Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo, dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë dalë në një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi, që do luhet në “Air Albania”.


Në fjalën e tij, Gjimshiti i bëri thirrje tifozëve shqiptarë që të mbështesin ekipin, teksa kërkon vetëm fitoren në këtë takim. Po ashtu, Gjimshiti ndau edhe porosinë që i la gjyshi i tij.

“Shpresoj që nesër të jetë tifozeria më e bukur në Botë. Gjithë shqiptarët, që kanë qenë mbështetja më e rëndësishme dhe shtesë në fushë, në çdo ndeshje të rëndësishme dhe në miqësore.

Kisha 3-4 ditë pushim dhe ika të shihja gjyshin e gjyshen në vendlindje, sepse vitet e fundit kisha shumë pak kohë. Porosia ishte ajo që keni dëgjuar të gjithë. Por ne jemi të fokusuar te ndeshja dhe kërkojmë fitoren. Kemi një kundërshtar shumë të fortë dhe ne hyjmë në fushë për të fituar ndeshjen”, u shpreh Gjimshiti.

Gjimshiti u ndal shkurtimisht edhe te skuadra e Serbisë, për të cilën u shpreh se ka lojtarë të fortë.

 ”Duhet të fokusohemi te kundërshtari ynë dhe te vetja. Gjithmonë luajmë për të fituar, jemi 100% të fokusuar. Mesazhi do jetë që të japim gjithçka në fushë, të lemë gjithçka në fushë, besoj që jemi përgatitur më mirë për këtë ndeshje, kemi pasur më shumë kohë për të analizuar kundërshtarin.

Ekipi i Serbisë ka shumë lojtarë të fortë, jo vetëm individualisht, duhet të fokusohemi te gjithë ekipi dhe besoj ky do jetë çelësi i suksesit nesër”; tha kapiteni i Kombëtares.



Ju sugjerojmë

Para















TE FUNDIT