Banorët e lagjes Zinxhira në Gjirokastër shprehin shqetësimin dhe frikën e tyre të madhe pasi shirat e rrëmbyeshëm që ranë këto ditë mund t’i shembin banesat. Në një lidhje direkte për ‘News24’ banorët e lagjes ‘Zinxhira’ në kufi me Lazaratin raportojnë shqetësimin mbi prurjet e mëdha të përroit, i cili u ka përmbytur banasat, ndërkohë ata apelojnë për ndihmë.
“Jemi 13 pjesëtarë në familje. Jemi në rrezik nga prurjet e përriot. Po na merr shtëpitë para. Na ndihmoni ju lutem, sepse ne nuk kemi si t’ja dalim.”, u shpreh një banorë e kësaj lagje. Ndërkohë një tjetër banor kërkon ndërhyrjen e shtetit.
“Ne kërkojmë ndihmë. Ju si media ju falenderojmë, por kërkojmë ndërhyrjen e shtetit. Ne kemi marrë masa gjithmonë me mjetet rrethanore. Gjithçka e kemi bërë vet. Më shumë fuqi s’kemi. Duhet më shumë investim.”, tha ai. Ndërkohë, nga raportimet e mësohet se situata në qarkun e Gjirokastrës është përmirësuar dhe rrugët kryesore janë të hapura.