Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Gjithmonë fiton”, kush është kryediplomati i SHBA për Europën

2019/02/24 at 1:53 PM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Gjithmonë fiton”, kush është kryediplomati i SHBA për Europën

Diplomati i karrierës, ambasadori Philip Reeker do të zëvendësojë Wess Mitchell si kreu i Byrosë së Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, duke filluar nga 18 marsi. Reeker, ishte ambasador i SHBA në Maqedoni (sot njihet me emrin: Maqedonia e Veriut) nga viti 2008 deri në 2011 dhe më pas në Departamentin e Shtetit si zëvendës ndihmës sekretar në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike nga 2011 në 2013.

Philip Thomas Reeker (i lindur më 19 janar 1965) është një diplomat amerikan dhe oficer i shërbimit të jashtëm të karrierës në Departamentin e Shtetit. Ai aktualisht shërben në Komandën Europiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) në Shtutgart, Gjermani, që nga nëntori i vitit 2017.

Më parë ai ishte një Konsull i Përgjithshëm i SHBA-së në Milano, Itali nga data 5 shtator 2014. Ka shërbyer dhe si Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike nga viti 2011 deri në vitin 2013.

Nga qershori 2007 deri në qershor 2008, ai shërbeu në Ambasadën e SHBA-së në Irak si Këshilltar i Ambasadorit për Çështjet Publike. Ai ishte Zëvendës Shefi i Misionit në Budapest, Hungari nga 2004 deri në 2007.

Reeker ishte dhe Zëvendës Ndihmës Sekretar në Byronë e Çështjeve Publike nga 2000-2003. Ai mori çmimin Edward R. Murrow për Përsosmëri në Diplomacinë Publike në vitin 2003 dhe udhëtoi brenda dhe jashtë vendit si zëdhënës i Departamentit të Shtetit, duke dhënë opinione dhe intervista për politikën dhe diplomacinë e jashtme të SHBA-së nga viti 2003 deri në vitin 2004.

Pjesë e punës së tij do të jetë dhe Shqipëria, vend i cili është përfshirë në një krizë politike të paprecedentë.

Wess Mitchell, i cili ishte kryediplomati për Europën njoftoi gjatë janarit dorëheqjen. Dorëheqja e Mitchell erdhi në një klimë marrëdhëniesh problematike midis Uashingtonit dhe kryeqyteteve evropiane, që janë tensionuar për shkak të mosmarrëveshjeve rreth tregtisë, shpenzimeve të mbrojtjes dhe tërheqjes amerikane nga marrëveshja bërthamore për Iranin./ G.F Opinion.al

Wess Mitchell
Wess Mitchell
Etiketa: Philip Reekerwess mitchell

Ju sugjerojmë

PS kërkoi përjashtimin e Bardhit me 30 ditë, të hënën mblidhet Komisioni i Etikës
Kryesore

PS kërkoi përjashtimin e Bardhit me 30 ditë, të hënën mblidhet Komisioni i Etikës

18 Tetor, 2025 12:29 pm
Socialistët evropianë përjashtojnë partinë e kryeministrit sllovak
Bota

Socialistët evropianë përjashtojnë partinë e kryeministrit sllovak

18 Tetor, 2025 12:00 pm
Vrasja e biznesmenit italian, autori tregon konfliktin për dritat e gjata të makinës
Kronikë

I akuzuar për vrasjen e biznesmenit italian, gjykata lë në burg Kamber Sulçen

18 Tetor, 2025 10:45 am
Futbollisti N’Golo Kante ndërton një spital me vlerë 5 milionë dollarë në Mali
Sport

Futbollisti N’Golo Kante ndërton një spital me vlerë 5 milionë dollarë në Mali

18 Tetor, 2025 10:40 am
Australia ndalon mediat sociale për fëmijët nën 16 vjeç
Bota

Australia ndalon mediat sociale për fëmijët nën 16 vjeç

18 Tetor, 2025 10:08 am
Analiza e gjakut zbulon mbi 50 lloje kanceri në fazë të hershme
Bota

Analiza e gjakut zbulon mbi 50 lloje kanceri në fazë të hershme

18 Tetor, 2025 10:00 am
Lëvizte i armatosur,arrestohet 30-vjeçari që udhëtonte si pasagjer me taksi në Lezhë
Kronikë

Lëvizte i armatosur,arrestohet 30-vjeçari që udhëtonte si pasagjer me taksi në Lezhë

18 Tetor, 2025 9:44 am
Kryesore

Parashikimi i motit, 18 tetor 2025

18 Tetor, 2025 8:36 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve

18 Tetor, 2025 8:34 am
KQZ i heq mandatin udhëheqësit të serbëve në Bosnje, Millorad Dodik
Rajoni

SHBA-ja u heq sanksionet katër bashkëpunëtorëve të Dodikut

17 Tetor, 2025 10:29 pm
Para
Suedia do t’u japë rrogë mujore gjysheve që kujdesen për nipërit e mbesat

Suedia do t'u japë rrogë mujore gjysheve që kujdesen për nipërit e mbesat

Përfundon ura më e madhe në Rrugën e Kombit

Përfundon ura më e madhe në Rrugën e Kombit

Avioni i “Blu Panorama” tym në ajër, sa do “luhet” me jetën e shqiptarëve

Avioni i “Blu Panorama” tym në ajër, sa do "luhet" me jetën e shqiptarëve

TE FUNDIT

PS kërkoi përjashtimin e Bardhit me 30 ditë, të hënën mblidhet Komisioni i Etikës

PS kërkoi përjashtimin e Bardhit me 30 ditë, të hënën mblidhet Komisioni i Etikës
18 Tetor, 2025

Revolta e tij në Kuvend dhe përplasja me Niko Peleshin, që më pas çoi në mbylljen e seancës plenare të së enjtes,...

Lexo më shumë

Socialistët evropianë përjashtojnë partinë e kryeministrit sllovak

Socialistët evropianë përjashtojnë partinë e kryeministrit sllovak
18 Tetor, 2025

Partia e Socialistëve Evropianë (PES) ka përjashtuar partinë e kryeministrit sllovak Robert Fico. Ky vendim i Asamblesë së Partisë Socialiste...

Lexo më shumë

I akuzuar për vrasjen e biznesmenit italian, gjykata lë në burg Kamber Sulçen

Vrasja e biznesmenit italian, autori tregon konfliktin për dritat e gjata të makinës
18 Tetor, 2025

Burg pa afat ka qenë masa e arrestit e dhënë për Kamber Sulçen nga Gjykata e Shkallës së Parë të...

Lexo më shumë

Futbollisti N’Golo Kante ndërton një spital me vlerë 5 milionë dollarë në Mali

Futbollisti N’Golo Kante ndërton një spital me vlerë 5 milionë dollarë në Mali
18 Tetor, 2025

Nëse ju kujtohet N'Golo Kante, me siguri në mendje ju vjen edhe buzëqeshja e tij që nuk e heq kurrë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com