Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, ku një mjet është përplasur me një makinë të ushtrisë dhe si pasojë kanë humbur jetën dy persona.
Policia bën të ditur se automjeti tip “Volkswagen Cady” me drejtues 58-vjeçarin P. K., është përplasur me automjetin tip “Mad” (automjet i Ushtrisë), me drejtues 54-vjeçarin B. Gj.
Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen Cady”, dhe pasagjeri në këtë automjet, ende i paidentifikuar.
“Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, automjeti tip “Volkswagen Cady” me drejtues shtetasin P. K., 58 vjeç, banues në Gjirokastër është përplasur me automjetin tip “Mad” (automjet i Ushtrisë), me drejtues shtetasin B. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë.
Si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen Cady”, shtetasi P. K., dhe pasagjeri në këtë automjet, ende i paidentifikuar.
Gjithashtu, është dëmtuar lehtë shtetasi B. Gj., i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër”, njofton policia.
Grupi hetimor vijon punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e pasagjerit që ka humbur jetën./Opinion.al