Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

GJK rrëzoi kërkesën e PD-së për Butrintin, reagon Zhupa: Gjykata i vuri kapakun kapjes nga politika

2024/04/24 at 9:14 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Afera e inceneratorëve/Zhupa: PD do të padisë sot në SPAK Ëngjëll Agaçin

Gjykata Kushtetuese, ditën e sotme, ka rrëzuar kërkesën e opozitës për shfuqizimin e ligjit për administrimin e zonave të mbrojtura, pjesë e Parkut të Butrintit, duke lënë në fuqi marrëveshjen për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit nga Fondi Shqiptaro Amerikan për Zhvillimin.


Për këtë vendim ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa.

Ajo u shpreh, në një postim në rrjetet sociale, se Gjykata Kushtetuese sot vuri kapakun mbi kapjen e saj politike, edhe shërbimin pa asnjë skrupull të aferave të qeverisë.

POSTIMI I PLOTË

Gjykata Kushtetuese sot vuri kapakun mbi kapjen e saj politike, edhe shërbimin pa asnjë skrupull të aferave të qeverisë, edhe kur ato bien ndesh haptazi me kushtetutën, me interesin publik, me interesin kombëtar, me mbrojtjen e identitetit dhe trashëgimisë kulturore.

UNESCO e rrëzon koncensionin, bën raport që e fsheh qeveria dhe Gjykata e aprovon, se njeh më mirë se UNESCO konventën e Parisit.

Gjyqtarët që kanë votuar kundër Butrintit, do kenë në ndërgjegjen e tyre turpin më të madh të gjithë gjykimeve kushtetuese. Sepse nuk bëhej fjalë për një koncesion që rrëmbeheshin disa para sic ka ndodhur rëndom në Shqipëri, por një koncesion që rrëmbehet historia, identiteti, trashëgimia, kultura, rrënjët tona. Vetëm nga 30 nëntori e këtej AADF ka hapur disa tendera qindra mijëra euro duke e pasur në Gjykatën mesa duket në xhep.

Në konflikt të pastër interesi, të kapur “me presh në duar” në shkelje të procedurave të gjykimit kushtetues mbyllën një gjyq në shërbimin të qeverisë pas një viti proces plot me shkelje.

Rikujtoj sot vetëm disa nga shkeljet e procesit kushtetues:

– Mos përjashtimi i 3 gjyqtarëve që kërkuam për përjashtim, të cilët ishin haptazi të anshëm dhe nuk garantonin një proces të rregullt gjyqësor. Duke filluar nga kryetarja që justifikohej për shkeljet që vinin “nga lodhja” “nga seancat me orë të zgjatura”, ndërkohë që mund të vinin nga ambiciet e saj për një mandat në Strasburg, të mbështetur nga qeveria. Nga Gent Ibrahimi me marrëdhënie të hapur miqësore dhe bashkëpunimi me dy CEO të AADF, Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli. Tek Sandër Beci që votonte mos merrnim shkresën nga Këshilli i Ministrave se mos i prishej terezia kryeministrit.

– Nisën procesin e debatit gjyqësor dhe parashtrimeve pa zbatuar akoma vendimin e vet të ndërmjetëm ku pala KM duhet të sillte gjithë dokumentat nga UNESCO. Nuk mori kurrë një dokument që informonte UNESCO-n me llojin e ri të fondacionit privat apo me miratimin e saj në formën e re. Një trupë gjyqësore që pranoi si provë një copë letër emailet kanë humbur ku tallej qeveria me autoritetin e tyre.

– Vendosi afat deri ne 30 nëntor për të marr një raport që këshilli i ministrave e ka edhe nuk e dorëzon. Pranoi si provë një email në 11 të natës mes KM dhe ambasadores tonë në UNESCO, që flisnin se ska dalë akoma raporti i shkurtit 2024, ndërkohë që ne kërkuam raportin e misionit të tetorit 2022 dhe ai gjendet në zyrat e qeverisë shqiptare sipas UNESCO. Për këtë ne morëm përgjigjen zyrtare që raporti UNESCO fshihet nga qeveria. UNESCO kundër koncesionit dhe Gjykata Kushtetuese mbyll sytë.

