Kryesore

Gjiknuri thirrje palëve politike: Gati për reformën zgjedhore, merrni pjesë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:20 - 24/05/22 |
Opi Nion

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri gjatë fjalës së tij, në Konferencën e Kombëtare për “Votimi nga jashtë, koha tani”, tha se zgjidhjet ekzistojnë sepse tashmë ekziston një regjistër që regjistron qytetarët shqiptarë jashtë vendit.

Gjiknuri bëri thirrje që të niset puna për Reformën Zgjedhore dhe ftoi partitë politike që të marrin pjesë sa më shpejt e komisionit me qellim bërjen gati që neë zgjedhjet e ardhshme parlamentare emigrantët shqipëtarët të mund të votojnë.

Ne arritëm që të sanksionojmë një të drejtë që nuk mendonim se do të arrihej, për shkak të paragjykimeve që kishim. KQZ është i pajisur me bazën ligjore për të eksploruar mënyrat sesi të arrihet vota e emigrantëve. Vullneti është shprehur aty, jam i bindur që të gjitha palët janë dakord që vota e diasporës të bëhet e mundur, kemi kohë deri në zgjedhjet parlamentare. Zgjidhjet ekzistojnë, janë të parashikuara sepse tashmë kemi një regjistër që regjistron edhe qytetarët që janë jashtë vendit, nuk do të jenë në listat e zgjedhësve që votojnë në Shqipëri po në një listë të veçantë.

Jashtë këtij procesi edhe mund të dalin probleme dhe shpresoj që me nisjen e punës së komisionit për reformën zgjedhore KQZ të jetë një shtysë. Është momenti të nisim punën për reformën zgjedhore, përfitoj nga rasti t’i bëj thirrje të gjitha palëve politike që kemi rëndë dakord kemi ngritur atë komision të reformës të marrin pjesë sa më shpejt që kjo punë të fillojë.

Kjo është çështja e parë se bëhet fjalë për gati 1/3 potenciale të elektoratit shqiptar që mund të jetë shumë dinamik në pikëpamjen e kontributit të tyre në Shqipëri. PS e gatshme për të marrë pjesë në këtë proces, jemi të bindur se nëse kjo punë nis tashmë jemi të bindur që pas tre vitesh e drejta e votës së emigrantëve të bëhet realitet konkretisht”,-tha Gjiknuri./Opinion.al

Pas