Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjin Gjoni padi gazetarëve, kërkon 11 milion lekë dëmshpërblim

2017/06/09 at 9:02 PM
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjin Gjoni padi gazetarëve, kërkon 11 milion lekë dëmshpërblim

Me pretendimin se shkrimet e medias mbi hetimet dhe gjykimet e ndryshme mbi pasurinë e tij dhe të familjes së tij i kanë shkaktuar dëm moral, gjyqtari Gjoni dhe bashkëshortja e tij kanë ngritur  padi kundër BIRN, 4 gazetarëve dhe 1 gazete të përditshme, duke kërkuar një dëmshpërblim prej 11 milionë lekësh në total.


Me pretendimin se raportimet mbi hetimet penale dhe vendimet gjyqësore përkatëse mbi pasurinë e tij familjare i kanë shkaktuar cënim të imazhit, dëm jomaterial dhe dhimbje e vuajtje shpirtërore, gjyqtari Gjin Gjoni dhe bashkëshortja e tij Elona Çaushi ngritën një padi ndaj Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative në Shqipëri, BIRN Albania si dhe ndaj gazetarëve Besar Likmeta e Aleksandra Bogdani. BIRN mësoi gjithashtu se Gjoni ka ngritur një padi të ngjashme ndaj një gazete të përditshme dhe 2 gazetarëve të saj.

Duke iu referuar tre shkrimeve të publikuara nga BIRN Albania në publikimin e vet në internet Reporter.al, Gjoni dhe bashkëshortja e tij Elona Çaushi pretendojnë se u është cënuar nderi dhe dinjiteti si dhe u është shkaktuar dëm jopasuror dhe për këtë arsye kërkon dëmshpërblim të përgjithshëm prej 7 milionë lekësh nga BIRN Albania dhe dy gazetarët. Gjoni kërkon gjithashtu një dëmshpërblim prej 4 milionë lekësh nga një gazetë e përditshme dhe 2 gazetarët e tjerë në një çështje paralele.

BIRN Albania bën të ditur se i qëndron shkrimeve të publikuara dhe se është e gatshme të përballet në gjykatë me të gjitha pretendimet, duke e konsideruar padinë civile të ngritur nga gjyqtari si të pabazë.

Bashkëshortët Gjoni dhe Çaushi ankohen për tre shkrime të publikuara nga BIRN. Shkrimi i parë: “Akuzat për një mal me ‘falsifikime’: dështimi i Prokurorisë në hetimin e Gjin Gjonit“ me autor Besar Likmeta, u publikua më 14 korrik 2016 dhe përshkruan hetimet e prokurorisë të nisura pas një kallëzimi penal nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave si dhe vendimeve gjyqësore përkatëse, të cilat e mbyllën çështjen fillimisht në Prokurori dhe më pas  përmes dy vendimeve gjyqësore.

Pretendimi i dytë i Gjykatësit Gjoni dhe bashkëshortes së tij lidhet me shkrimin Rihapet dosja e Gjin Gjonit, por gjyqtari mbrohet me vendim gjykate, publikuar në Reporter.al më 31 janar 2017. BIRN raportoi në këtë shkrim mbi veprimet e Prokurorisë së Elbasanit si dhe dokumenteve të dosjes hetimore të marra përmes një kërkese për të drejtë informimi.

Pretendimi i tretë lidhet me shkrimin Nga Gjin Gjoni te Sinojmeri; lista e 10 gjyqtarëve më të kamur në Shqipëri me autore Aleksandra Bogdani, publikuar më 19 korrik 2016. Shkrimi analizon pasurinë e disa prej gjyqtarëve të Apelit, sipas deklaratave të pasurisë të dorëzuara  prej tyre pranë ILDKPKI.

Në padinë e tij, Gjoni dhe bashkëshortja e tij pretendojnë se paragrafe të veçanta të shkrimeve të mësipërme “servirin informacion të pavërtetë”.

“Shkrimet e botuara të sipërcituara, i kanë shkaktuar paditësve një dëm shumë të lartë moral, kjo pasi, të akuzosh një gjyqtar të Gjykatës së Apelit, njëkohësisht anëtar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe një ortake dhe administratore shumë të suksesshme në biznesin e saj, i kapërcen kufijtë e imagjinatës dhe çdo kufi të lirisë së shprehjes, duke përbërë në vetvete vepër penale,” thuhet në padi.

Duke njohur faktin se kërkesa për dëmshpërblim duhet të shoqërohet me vërtetimin e dëmit të pësuar si dhe lidhjes shkakësore mes shkrimeve dhe dëmit të pësuar, Gjoni dhe Çaushi argumentojnë në aktpadi se dëmi moral duhet të çmohet si i provuar ipso Jure.