– Një proces gjyqësor që u anashkalua faza e administrimit të provave duke mos u kryer sic thotë rregullorja por duke e harruar dhe duke e marr të mirëqënë që sdo kishte asgjë të re sipas tyre.

– Një proces gjyqësor ku u pranuan si materiale gjyqësore ato dokumente që nuk mbart elementët e detyrueshëm formalë që të përdoret zyrtarisht në Republikën e Shqipërisë dhe nuk mund të përdoret përpara asnjë Gjykate në Shqipëri, aq më pak përpara Gjykatës Kushtetuse, në kushtet kur:(i) Shkresa nuk rezulton e përkthyer zyrtarisht në gjuhën shqipe (mungon nënshkrimi dhe vula e një përkthyesi të gjuhës angleze zyrtarisht të njohur nga institucionet shqiptare);(ii) Shkresa nuk është e noterizuar (në mënyrë që të vërtetohet autenticiteti i përkthimit dhe nënshkrimi i vetë përkthyesit), si dhe (iii) Shkresa nuk rezulton e legalizuar (i mungon vula Apostile).

– Një proces me palë të interesuar dy herë ministren Elva Margariti, një herë pjese e subjektit Këshilli i Ministrave, si ministre dhe një herë pjesë e subjektit FMB si kryetare e bordit dhe bashkëthemeluese. Zhduku konceptin e “barazisë së armëve”

– Një proces ku nuk pranuan të përfshinin AADF që është subjekti i koncesionit kur haptazi dhe publikisht ata e pranojnë që janë marrësit e tij dhe ishin në çdo komision parlamentar. Fshehën gjurmët kur të gjithë kanë parë ujkun.

– Një trupë gjyqësore që ligjin me porosi, të bëra nga kuzhinat e lobimit dhe klientelizmit, e konsideron kushtetuese nuk mund të konsiderohet si e pavaruar dhe e paanshme.

Megjithë shkeljet që i evidentuam edhe me shkresa dhe kërkesa gjatë gjithë gjykimit, ne vazhduam deri në fund procesin.

Nuk u tërhoqa nga kërkesa sepse ishin 18 nene të kushtetutës së shkelura dhe gjykata kushtetuese sot nuk pa dot asnjë!!! Nuk u tërhoqa sepse ishin 4 konventa të shkelura dhe gjykata nuk pa dot asnjë!!! Nuk u tërhoqa sepse betejës do i shkoj deri në fund dhe në vazhdim. Hapi i rradhës është SPAK!

Ku sigurisht edhe procesi kushtetues do jetë pjesë e gjykimit të shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit. Në fund të këtij procesi kushtetues dhe në hapjen e një etape të re të përballjes kundër koncesionit të Butrintit dua të shpreh falenderime:

– 35 deputetëve, kolegëve të mi opozitar që firmosën këtë kërkesë me besimin dhe mbështetjen për mua.

– Avokatëve Franci Nuri. Agron Alibali.

– Zërave publik në mbrojtje si Auron Tare, Apollon Baçe, Neritan Ceka, Ilda Mara, Beti Njuma, Elida Miraj, Kreshnik Merxhani, Gjerak Karaiskaj, Andi Tepelena, Lavdosh Ferruni e shumë të tjerë.

– Presidenti i Republikës Ilir Meta që e ktheu me dekret ligjit 50/2022

– Avokatit Bledar Dervishaj për arsyetimin e kthimit të ligjit në kuvend.

– Avokati i Popullit, znj. Erinda Ballanca për Amicus Curiae në favor të Butrintit

– Kontrolli i Lartë i Shtetit Z.Arben Shehu për parashtrimet me shkrim në favor të Butrintit.

– Aleancës për Mbrojtjen e Butrintit, për zërin e ngritur dhe protestat e organizuara me drejtimin e Aulon Kalaja, Sazan Guri, Arber Kola, Altin Goxhaj dhe qindra te tjere.

– Gazetarëve që na përcollën në çdo betejë në kuvend, në seli, në presidencë, në gjykatë kushtetuese, të palodhur dhe gjithmonë gati.

Beteja vazhdon… Rroftë Butrinti, Poshtë Maskarenjtë. Butrinti do fitoj me çdo kusht, e kemi detyrë ndaj fëmijëve tanë dhe të parëve tanë.



