Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjithë skenarët/ Sëmundja e Hilarit mund të ndryshojë garën në SHBA

2016/09/13 at 6:51 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Sëmundja që ndryshoi garën. Të gjithë skenarët e zgjedhjeve amerikane

Pneumonia e Hilari Klintonit mund të bëhet përcaktuese për garën për Shtëpinë e Bardhë? Eshtë një risi e papritur, hap shumë skenarë të rinj. Aq më shumë që ndodh pas disa javëve, kur Klintoni binte në sondazhe dhe Trampi po ringrihej. Rikthimi i republikanit ka rivënë në diskutim shtete të rëndësishme, si Florida. Cili do të jetë ndikimi i sëmundjes së papritur? Çfarë do të ndodhte në skenarin më ekstrem, të një tërheqjeje?


Akuzat

Prej kohësh, Trampi dhe mediat sociale të së djathtës po hidhnin dyshime mbi gjendjen shëndetësore të Hilarisë. Duke u nidusr nga një precedent, gjendje e keqe shëndetësore që e kapi në fundin e mandatit si sekretare shteti. Bashkëshorti i saj, Bill Klinton, në atë kohë shkaktoi alarm kur foli për “gjashtë muaj periudhë shërimi”. Tani Trampi zgjedh të mos ndërhyjë dhe bën zotërinë, me urime për shërim të shpejtë për rivalen. Por e djathta ekzaltohet: ja prova që Hilari është një gënjeshtare. Madje, edhe mes demokratëve dhe shtypit liberal ka patur një vërshim kritikash ndaj stafit të Hilarisë, për faktin që vonuan në pranimin e pneumonisë. Tema e pandershmërisë është rikthyer duke persekutuar kandidaten demokrate.

Kush e zëvendëson në fushatë?

Ky mund të transformohet në një lajm të mirë. Deri në shërimin e plotë, Hilari anulon takime të ndryshme elektorale, apo i zëvendëson me lidhje videofonike. Edhe më pas do t’i duhet që të ngadalësojë disi programet masakruese të turneve në shtete të ndryshme. Do të thotë që në vendin e saj, zgjedhësit do të shohin më shpesh Michelë Obamën, shumë popullore, e cila është edhe shumë më efikase për të galvanizuar gratë dhe zezakët; por edhe Bernie Sandersin, Joe Bidenin dhe natyrisht, vetë Barak Obamën. Një përfshirje e tyre më aktive në fushatë, mund të ekuilibrojë mangësinë e karizmës së Hilarisë.

Çfarë ndodh me duelin televiziv?

Debati i parë është fiksuar për në 26 shtator. Nëse Hilari ka vërtetë një pneumoni të thjeshtë, kura me antibiotikë do të duhet ta shërojë më përpara. Përndryshe debati mund të spostohet, por do të ishte një sinjal shqetësues mbi shëndetin e saj. Kur të dy të përballen, ekziston rreziku që zgjedhësit t’i kushtojnë më shumë vëmendje rrathëve të syve dhe kollës së Hilarisë, se sa kompetencës së saj mbi dosjet? A do të bëjë Trampi ndonjë koment negativ në lidhje me faktin që ajo “nuk është në gjendje të udhëheqë kombin”? Sido që të jetë, tema e sëmundjes do të peshojë mbi përplasjen në televizion.

Zhvendosja e votave

Mbi të gjitha, votat kishin nisur të lëviznin edhe para sëmundjes. Maksimumin e avantazhit në sondazhe, Hilari e pati në vijim të konventës demokratike në Filadelfia, në fund të korrikut. Në vitet e fundit kishte nsiur të ngushtohej, madje në disa raste Trampi është barazim, apo edhe pakëz më përpara. Skandali i Fondacionit Klinton ka rënduar, me zbulimet për qasje të privilegjuar në Departamentin e Shtetit, të atyre që kishin dhënë donacione për atë institucion filantropik (duke përfshirë edhe qeveri të huaja). Dhe në brendësi të kësaj dinamike, ndërfutet edhe impakti i sëmundjes. A do të mbizotërojë mosbesimi për shëndetin e Hilarisë? Apo do të mbizotërojë respekti për qëndrimin e saj të fortë përballë vuajtjes? Republikani MekKein bëri një fushatë elektorali në vitin 2006, pavarëssht një tumori të deklaruar. Demokratët shpresojnë që të shpërthejë mbi të gjitha frika nga një fitore e Trampit, për të sjellë në votime të gjitha pakicat progresiste, që nga të rinjtë, tek imigrantët.

