1nstant

Gjithmonë e kuruar në detaj, Kim Kardashian vuan nga një sëmundje lëkure

               Publikuar në : 20:18 - 12/02/19 |
el ena

Yllin e rrjeteve sociale, Kim Kardashian e kemi parë në të gjitha gjendjet e mundshme. Ajo nuk ngurron të postojë foto dhe video kur është pa grim dhe e shkujdesur. Po njësoj e kemi parë të grimuar deri te gishtat e këmbës. Ajo është shfaqur duke qeshur, duke qarë, para ose pas seksit, te kirugët estetikë ndërkohë që bën ndërhyrje etj.

Megjithatë, Kim asnjëherë nuk ka treguar që vuan nga një sëmundje lëkure. Psoriasis është një sëmundje autoimune e cila shkakton njolla të kuqe në lëkurë, acarime dhe degradim. Kjo mund të mbahet në kontroll, por nuk njihet ndonjë kurë.

Kim ka publikuar dy Instastory ku na ka njohu edhe me sindromën nga e cila vuan. Ajo ka ndarë një foto të fytyrës dhe një të këmbës ku shkruan “sexy”. Mesa duket është një periudhë e acaruar kjo për Kim, megjithatë ajo di ta marrë me sportivitet.

E nëse e kishit pyetur ndonjëherë veten se “pse Mario ia lyen edhe gishtat e këmbës me make up Kimit,” ja ku është përgjigja./E.L

Pas