Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjithologu Rama!

2016/10/27 at 1:07 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 5 min
A A
Gjithologu Rama!

Nga Dritan LACI


Shoku Enver ishte i njohur si gjitholog. Edhe pse shqiptarëve u ishte tharë edhe gjethja e fundit dhe kishin mbetur pothuaj freskët fare, ai gjithmonë gjente kohën tu tregonte si një babaxhan i vertetë jo vetëm rrëfenja nga bëmat e tij si komandar, por edhe se si që rakia të bëhej sa më e mirë duhet të ishte prej rrushi. Apo se si lëngu i lakrës foragjere ishte i përkryer për sëmundjet reumatizmale. Apo se si patatja ishte edhe bukë edhe gjellë. Për fat të mirë Shqipëria nuk ka vuajtur kurrë për pushtetarë Gjithologë. Edhe pse për hir të së vërtetës nuk di ende që të ketë një institucion edukimi të arsimit të lartë, jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë, që të prodhojë kapacitete të tilla intelektuale në lëminë e Gjithologjisë. Por ja që edhe pse nuk ka një shkencë të mirëfilltë që të përmbledhë gjithëditshmërinë, përjashto erudicionet që kryesisht janë kapacitete autodidakte, në Shqipëri them për fat të mirë edhe tonit në këtë rast, kemi një specie të rrallë lideri, që jo vetë di por dhe të jep mend për gjithçka. Një i tillë përshembull është kryeministri Rama. Gjithmonë e më shumë kur dëgjoj kryeministrin e vendit tim më krijohet bindja se ai është një enciklopedi e hapur. Është si i thonë; një kryeministër bibliotekë në lëvizje. Ku ka brenda edhe vepra për bujqësinë, edhe për seksologjinë.  Edhe pse shqiptarët kanë 3 mijë vite që bëjnë fëmijë pa ndihmën e agjenturës së huaj, gjithsesi kryeministri nuk e ndjen për lodhje tu mësojë atyre se si bëhen fëmijët dhe pse duhen bërë një e nga një dhe jo nga katër e nga katër. Si dje përshembull në Shishtavec ku e vetmja gjë që me siguri i shpëtoi pa u mësuar malësorëve kukësianë është si të bëjnë pataten më cilësore, edhe pse patatja e Shishtavecit është me nam në të gjithë Shqipërinë dhe ata kanë me qindra vite që e kultivojnë.

Por si gjitholog që është Rama në vend që tu tregonte shishtavecasve se çfarë po bën qeveria e tij që patatet të mos përfundojnë në hone apo lumenj, u tregonte atyre histori me Partizanin, ku me siguri shumë prej tyre ndoshta as nuk e dinë se ekziston një ekip futbolli me emër të tillë. Ndoshta as kanë parë ndonjëherë futboll me sy, me aq halle sa kanë. Po kështu si një gjitholog që është, Rama u mësonte fshatarëve të Shishtavecit se cilat media është më mirë të lexojnë, ato britanike apo amerikane. Dhe pse New York Times është ku e ku më lart se Daily Mail, edhe pse këto histori Rama i tregonte 1300 metra mbi nivelin e detit, aty ku natyrshëm dhe shqiponjat kanë marrë arratinë se s’kanë më ç’të grabisin në një vend ku pulat flama vazhdojnë të hanë strall. Po edhe pse ata pak shishtavecas që kishte mbledhur me fukarallëk, u duhej të dëgjonin me pahir, Gjithologu Rama nuk përtoi tu fliste një orë rresht për reformat e thella që qeveria kishte ndërrmarrë në qeverisje. Për borxhin publik që desh na bëri qametin por që sot ka vajtur 70 përqind e Prodhimit të Brendshëm Publik, 10 përqind më shumë se në kohën e Saliut. Për pagat që qeveria Rama ka rritur në drejtimin e tij si kryeministër në sektorin publik, por që nuk kanë ndonjë efekt të dukshëm në mirëqenien e popullatës, pasi ndërkohë kostoja e jetesës shtrenjtohet me ritme më të larta.

E kështu me radhë si Gjitholog që është, Rama, edhe pse ka tre vite që qeveris, flet e për ç’nuk flet dhe prapë gjuha i shkon te Saliu. Se Saliu na la këtë…Se Saliu na la pa atë…Se Saliu ju bëri këtë…Se Saliu s’ju bëri këtë. Saliu, Saliu, Saliu….Por si gjitholog shqiptar që është Rama ka një patologji të pashërueshme që e përdor për të fshehur atë të maces nën hirin e saçit. Me anë të propagandës dhe duke i folur të tashmes me gjuhën e së shkuarës, nuk thotë; Po ai vetë çfarë ka bërë”.

Mbrëmë rastësisht, duke bërë zapping nëpër kanale televizive, diku, aty ku si duket kazani i medias nuk është kapur nga tentakulat e regjisë së orkestruar nga seksioni i agjitacionit dhe propagandës së kryeministrisë, syri më rroku një kronikë lajmesh që na vinte nga fshati Orman i Korçës. “Mollë bre lalke, mollë pe Koçe, të kuqe, të mira, të lira”. “Po si ju venë punët, -e pyeti gazetarja dhe fup gati sa nuk ja futi mikrofonin fermerit të shkretë deri te bajamet. “Po ç’punë zeza me motër, ce të kam si evlatin tim. Patatet na ngelën stok, qepët po ashtu, mollët ja hodhëm lumit se na u kalbën. Ç’të të them eee ne jemi të mbaruar”, kuiste fermeri me gropat e faqeve si brazdë e palëruar. “Po pse, -e cyti gazetarja,- çka ngjarë? “Po çtë ngjasë me motër, ce të kam si gocën time. Këtë vitë patëm superbollëk me mollë, po nuk na i blen kushë. Nuk na i blen kushë”. Kaq tha fermeri dhe vazhdoi në hallin e tij. Dhe këtu u mbyll edhe kronika. Por ajo që s’po dija kë të besoja pas kësaj kronike, ishte t’ja vija veshin Gjithologut të malit të Shishtavecit që u tregonte malësorëve të zonës së kë media ndërkombëtare duhet të lexonin, apo Gjithologun e fushës së Ormanit në Pojan që mollët dhe gjithë produktet sezonale i hedh në lumë se ska ku ti shesë.

