Është përfshirë nga zjarri tregu i shumicës së produkteve fruta-perime në Gjirokastër, i pozicionuar ne pjesën e poshtme të qytetit afër lumit Drino.
Menjëherë për në vendngjarje u nisen 2 automjete zjarrfikës dhe një autobot pasi zjarri mori përmasa të mëdha për shkak dhe të ndikimit të erës.
Në vendngjarje shkuan 8 efektivë zjarrfikës. Pas disa minutash zjarri u vendos nën kontroll pa pasoja për tregun. U punua deri ne fikjen e plote te zjarrit.