Një burrë i ka dhënë fund jetës së tij në Gjirokastër duke u vetëvarur në banesë.
Burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në lagjen “Gërhot”.
69-vjeçari me inicialet A. K., i kishte dhënë fund jetës duke u vetëvarur në ndërtesën që ishte në pronësinë e tij.
Trupin e pajetë e ka gjetur djali 32-vjeçar me inicialet V. K., banues në lagjen “18 Shtatori” të qytetit të Gjirokastrës.
Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar 69-vjeçarin ti japë fund jetës duke u vetëvarur.