Rasti ekstrem: Zëvendësimi

Nëse Hilari do të detyrohej që të braktiste garën përpara 8 nëntorit, krerët e Partisë Demokratike kanë gati planin e emergjencës. Presidenti i komitetit elektoral të konventës së korrikut vë në zbatim nenin 2, paragrafin 7 të rregullores. Eshtë një lloj mini konvente urgjente. Më i avantazhuari për këtë lloj kandidimi do të ishte Bernie Sandersi, si i dyti në zgjedhjet brendapartiake. Një tjetër rast ekstrem do të ishte një fitore e Hilari Klintonit, e ndjekur menjëherë nga një përkeqësim i shëndetit të saj, përpara Ditës së Inaugurimit në janar. Në atë rast do të merrte frenat zëvendëspresidenti i zgjedhur, Tim Kaine.

Skenari optimist

Sëmundja e bën Hilarinë “më njerëzore” dhe e bën të ndihet më pranë zgjedhësve, më pak elitare. Fillohet të kërkohet edhe nga Trampi i njëjti nivel transparence për shëndetin e tij (ka kolesterolin dhe ha shumë ushqime “junk”). Por edhe për shumë skandale të tjerë të manjatit njujorkez: mashtrime, procese gjyqësore, korruptimi i dyshuar i ministrit të Drejtësisë të Floridës, refuzimi për të botuar deklaratat e të ardhurave, gënjshtrat e përsëritura. Por ndoshta kjo është një ëndërr. Për momentin ka dy pesha dhe dy masa, Hilari e di: “Eshtë zhgënjyese, por është peisazhi ku jetojmë”. Hapësira që mediat i dedikojnë Trampit, justifikohet prej presidentit të Cbs: “Trampi mund të jetë dëm për Amerikën, por i bën shumë punë CBS-it”.

/La Repubblica – www.bota.al



Ju sugjerojmë

Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën
Aktualitet

Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën

6 Nëntor, 2025 6:39 pm
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

Bllokada rekord paralizon qeverinë amerikane

6 Nëntor, 2025 4:30 pm
Greqia në krizë për furnizim me ujë
Te Fundit

Greqia në krizë për furnizim me ujë

6 Nëntor, 2025 3:50 pm
Ish-mbreti i Spanjës rrëfen se si vrau vëllain e tij pas 70 vitesh
Te Fundit

Ish-mbreti i Spanjës rrëfen se si vrau vëllain e tij pas 70 vitesh

6 Nëntor, 2025 3:28 pm
Trajnerët brazilianë kritikojnë Ancelottin: Të fitojë Kupën e Botës dhe të largohet
Sport

Trajnerët brazilianë kritikojnë Ancelottin: Të fitojë Kupën e Botës dhe të largohet

6 Nëntor, 2025 3:27 pm
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë njerëz
Kryesore

Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë njerëz

6 Nëntor, 2025 3:01 pm
Kosovë, dhëndri vret me armë zjarri dy vëllezërit
Rajoni

Kosovë, dhëndri vret me armë zjarri dy vëllezërit

6 Nëntor, 2025 2:27 pm
Mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Më futën në një garazh, më thanë të mos flisja
Kronikë

Mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Më futën në një garazh, më thanë të mos flisja

6 Nëntor, 2025 1:15 pm
Ilirjana Nano miratohet me 116 vota pro si kryetare e Komisionit Rregullator në KQZ
Politikë

Ilirjana Nano miratohet me 116 vota pro si kryetare e Komisionit Rregullator në KQZ

6 Nëntor, 2025 12:15 pm
Rama tregon sa do të rriten pagat në 2026-ën
Kryesore

Rama tregon sa do të rriten pagat në 2026-ën

6 Nëntor, 2025 12:12 pm
Para
Publikohen pamjet, Noizy i plagosur pas konfliktit me Cozman

Publikohen pamjet, Noizy i plagosur pas konfliktit me Cozman

Video/Enca tregon diçka më shumë nga marrëdhënia me Noizyn

Enca: Noizy në gjendje të mirë shëndetësore!

Sherri mes adoleshentëve, vritet 18 vjeçari në lokal

Sherri mes adoleshentëve, vritet 18 vjeçari në lokal
















TE FUNDIT

Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën

Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën
6 Nëntor, 2025

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca dhe dy komisioneret e AP, Ahmet Prenci e Besnik Dedja kanë vizituar paraditen e sotme...

Lexo më shumë

SHBA planifikon të ketë prani ushtarake në Damask

SHBA planifikon të ketë prani ushtarake në Damask
6 Nëntor, 2025

Shtetet e Bashkuara po përgatiten të krijojnë një prani ushtarake në një bazë ajrore në kryeqytetin sirian, Damask, për të...

Lexo më shumë

Bllokada rekord paralizon qeverinë amerikane

Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
6 Nëntor, 2025

Administrata Trump urdhëroi edhe anulimin e fluturimeve për shkak të shutdown. Ndër qytetet e prekura janë Nju Jorku, Los Anxhelosi dhe Çikagoja:...

Lexo më shumë

Greqia në krizë për furnizim me ujë

Greqia në krizë për furnizim me ujë
6 Nëntor, 2025

Ekspertët paralajmërojnë se Greqia po përballet me një mungesë gjithnjë e më të rëndë të ujit, me situatën më kritike...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com