Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjinekologia në spitalin e Durrësit i shkakton dëm të pariparueshëm, 25-vjeçarja denoncon rastin skandaloz

2018/01/16 at 10:43 PM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 6 min
A A
Gjinekologia në spitalin e Durrësit i shkakton dëm të pariparueshëm, 25-vjeçarja denoncon rastin skandaloz

Një 25-vjeçare denoncon në emisionin “Stop” përvojën e tmerrshme, me të cilën po përballet që nga lindja e saj e dytë në maternitetin e Durrësit. Edhe pse çdo gjë ishte normale, në momentin e lindjes gruaja pësoi çarje në murin ndarës mes vaginës dhe anusit, për shkak të presionit të ushtruar nga gjinekologia Diana Shahini.


Megjithë ndërhyrjet në spitale private, këtu dhe në Itali, e reja nuk mundi të kthehej në gjendjen e mëparshme.

Në këto kushte iu drejtua anës ligjore dhe bëri denoncim, por kalvari i drejtësisë gjithashtu nuk ka marrë fund. Prokuroria ndërroi prokurore dhe dosja nga Alma Felaj i kaloi Rabiana Halilit dhe hetimi i kaloi disa herë afatet 3-mujore.

Po kështu mjekësia ligjore hartoi një raport të amullt, jo në dy javë, por në tre muaj.

Mjeku gjinekolog, Arjan Alikaj shpjegon rastin fatkeq të 25-vjeçares dhe tregon sesi e ka zgjidhur Europa çështjen e gabimeve apo aksidenteve në mjekim.

“Më 30 Mars të vitit 2016 kam bërë një lindje natyrale në spitalin e Durrësit. Jam paraqitur rreth orës 17:00. Mjekja që kam gjetur, që ishte roje, ishte Diana Shahini. Kjo ishte lindja e dytë dhe nuk kam patur asnjë lloj komplikacioni, që vërtetohet se të gjitha vizitat i kam bërë te spitali i Durrësit. U bë vizita, më dërguan te dhoma e lindjes, që ishte personale. Vjen momenti i lindjes rreth orës 21:00, ulem te krevati për të lindur.  Në atë moment ka qenë një mami që priste lindjen, dy pastruese që më mbanin te këmbët dhe doktoreshën që më rrinte te koka. Në kontraksionin e dytë doktoresha më vendos brrylin te brinjët dhe në këtë moment del fëmija. As mamia nuk e priste që të dilte fëmia aq shpejt dhe më ka thënë që fëmija për pak do t’i binte në tokë e do të përfundonte në burg. Bënë qepjen, i largon familjarët e mi, duke i thënë se nuk lejohet dhe fillon të qepë për së dyti. Kam ndenjur në sallën e lindjes deri në mëngjesin e ditës tjetër dhe ajo nuk ma shpjegoi motivin. Pas 5 – 6 ditësh ndjej që kisha nevojë të defekoja, por më dukej sikur nuk shkonte diçka siç duhet. Feçet arrinin të dilnin nga vagina sepse ishin bashkuar të dyja, ishin bërë një, nuk kishte më ndarje mes tyre”.

Arjan Alikaj, mjek gjinekolog, shrehet se laceracioni parineal është një ndër komplikacionet që mund të ndodhin gjatë lindjes natyrale, duke numëruar tre stade të këtij dëmtimi në mes të zorrës së trashë dhe vaginës.

“Kam bërë ndërhyrje në spitalin privat Salus, kjo ndërhyrje ka kushtuar rreth 5 mijë euro. Ka qenë ndërhyrje rikonstruksion i septumit rekto-vaginal, domethënë është bërë ajo ndarja mes këtyre dy organeve të ndryshme. Është përdorur një protezë, kam bërë fizioterapi, kam bërë vizita të vazhdueshme. Ndjekjen me këto mjekë që më kanë operuar, duke qenë se ishin italianë, unë pastaj e kam vazhduar jashtë shtetit sepse nuk erdhën më këto mjekë dhe jam detyruar unë të shkoj atje të bëj ndjekjen.

