Aktualitet

Gjirokastër/Vdekja e elektriçistit,arrestohet drejtuesi i punimeve të OSSH


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:15 - 01/06/21 |
Opi Nion

Drejtuesi i punimeve të OSSH-së në Gjirokastër është arrestuar pasi ditën e djeshme, gjatë riparimit të një linje elektrike në lagjen Gërhot, dyshohet se për shkak të moskryerjes së kontrollit dhe mungesës së monitorimit në punën e elektricistëve është dëmtuar dhe ka ndërruar jetë elektriçisti Gëzim Çabej.

52-vjeçari akuzohet për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Policia bën me dije se nën hetim është edhe një operator i OSSH në Gjirokastër, pasi dyshohet se falsifikoi dokumente duke ndërhyrë në librin e dispeçerisë.

Ditën e djeshme Gëzim Çabej humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit të lartë pas kontaktit me rrymën elektrike në lagjen Gërhot në Gjirokastër.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas