Kërkesa e Opozitës së Bashkuar për shtyrjen e mbledhjes së Këshillit Politik nuk është pranuar nga përfaqësuesi i maxhorancës, Damian Gjiknuri.
Gjiknuri thotë se mund të takohen edhe të enjten dhe të premten por pa shtyrë takimin e sotëm.
Ai thekson se bëhet fjalë për çështje konkrete dhe koha është mjaft e çmuar.
“Jemi dakord të takohemi edhe të enjten edhe të premten dhe në çdo kohë që ju e gjykoni të arsyeshme sepse koha është shumë e çmuar në kushtet kur Kuvendi ka një vendimmarrje të rëndësishme në 30 Korrik.
Këtu nuk bëhet fjalë thjesht për çështjet e mbetura po për një çështje shumë konkrete, prandaj edhe njëherë ju lutem të konfirmoni praninë tuaj për sot në orën 17:00 pasi opozita parlamentare e ka konfirmuar ndërkohë.
Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj ju mirëpresim në ora 17:00.
Damian Gjiknuri”, shkruan Gjiknuri. /Opinion.al