Kam shkuar dy herë në Itali, një herë në Qershor të këtij viti dhe vizita e fundit ka qenë në Nëntor. Me thënë të drejtën unë deri në atë moment thjeshtë mendoja që të shërohesha, nuk më interesonte asnjë gjë tjetër. Në qoftë se unë do të shërohesha dhe do të isha si më parë, nuk do të më interesonte asgjë tjetër. Ama në momentin që unë bëra edhe ndërhyrjen dhe aty fillova të kuptoja se sa e vështirë ishte të kisha gjendjen që kisha edhe më parë, vendosa të denoncoj mjeken si përgjegjësen e një lindjeje”.

Nëna e dy fëmijëve denoncoi gjinekologen Diana Shahini pranë Prokurorisë së Durrësit, çështje të cilën sipas shortit, e trajtoi prokurorja Felaj. Procedimi penal u regjistrua në Dhjetor të 2016-ës dhe në bazë të nenit 323 të Kodit të Procedurës Penale, ky hetim duhet të përfundonte për tre muaj.

Në Janar 2017, prokurorja Alma Felaj nxori urdhrin për sekuestrimin e kartelës shëndetësore në Maternitetin e Durrësit, në QSUT dhe në spitalin Salus. Gjithashtu thirri 14 persona që kanë patur dijeni për këtë ngjarje dhe pasi mblodhi të gjitha provat e nevojshme, ajo doli me vendimin e datës 27.04.2017, për këqyrje në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

Drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, Agron Gjanaj vendos më 22 Mars 2017 të zëvendësojë prokuroren e parë, Alma Felaj me prokuroren e dytë, Rabiana Halili, duke mos e arsyetuar zëvendësimin e prokuroreve. Por nëqoftëse ne i referohemi neneve 128 dhe 129 në Kodit të Procedurës Penale, një vendim i paarsyetuar është pa vlerë ligjore. Gjithashtu Gjanaj dërgoi vendimin për këqyrje në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, 2 muaj pasi këtë vendim e kishte nxjerrë prokurorja Felaj.

Qytetarja – Si kaluat zonja prokurore?

Prokurorja Halili – Mirë! Si jeni ju? Çfarë ke bërë ti? Qysh ke qenë?

Qytetarja – Hajt.. mo, mirë…

Të pyesja për diçka.., nuk ka një shkresë me arsyen se pse janë ndërruar prokurori ose pse…

Prokurorja Halili – Tani, tani ju keni ardhur për të kërkuar informacion, për çfarë?

Qytetarja – Jo, ideja që unë nuk dua të më vonohet çështja, të paktën tani të eci në këtë..

Prokurorja Halili – Por mos prit që kjo çështje të zgjidhet sa hap e mbyll sytë!

Qytetarja – Pranon që ka gabim mjekësor…

Prokurorja Halili – Po pikërisht, unë për këtë i thërrita ata. Unë për këtë i kam thërritur të dy ekspertët. Ju konkludoni kështu, ku është? Është këtu apo s’është aty?

Nuk ka interes asnjë prej… qoftë mua, qoftë kolegët e mi që të mbajnë dosjet sepse ne kemi afatet tona, ku brenda së cilës duhet të përfundojmë hetimet.

Por edhe pse prokurorja Rabiana Halili i di mirë afatet ligjore për një hetim, nuk e ka respektuar afatin për përfundimin e kësaj dosjeje penale për mjekim të pakujdesshëm.

Qytetarja shprehet se ka takuar vetëm një prej mjekëve ekspert, Elmaz Shaqirin, i cili nuk e ka vizituar, vetëm kanë komunikuar.

“Thjeshtë më bëri disa pyetje për gjendjen shëndetësore që kisha në momentin që u paraqita atje, pa domethënë edhe pjesën e stomisë që më kishin nxjerrë dhe asnjë gjë më tepër, asnjë vizitë ose diçka më tepër”.

Me vendimin e datës 27.04.2017, prokurorja e parë Alma Felaj ia cilëson Institutit që duhej t’i kthente përgjigje brenda dy javëve, por afati nuk është respektuar. Por si e justifikon mjeko-ligjori këtë vonesë, pasi raporti ka dalë pas tre muajsh.

 

Mjeku Elmaz Shaqiri – Ka ndodhur ajo që… Jo lejet, jo u largua një nga kolegët, që iku jashtë dhe kështu, kjo është. Nuk ka problem afati, e mbaj unë këtë përgjegjësi. U largua dhe një nga prokuroret.

Qytetarja – Po dhe prokuroren e kanë ndërruar dhe atë, e di domethënë, ma kanë komunikuar ditën para se të vija tek ju.

Mjeku Elmaz Shaqiri – Kështu motra ime, domethënë ëëëë… Tek e fundit, gjithë synimi jonë është aty te gabimi mjekësor.

Qytetarja – Unë nuk kam asgjë kundër njeriu, ja u kam thënë. Po këtë gjë nuk kuptoj sepse nga ana ligjore, çfarë është gabimi mjekësor dhe çfarë është mjekimi i pakujdesshëm se tani…

Mjeku Elmaz Shaqiri – Ndahen, aty-aty janë ato.

Qytetarja – Po kush i ndan ato? Prokurorja?

Mjeku Elmaz Shaqiri – Po edhe ata, edhe ata…

25–vjeçarja thotë: “Me prokuroren kam biseduar pasi doli kjo ekspertiza dhe i thashë nëse ka një gabim mjekësor, duhet të jetë edhe dikush përgjegjës për këtë. Është përgjegjës spitali më tha, tani nuk e di kush e mban përsipër fajin si person”.

Ndërsa gjinekologu Arjan Alikaj sugjeron që mjekët të sigurohen ndaj dëmeve që bëjnë në punë, duke thënë: “Ajo që komuniteti mjekësor gjinekolog kërkon është që për të zgjidhur edhe kundërvajtje të kësaj natyre, të fillojë e të aplikohet ligji i sigurimit të mjekëve ndaj dëmeve në punë. Kjo do të favorizonte cilësisht edhe ndihmën e të dëmtuarve, por nga ana tjetër, do të lehtësonte edhe punën e mjekut, që mos të rrijë me stresin që ndodhi komplikacioni… do të shkoj në prokurori, do të shkoj në gjykatë… Ashtu siç ndodh në të gjithë vendet e Europës sot për sot, ku mjekët sigurohen përkundrejt palëve të treta.”

Pacientja kërkon vetëm dëmshpërblim për atë çka i kanë shkaktuar, që të paktën të mbulojë shpenzimet e vizitave dhe ndërhyrjeve që ka bërë. Por prokuroria vazhdon ta zvarrisë çështjen.

Saimir Kodra bën apel që të gjithë mjekët të respektojnë protokollin, ndërsa prokuroja e re, të zgjidhë nëse ka qenë gabim në mjekim apo gabim mjekësor. /tvklan.al

Etiketa: 25vjecaregjinekologeskandal


Ju sugjerojmë

Bregdeti i Lezhës/Rama: Pushuesit vlerësojnë plazhet e hapësirat publike të shtuara
Aktualitet

Bregdeti i Lezhës/Rama: Pushuesit vlerësojnë plazhet e hapësirat publike të shtuara

17 Gusht, 2025 2:17 pm
Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Të arrestuarit në gjykatë për masën e sigurisë
Aktualitet

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Të arrestuarit në gjykatë për masën e sigurisë