Ju sugjerojmë

Incidenti në KZAZ-në 30, sekretari tregon si nisi sherri:Ishin njerëzit e Rakipit…
Aktualitet

Incidenti në KZAZ-në 30, sekretari tregon si nisi sherri:Ishin njerëzit e Rakipit…

15 Maj, 2025 5:54 pm
Procesi i numërimit drejt fundit, Shehaj: Mandati i dytë në Tiranë nuk lëviz!
Politikë

Procesi i numërimit drejt fundit, Shehaj: Mandati i dytë në Tiranë nuk lëviz!

15 Maj, 2025 5:34 pm
Shqipëria në BE në 2030? Ja si përgjigjet Presidenti i KiE
Kryesore

Shqipëria në BE në 2030? Ja si përgjigjet Presidenti i KiE

15 Maj, 2025 5:25 pm
Costa në Tiranë: Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
Kryesore

Costa në Tiranë: Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në

15 Maj, 2025 5:19 pm
Votat e ardhura nga Greqia, Balla: Humbësit po pengojnë procesin!
Kryesore

Votat e ardhura nga Greqia, Balla: Humbësit po pengojnë procesin!

15 Maj, 2025 5:12 pm
Rama në konferencë me Presidentin e KE: Brenda 2027 mbyllim negociatat!
Kryesore

Rama në konferencë me Presidentin e KE: Brenda 2027 mbyllim negociatat!

15 Maj, 2025 5:05 pm
Tjetër rrokadë nga socialistët në Tiranë, Qefalia i merr vendin Rakipit
Politikë

Tjetër rrokadë nga socialistët në Tiranë, Qefalia i merr vendin Rakipit

15 Maj, 2025 4:50 pm
Osmani pas takimit me liderët politikë: Nuk ka pajtim për konstituimin e Kuvendit
Rajoni

Osmani pas takimit me liderët politikë: Nuk ka pajtim për konstituimin e Kuvendit

15 Maj, 2025 4:43 pm
VIDEO/ Vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar
Aktualitet

Sherri brenda KZAZ-së, policia shoqëron të riun: Nuk kishte efektivë të përfshirë

15 Maj, 2025 4:25 pm
PS i kërkon KQZ-së të nisë numërimin e votave nga Greqia
Aktualitet

PS i kërkon KQZ-së të nisë numërimin e votave nga Greqia

15 Maj, 2025 4:17 pm
Para
“I varfër me mijëra hektarë pronë”, qytetari 11 vjet peng nga gjyqtarja

“I varfër me mijëra hektarë pronë”, qytetari 11 vjet peng nga gjyqtarja

Presidencialet në RMV, Osmani kryeson ndaj Taravarit. Nis festa te BDI

Presidencialet në RMV, Osmani kryeson ndaj Taravarit. Nis festa te BDI

BE nis hetime lidhur me tregun kinez të pajisjeve mjekësore

BE nis hetime lidhur me tregun kinez të pajisjeve mjekësore
















TE FUNDIT

Incidenti në KZAZ-në 30, sekretari tregon si nisi sherri:Ishin njerëzit e Rakipit…

Incidenti në KZAZ-në 30, sekretari tregon si nisi sherri:Ishin njerëzit e Rakipit…
15 Maj, 2025

Pas përplasje fizike të ndodhur disa orë më parë në KZAZ-në 30 në Kashar, sekretari i përfshirë në ngjarje ka...

Lexo më shumë

Procesi i numërimit drejt fundit, Shehaj: Mandati i dytë në Tiranë nuk lëviz!

Procesi i numërimit drejt fundit, Shehaj: Mandati i dytë në Tiranë nuk lëviz!
15 Maj, 2025

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka dhënë një prononcim për mediat lidhur me rezultatin e deritanishëm që kjo forcë...

Lexo më shumë

Shqipëria në BE në 2030? Ja si përgjigjet Presidenti i KiE

Shqipëria në BE në 2030? Ja si përgjigjet Presidenti i KiE
15 Maj, 2025

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, Presidenti i KiE, Antonio Costa është shprehur i bindur se...

Lexo më shumë

Costa në Tiranë: Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në

Costa në Tiranë: Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
15 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa ndodhet pasditen e sotme në Tiranë, ku dhe zhvilloi një konferencë të përbashkët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com