Aktualitet

Gjirokastër/Automjeti del nga rruga pas përplasjes me mjetin tjetër, plagoset kalimtarja



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:41 - 16/10/22 |
Opi Nion

Një aksident automobilistik është regjistruar këtë të dielë rreth orës 13:35, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i lagjes Punëtore”, në Gjirokastër.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy makina.

Sipas policisë, automjeti me drejtues shtetasin me inicialet A. B., është goditur me automjetin me drejtuese shtetasen me inicialet R. K.

Për pasojë automjeti me drejtuese shtetasen R. K., ka dalë nga rruga dhe ka aksidentuar kalimtaren me inicialet V. B., e cila më pas është transportuar për në spitalin Rajonal të Gjirokastërs për të marrë ndihmën mjekësore.

Sakaq, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./Opinion.al

Pas