17 Gusht, 2025 2:01 pm
E ndante kokainën në dhjetëra porcione për shitje, pranga 22 vjeçarit në Durrës
Aktualitet

Durrës, plagos rëndë me sende të forta një shtetas/ Pranga 25 vjeçarit

17 Gusht, 2025 1:09 pm
Takimi me Trump në SHBA, Von der Leyen dhe Merz do shoqërojnë Zelenskyn
Bota

Takimi me Trump në SHBA, Von der Leyen dhe Merz do shoqërojnë Zelenskyn

17 Gusht, 2025 12:52 pm
Tiranë, mbante pistoletë me vete/Arrestohet 32 vjeçari, me precedentë në…
Aktualitet

Tiranë, mbante pistoletë me vete/Arrestohet 32 vjeçari, me precedentë në…

17 Gusht, 2025 12:38 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Aktualitet

Berat, makina del nga rruga/ Humb jetën drejtuesi i mjetit, dëmtohet pasagjerja

17 Gusht, 2025 12:20 pm
Gjimnazi “Jani Nushi” në Lushnje/ Rama: Me ambiente moderne në shtator
Aktualitet

Gjimnazi “Jani Nushi” në Lushnje/ Rama: Me ambiente moderne në shtator

17 Gusht, 2025 11:47 am
13 vatra zjarri në vend/ MM: 10 janë aktive, 3 po monitorohen
Aktualitet

Zjarret, MM: Në 24 orë u regjistruan 34 vatra/ 5 ende aktive dhe 2 në monitorim

17 Gusht, 2025 11:25 am
Asgjësohen mijëra bimë narkotike, 2 në pranga. E pësojnë 3 kryetarë fshatrash
Aktualitet

Asgjësohen mijëra bimë narkotike, 2 në pranga. E pësojnë 3 kryetarë fshatrash

17 Gusht, 2025 11:10 am
Qëlloi me thikë të moshuarin, 21-vjeçarja: Më ngacmonte prej 1 viti, mbrëmë erdhi te…
Aktualitet

Lushnje/ Ushtroi dhunë fizike dhe përndoqi 30 vjeçaren, bie në pranga

17 Gusht, 2025 10:55 am
Para
Video/ Pallaska: Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmëruan akte terroriste në Kosovë

Video/ Pallaska: Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmëruan akte terroriste në Kosovë

Vrasja e Ivanoviçit, Nesho: Këta janë skenarët më të mundshëm

Vrasja e Ivanoviçit, Nesho: Këta janë skenarët më të mundshëm

Tërhoqi personelin e ambasadës nga Shkupi, reagon Vuçiç

Vrasja e politikanit serb, Vuçiç vendos të shkojë në Kosovë
















TE FUNDIT

Bregdeti i Lezhës/Rama: Pushuesit vlerësojnë plazhet e hapësirat publike të shtuara

Bregdeti i Lezhës/Rama: Pushuesit vlerësojnë plazhet e hapësirat publike të shtuara
17 Gusht, 2025

Pushuesit e bregdetit të Lezhës këtë vit, përveç plazheve të bukura e të pastra, vlerësojnë edhe hapësirat publike të shtuara...

Lexo më shumë

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Të arrestuarit në gjykatë për masën e sigurisë

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Të arrestuarit në gjykatë për masën e sigurisë
17 Gusht, 2025

Zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë për të arrestuarit në lidhje me vrasjen e një 14-vjeçari në Maliq,...

Lexo më shumë

Durrës, plagos rëndë me sende të forta një shtetas/ Pranga 25 vjeçarit

E ndante kokainën në dhjetëra porcione për shitje, pranga 22 vjeçarit në Durrës
17 Gusht, 2025

Plagosi rëndë me sende të forta një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, vihet në pranga një 25-vjeçar nga Durrësi...

Lexo më shumë

Takimi me Trump në SHBA, Von der Leyen dhe Merz do shoqërojnë Zelenskyn

Takimi me Trump në SHBA, Von der Leyen dhe Merz do shoqërojnë Zelenskyn
17 Gusht, 2025

Ndërkohë që nesër pritet të mbahet takimi Zelensky- Trump, në Uashington, presidenti ukrainas nuk do jetë vetëm në këtë takim....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com