Ta ketë fajin Saliu edhe për këtë që fshatari bën mollë me shumicë edhe pas tre viteve qeverisje të Ramës?!!!! Bohhh ku i dihet. Ndoshta është Saliu kryeministër akoma dhe nuk e dimë?!! Mirë mo mirë Saliu, ishte si ishte, erdhi dhe iku, hëngri çahirin e vet, siç thotë populli, po këtyre mollëve që u prodhuan 3 vite pas Saliut si do ua bësh. Pikërisht këtyre si do ua bësh? Se që ke larë borxhet e Saliut duke çuar 70 përqind borxhin publik që Saliu ta la 60 përqind edhe këtë e dimë. Si Gjitholog që je, sa u ha kohën shishtavecasve se kë media ndërkombëtare të lexojnë, tregoju edhe reformën që po bën në bujqësi, që të mos e hedhin pataten në lumenj dhe gremina. Apo edhe atyre të Ormanit që u bie bretku nëpër ara gjithë sezonit.……Po tregoju çfarë nismash po merr që të shesin produktet jo se si ta bëjnë më mirë zairen e dimrit me karrota turshi, se për këtë ata nuk kanë nevojë për Gjitholog….



Ju sugjerojmë

Danimarka: Jemi pro njohjes së një shteti palestinez, por duhet të jetë demokratik
Bota

Danimarka: Jemi pro njohjes së një shteti palestinez, por duhet të jetë demokratik

26 Gusht, 2025 10:36 pm
Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët
Aktualitet

Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët

26 Gusht, 2025 10:04 pm
Zyrtari izraelit: Po shqyrtojmë çdo mundësi që çon në lirimin e pengjeve nga Hamasi
Bota

Zyrtari izraelit: Po shqyrtojmë çdo mundësi që çon në lirimin e pengjeve nga Hamasi

26 Gusht, 2025 9:32 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksident në Korçë, makina përplas për vdekje një grua

26 Gusht, 2025 9:11 pm
Donnarumma drejt Manchester City për 30 milionë euro
Sport

Donnarumma drejt Manchester City për 30 milionë euro

26 Gusht, 2025 9:01 pm
Administrata Trump “shënjestron” ministrin e Drejtësisë të Brazilit
Bota

Administrata Trump “shënjestron” ministrin e Drejtësisë të Brazilit

26 Gusht, 2025 8:33 pm
Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, 4 vatra ende aktive

26 Gusht, 2025 8:18 pm
Sulmi izraelit në spitalin në Gaza, OKB: Duhet të ketë drejtësi
Bota

Sulmi izraelit në spitalin në Gaza, OKB: Duhet të ketë drejtësi

26 Gusht, 2025 8:04 pm
Itali, 26-vjeçari përdhunon 60-vjeçaren në një park në Romë
Bota

Itali, 26-vjeçari përdhunon 60-vjeçaren në një park në Romë

26 Gusht, 2025 7:34 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Trump parashikon përfundimin e luftës në Gaza brenda 3 javësh

26 Gusht, 2025 7:01 pm
Para
Rama: Ja si e njoh unë Shullazin. Paloka ka luajtur poker me të

Parlament replika/ Paloka: U rrit eksporti i hashashit, Rama: Ballist...

PROBLEMET DHE INTERESAT E TE RINJVE!

Sot në Opinion/ Video skandali, Kryetari i Gjykatës kërkon seks për të vendosur drejtësinë

Video/ Ylli Limani feston ditëlindjen, ja surpriza e Tunës

Foto/ Ylli Limani i mërzitur me Tunën, fshin çdo kujtim nga ajo
















TE FUNDIT

Danimarka: Jemi pro njohjes së një shteti palestinez, por duhet të jetë demokratik

Danimarka: Jemi pro njohjes së një shteti palestinez, por duhet të jetë demokratik
26 Gusht, 2025

Danimarka nuk e përjashton njohjen e një shteti palestinez. Kryeministrja Mette Frederiksen deklaroi se janë në favor të njohjes së...

Lexo më shumë

Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët

Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët
26 Gusht, 2025

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në katin e parë të një pallati në qytetin e Lushnjes. Sipas informacioneve...

Lexo më shumë

Zyrtari izraelit: Po shqyrtojmë çdo mundësi që çon në lirimin e pengjeve nga Hamasi

Zyrtari izraelit: Po shqyrtojmë çdo mundësi që çon në lirimin e pengjeve nga Hamasi
26 Gusht, 2025

“Izraeli dëshiron një marrëveshje të plotë dhe që i sjell pengjet në shtëpi”, kështu ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë izraelite...

Lexo më shumë

Aksident në Korçë, makina përplas për vdekje një grua

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
26 Gusht, 2025

Një aksident i rëndë ndodhi këtë mbrëmje në Korçë, në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacioneve paraprake,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com