Berat Gjimshiti ishte një ndër protagonistët që ndikoi në humbjen ne ndeshjen me Izraelin. Qendërmbrojtësi u përjashtua me karton të kuq pasi shkaktoi penalltinë që u dha miqve epërsinë. Pas ndeshjes, 23-vjeçari e komentoi kështu episodin e minutës së 18 të: “Së pari, dua të them që më vjen keq për atë që ndodhi, që nuk munda ta ndihmoj skuadrën për pjesën tjetër të lojës. Më vjen keq për tifozët.
Gjyqtarin e pyeta pse dha penallti, por m’u përgjigj thjesht që kështu ishte rregullorja. Unë isha në vrapim me sulmuesin dhe doja të mos e prekja, por vetëm të shihja ç’do të bënte. Ai e kërkoi kontaktin, u afrua dhe e futi këmbën te këmba ime”.