Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjimshiti-Rashica/ Tifozët “masakrojnë” trajnerin De Biasin me komente

2016/06/01 at 11:25 AM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjimshiti-Rashica/ Tifozët “masakrojnë” trajnerin De Biasin me komente

Pritej të kishte pikëllim e pakënaqësi te vetë lojtarët e nominuar për t’u larguar nga kombëtarja, sepse nga 27 vetë, vetëm 23 mund të federopheshin në UEFA për finalet e “Euro 2016”. Por, që të kishte një reaksion të tillë ndaj zgjedhjeve të De Biazit, për katër të skarcuarit, nuk besohej. Në faqen zyrtare të FSHF-së, në Facebook, ku është hedhur lajmi për listën përfundimtare të Shqipërisë, që do të shkojë në Francë, kanë shpërthyer komentet mosmiratuese. Pa dashur të mbajmë anë, po publikojmë mjaft prej komenteve, që tregojnë dëshpërimin e tifozëve, po aq sa të vetë lojtarëve në fjalë, që sot në mëngjes u larguan të pikëlluar e pa fjalë nga rezidenca kuqezi në Austri.

Kristi Vangjeli – Përzgjedhje skandaloze. Gjimshiti në 5 ndeshjet e fundit titullar tek Atalanta në Seria A tregoi formë shumë të mirë. Pa folur për Rashicën, që bëri supersezon te Vitesse, në një kampionat elitar, dhe mund të ishte rezultativ duke parë çfarë tiparesh ka. Ndërkohë, shohim lojtarë nga skuadra mediocre, në liga akoma edhe më mediokre, që ndonjëherë, si rasti i Bashës te Como, apo këta që luajnë në Kroaci, Greqi e Turqi, ngrohin stolin rregullisht. Për më tepër, “Euro 2016” duhet të shërbente si vitrinë për lojtarët e rinj. Turp i madh!

Veton Murati – Eshtë shkelur mbi mundin dhe djersën e Berat Gjimshitit. Kjo është skandaloze! Me çfarë e meritoi më tepër Frederik Veseli të shkojë në Europian para Beratit!? Gjimshiti ka dhënë mundin e tij në kualifikimet për në Europian dhe të mos mund të shijojë rezultatet e punës është skandaloze. TURP!

Chris Qazimi – Të rroftë Kukeli, Abrashi dhe Veseli, që s’e dinë çfarë forme ka topi. Kujdes, se mos marrësh me vete ndonjë lojtar që mund të bëjë një driblim, një pas të saktë dhe një gol. Arbër A. Rashiti – Me Andi Lilën kurrë me fitu në “Euro 2016” s’kemi! Pastaj lë jashtë një supertalent, si Milot Rashica, një supertalent nga Vushtria. Po të luante në “Euro 2016”, mbas kampionatit do të kishte megaoferta nga skuadrat e mëdha. Turp për De Biasin edhe mafioz Dukën.

Bajram Ibraimi – Po shoh disa komente, që po shkruajnë se De Biasi na pruri në Kampionin Europian. Disa mendojnë aq lehtë se mashtrohen, po nuk është ashtu, se ato që kanë meritat dhe që kemi arrit deri këtu janë krejt këto lojtarët, që kanë luajtur për kombëtaren deri tash.

RinaGeri Rada – Analizë! Duke krahasuar Veselin me Gjimshitin. Veseli ka luajtur më shumë këtë vit, por s’ka luajtur në eleminatoret. Veselin e ka marrë për mbrojtës krahu. Gabimi është që Gjimshiti ka gjatësi dhe mendoj se do të ishte më i dobishëm se Veseli. Rrahmani super mbrojtës, por akoma s’e ka tregu veten, vendim i drejtë. Shala nuk i përshtatet shumë lojës sonë, edhe pse është një talent. Të marrësh lojtar si Andi Lila e Basha, kjo ngre shumë pikëpyetje. I pari nuk ka frerë në fushë, është lojtar që do ta dëmtojë kombëtaren me faulla, ndërsa për Bashën thjesht respekt…, como.com, Seria C1, në fund.

Egzon Selimi – Andi Lila në vend të Berat Gjimshitit, kjo s’do koment. Rashica, më në formë prej të gjithë lojtarëve që janë ftuar aty, nuk merret në Francë, po shkon Roshi. Këta të katër, së bashku me Mehën, do të luajnë tash e tutje për Kosovën. Anderson Anderson – Të lësh jashtë Gjimshitin dhe të mbash Veselin, që s’ka dhënë asnjë kontribut, këtë ju e dini.

Gerhard Canellari – Për mua duhej të hiqej Lila (s’ka lidhje fare me futbollin, këmbët i ka skandal, s’di të vendoset në fushë, bën faulla të rëndë pa pikë lidhjeje, është shumë i trashë), Gashi (është shumë jo luftarak dhe nuk shoh asgjë speciale tek ai ). Duhet të qëndronte Gjimshiti (një lojtar polivalent në mbrojtje).

Ju sugjerojmë

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Para
FOTO/ Ja si do të duket Çiljeta në klipin e ri

FOTO/ Ja si do të duket Çiljeta në klipin e ri

Foto+video/ Momenti i trafikimit të shqiptarëve me anije në Britani?!!!

Foto+video/ Momenti i trafikimit të shqiptarëve me anije në Britani?!!!

1 qershori, Vesa Luma publikon foton e parë të djalit

1 qershori, Vesa Luma publikon foton e parë të djalit

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
7 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar,...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
7 Qershor, 2025

Këtë të shtunë, vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com