Sa i përket masës së dëmshpërblimit të kërkuar, paditësi thotë se “gjykata duhet të shqyrtojë edhe rrethanat konkrete të çështjes për të çmuar, së pari shkallën efektive të dhimbjes dhe vuajtjes shpirtërore të shkaktuar dhe në lidhje me të, natyrën e faktit të paligjshëm apo rrezikshmërinë e saj…” Nga Gjergj Erebara

 

Etiketa: demshperblimgjin gjonipadi gazetareve


Ju sugjerojmë

Rreziku i temperaturave të larta/ Si të mbroheni nga goditjet e të nxehtit
Aktualitet

Rreziku i temperaturave të larta/ Si të mbroheni nga goditjet e të nxehtit

7 Korrik, 2025 11:55 am
Përfshihet nga zjarri autobusi i linjës Tiranë-Kamëz
Aktualitet

Përfshihet nga zjarri autobusi i linjës Tiranë-Kamëz

7 Korrik, 2025 11:49 am
Malltezi në SPAK: Ka mbi 20 muaj “zvarritje”, asnjë fakt penal
Aktualitet

Malltezi në SPAK: Ka mbi 20 muaj “zvarritje”, asnjë fakt penal

7 Korrik, 2025 11:39 am
“Gjoba e ndjekje penale”/Rama-bizneseve:Çmontoni tendat e mushamatë i hapin rrugë..
Aktualitet

Rama mbledh kryebashkiakët në Durrës, çfarë do të diskutohet

7 Korrik, 2025 10:56 am
Protestat për djegien mbetjeve në Elbasan, Berisha: Nuk na kanë ftuar
Aktualitet

Protestat për djegien mbetjeve në Elbasan, Berisha: Nuk na kanë ftuar

7 Korrik, 2025 10:45 am
Berisha paraqitet në SPAK, lexon para mediave mesazhin që la aty për Altin Dumanin
Aktualitet

Berisha paraqitet në SPAK, lexon para mediave mesazhin që la aty për Altin Dumanin

7 Korrik, 2025 10:30 am
Merrnin ryshfete në pikën kufitare të Qafë Botës, lihen në burg 13 doganierët grekë
Aktualitet

Merrnin ryshfete në pikën kufitare të Qafë Botës, lihen në burg 13 doganierët grekë

7 Korrik, 2025 10:23 am
Rama takon të moshuarën që po “protestonte” në Vlorë: Ça ke që bërtet
Aktualitet

Rama takon të moshuarën që po “protestonte” në Vlorë: Ça ke që bërtet

7 Korrik, 2025 10:21 am
Kryeministri Rama mbërrin sërish në bashkinë e Vlorës
Kryesore

Kryeministri Rama mbërrin sërish në bashkinë e Vlorës

7 Korrik, 2025 9:44 am
Revista argjentinase (1930) / Metamorfoza dhe lulëzimi i Tiranës
Aktualitet

Revista argjentinase (1930) / Metamorfoza dhe lulëzimi i Tiranës

7 Korrik, 2025 9:39 am
Para
“Zonë e Lirë” sapo nisi me një super-batutë: Edhe muzika ka frikë nga Edi Rama

"Zonë e Lirë" sapo nisi me një super-batutë: Edhe muzika ka frikë nga Edi Rama

Video/Dhurata domethënëse që Çani i bëri Ramës

Video/Dhurata domethënëse që Çani i bëri Ramës

“Zonë e Lirë” sapo nisi me një super-batutë: Edhe muzika ka frikë nga Edi Rama

Rama sulmon hapur gazetarë dhe analistë: Këta janë ata që konsideroj “kazan mediatik”
















TE FUNDIT

Rreziku i temperaturave të larta/ Si të mbroheni nga goditjet e të nxehtit

Rreziku i temperaturave të larta/ Si të mbroheni nga goditjet e të nxehtit
7 Korrik, 2025

Temperaturat e larta të verës na përballin me rrezikun e goditjeve nga i nxehti. Këto të fundit janë episode që...

Lexo më shumë

Përfshihet nga zjarri autobusi i linjës Tiranë-Kamëz

Përfshihet nga zjarri autobusi i linjës Tiranë-Kamëz
7 Korrik, 2025

Një autobus i linjës Tiranë-Kamëz është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Zjarri është shfaqur fillimisht në pjesën e motorit,...

Lexo më shumë

“Ka dalë nga binarët”/ Trump sulmon sërish Musk për krijimin e një partie të re

“Ka dalë nga binarët”/ Trump sulmon sërish Musk për krijimin e një partie të re
7 Korrik, 2025

Po bëhet gjithnjë e më personale, përplasja mes Donald Trump dhe Elon Musk. Presidenti i SHBA Donald Trump reagoi ashpër...

Lexo më shumë

Arrestohet në Zvicër reperi Noizy, ishte nisur për koncert

Arrestohet në Zvicër reperi Noizy, ishte nisur për koncert
7 Korrik, 2025

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, është arrestuar të shtunën në aeroportin e Zyrihut sapo mbërriti në Zvicër për të promovuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com