Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në bulevardin “18 shtatori” në Gjirokastër.
Mësohet se këtë aksident është përfshirë një autoambulancë dhe një mjet tjetër.
Si pasojë është plagosur pacientja që ndodhej në autoambulancë, e cila ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.