Një efektiv policie është dhunuar ditën e sotme në Gjirokastër. Mësohet se punonjësi i policisë është goditur me levë hekuri dhe sende të tjera të forta.
Ngjarja ka ndodhur në Urën e Lumit. Sipas informacioneve paraprake, polici i dhunuar është identifikuar si Sokrat Muho. Aktualisht ai është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe po merr ndihmë mjekësore.
Bëhet e ditur se polici është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë, është identifikuar dhe shpallur në kërkim njëri nga autorët e dyshuar, shtetasi G. Zh. Pak ditë më parë, dyshohet se Muho është përfshirë në një debat me tre persona nga Tepelena./Opinion.al