Aktualitet

Gjirokastër/ 20-vjeçarja ndërroi jetë pas lindjes, pezullohen 2 mjekët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:47 - 17/07/21 |
Opi Nion

Pas vdekjes së një 20-vjeçareje pas lindjes në maternitetin e Gjirokastrës, janë pezulluar nga detyra, dy mjekë të spitalit të Gjirokastrës, njëri gjinekolog dhe tjetri anestezist.

Ngjarja ndodhi më 13 nëntor 2020 ku Klea Muxhaj nga fshati Metoq i Sarandës, humbi jetën pasi solli në jetë një fëmijë me operacion.

Gjithashtu mësohet se është bërë ekzekutimi i vendimit penal i Gjykatës së Shkallës së Parë, Gjirokastër, për caktimin e masës së sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”,për Dashamir Demiri dhe Kostandin Hido,  në Gjirokastër, me arsim të lartë, me profesion mjek obstetër-gjinekolog pranë maternitetit “Dhimitër Çuçi”, Gjirokastër dhe mjek anestezist-reanimator pranë spitalit  rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”./Opinion.al

Pas