Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjinekologia që “bën edhe priftin me barrë”

2017/09/26 at 10:07 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Gjinekologia që “bën edhe priftin me barrë”

Në redaksinë e emisionit “STOP” kanë mbërritur disa denoncime për gjinekologen Nina Balili, e cila u thotë grave e vajzave që janë shtatzënë, pa qenë realisht. Emisioni “STOP” vendosi të testojë dhe investigojë fenomenin.


Një qytetare u paraqit në klinikën private të zonjës Balili në Kombinat dhe mjekja në fjalë, pasi i bëri ekon, e nxorri shtatzënë prej 6 javësh e dy ditë. Mjekja e këshillon të marrë kokërr aborti, pasi është në kohë. Pas këtij kontrolli, qytetarja në fjalë i drejtohet një tjetër klinike dhe një analize gjaku të specializuar, por nuk kishte gjurmë shtatzënie … Gjinekologia Rubena Moisiu shpjegon efektet anësore të kokrrës, që shkakton abort.

Kamera e fshehtë e emisionit “STOP” i drejtohet klinikës së gjinekologes Nina Balili, pasi sipas shumë denoncimeve, ajo i thotë të gjithë femrave që janë shtatzënë dhe u sugjeron kokrra aborti, që kanë shumë efekte anësore.

 

Qytetarja – Si jeni?
Gjinekologia – Mirë.

Qytetarja – Si dukeni?

Gjinekologia – Ti më bëre telefon?

Qytetarja – Po, unë të bëra.

Gjinekologia – Çfarë problemi ke?

Qytetarja – Unë kam ardhur kështu, si me besim tek ty se kam një problem. Tani unë dyshoj se kam ngelur shtatzënë. U bë gati dy muaj që cikli nuk më vjen.

Gjinekologia – Po test ke bërë?

Qytetarja – Kam bërë test.

Gjinekologia – Do të konfirmosh shtatzëninë?

Qytetarja – E.

Gjinekologia – Tani, është shtatzëni që e pret?

Qytetarja – Jo, ky është problem.

Gjinekologia – Ta konfirmojmë dhe pastaj do flasim bashkë. Këtu është vetëm një klinikë e licensuar për aborte.

Qytetarja – S’dua të ma marrin dhe vesh.

Gjinekologia – Asnjeri nuk ta merr vesh. Unë do të jap një numër, ti do komunikosh me ato dhe zëre se jam unë në këmbë. Tani, unë ndihmoj me këtë lloj klinike njerëzit që i dua shumë. Se unë po të dua i bëj vetë abortet, po s’kam qejf t’i bëj vetë. Kështu që kam dhe unë një as nën mëngë që ndihmoj njerëzit.

Gjinekologia Balili i bën ekon qytetares, ku zbulon se është “shtatzënë” prej 6 javë e dy ditë.

Gjinekologia – Unë do të ndihmoj, ta dhashë fjalën. Ti do shikosh se sa lehtë do mbarosh (punë).

Moj fati jot i keq! Je tamam për me kokrra. Dy muaj jo, je më pak. Je gjashtë javë e dy ditë. Mos shiko në ekran, më lër! Je për me kokrra, në rregull.

Qytetarja – Si përfundim?

Gjinekologia – Do të jap një numër unë e do shkosh të marrësh kokrrat. Atëherë nxirr telefonin, shkruaj këtë numrin edhe do flasësh pas orës nëntë. Do thuash: ‘Jam një shoqe e doktoreshë Ninës’, do përdorësh emrin tim.

Qytetarja – Kjo është mikesha jote?

Gjinekologia – Kjo është një nga mjeket më të mira, që bën aborte, e licensuar.

Qytetarja – Tani, sa e vështirë është për një muajshe e gjysëm?

Gjinekologia – Aspak e vështirë. Do pish kokrra, do kesh dhimbje edhe do të dali. Këtu bëhet vetëm eko.

Qytetarja – Faleminderit. ( i jep lekët)

Gjinekologia– Kthehu prapë, të marrësh ndonjë masë më të rëndësishme.

O zemra ime, ke ardhur në kohën e duhur se kalon dhe një javë, vjen tamam. Ajo që do ta bëjë (abortin) do të sqarojë më shumë. Ti je fëmija im.

Qytetarja – Faleminderit shumë!

Qytetarja shkon në një laborator për të bërë analizën e Beta HCG-së, për të provuar nëse është shtatzënë, ashtu si pretendoi gjinekologia Balili.

Qytetarja – Desha të bëja këtë analizën e BHCG-së, këtë të shtatzënisë.

Erdha për këtë analizën. Ka dalë ajo? Si ka dalë?

Gjinekologia – Negative ka dalë.

Për të provuar sërish faktin që qytetarja nuk është shtazënë, këtë herë i drejtohet maternitetit “Koço Glozheni”.

Mjeku – Çfarë problemi ke, për çfarë po e bën ekon?

Qytetarja – Dyshoj për shtatzëni.

Mjeku – Po s’duket pra. Çohu, dil përjashtë!

Kamera e emisionit “STOP” shkon sërish te gjinokologia Nina Balili, por këtë herë e vendosur në një femër tjetër.

Qytetarja – Përshëndetje! Ju jeni doktoresha? Doja të bëja një eko barku.

Gjinekologia – Pse? Ça problemi ke?

Qytetarja – Në fakt kam patur kështu, si marrje mendsh, si përzierje.

Gjinekologia – Dyshon për ndonjë gjë?

Qytetarja – Dyshoj për shtatzëni.

Gjinekologia – Këtu del dyshim shtatzënie.

Emisioni “STOP” shfaqi me zë e figurë se si kjo gjinekologe mashtron vajzat, duke u thënë se janë shtatzënë e duke u dhënë pilula.

 Rubena Moisiu, specialiste gjinekologe, tregon se pilulat, që u janë dhënë vajzave “shtatzënë”, kanë efekte anësore të menjëhershme.

“Dhimbje të forta barku, në formë krampesh në fund të barkut, hemoragji abondante, që mund të jetë në sasi shumë më të shtuar se sa një cikël normal menstrual, ndjenjë të fikëti, të vjella e deri në diare ndonjëherë.”

Ndërsa më pas ndikojnë në ciklin menstrual, duke i çrregulluar. Specialistja thekson se këto efekte mund të jenë më të rrezikshme te një femër që nuk është shtatzënë, duke rrezikuar edhe në shtatzënitë e ardhshme./ tvklan.al

 

Etiketa: ben edhe priftin me barregjinekologia


Ju sugjerojmë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Para
Skenarët e një lufte Kore e Veriut- Amerikë

Skenarët e një lufte Kore e Veriut- Amerikë

Deklarata shokuese e Trump: Princeshë Diana ishte e çmendur, por do bëja seks me të pa hezitim

Deklarata shokuese e Trump: Princeshë Diana ishte e çmendur, por do bëja seks me të pa hezitim

Ish-ministri zbulon detaje nga sulmi në Elbasan: Banda ka tunele si në Afganistan

Ish-ministri zbulon detaje nga sulmi në Elbasan: Banda ka tunele si në Afganistan
















TE FUNDIT

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
7 Qershor, 2025

Këtë të shtunë, vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com