Medalje argjendi për Shqipërinë në kampionatin botëror të gjimnastikës që po zhvillohet në Baku. Ka qenë gjimnasti rus Metvei Petrov i cili përfaqëson Shqipërinë dhe garon prej vitesh në ngjyrat kuq e zi. Petrov realizoi një paraqitje shumë të mirë dhe arriti të grumbullojë 14.466 pike. 31-vjecari rus zotëron pasaportë shqiptare./Opinion.al