KQZ miraton fletën e votimit
Kryesore

Zgjedhjet e 9 nëntorit, KQZ miraton kandidatët

26 Tetor, 2025 2:42 pm
Begaj e Duka në 100-vjetorin e Klubit Besa, kreu i FSHF-së: Së shpejti stadiumi i ri
Sport

Begaj e Duka në 100-vjetorin e Klubit Besa, kreu i FSHF-së: Së shpejti stadiumi i ri

26 Tetor, 2025 2:19 pm
“100 shtëpi me prezencë uji në Vaun e Dejës”, kryebashkiaku: Situata shumë e rëndë
Aktualitet

“100 shtëpi me prezencë uji në Vaun e Dejës”, kryebashkiaku: Situata shumë e rëndë

26 Tetor, 2025 1:13 pm
Kosovë/ Formimi i qeverisë dështoi, Krasniqi: Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme
Rajoni

Kosovë/ Formimi i qeverisë dështoi, Krasniqi: Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme

26 Tetor, 2025 12:41 pm
Para
Marrëdhëniet tregtare me Serbinë,çfarë vendosi qeveria në detyrë e Kosovës

Bilanci i 2020/ Pse për Kosovën ishte ndryshe?

Kryeministri Edi Rama mesazh për Vitin e Ri (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama mesazh për Vitin e Ri (VIDEO)

Përballja me Kazakistanin, Reja: Pres rezultat pozitiv

Reja për futbollin e 2020-ës: Ishte vit pozitiv, ja momenti më i vështirë
















TE FUNDIT

Dështoi për krijimin e qeverisë, reagon Albin Kurti

Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
26 Tetor, 2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas dështimit për të marrë votat e nevojshme për formimin e...

Lexo më shumë

Ministria e Mbrojtjes reagon mbi situatën nga moti i keq

Ministria e Mbrojtjes reagon mbi situatën nga moti i keq
26 Tetor, 2025

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në Bashkinë e Vaut të Dejës “është ulur ndjeshëm niveli i ujit dhe...

Lexo më shumë

Militantët kurdë të PKK-së njoftojnë tërheqjen nga Turqia

Militantët kurdë të PKK-së njoftojnë tërheqjen nga Turqia
26 Tetor, 2025

Grupi militant i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), i cili është shpallur i jashtëligjshëm, ka njoftuar se po tërhiqet...

Lexo më shumë

Netanyahu: Izraeli do të ketë të drejtën e vetos mbi forcat e sigurisë në Gaza

“Kabineti e mori vendimin”, Netanyahu paralajmëron ofensivë të ashpër kundër Hamasit
26 Tetor, 2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli do të ketë të drejtë vetoje mbi përbërjen e forcës së sigurisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com