Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Gjirokastër. Mësohet se një shpërndarës picash me motor është përplasur me një makinë tip “Benz”.
Klan News raporton se aksidenti ka ndodhur në lagjen “18 Shtatori”, ku një 50-vjeçar ka humbur kontrollin e motorit si pasojë e temperaturave të larta dhe më pas i ka rënë të fikët.
Menjëherë pas aksidentit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ambulanca dhe policia.