Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjiknuri takim me pensionistët e Librazhdit: PS vëmendje për adresimin e nevojave tuaja

2023/01/20 at 5:15 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjiknuri takim me pensionistët e Librazhdit: PS vëmendje për adresimin e nevojave tuaja

Damian Gjiknuri, Sekretari i Përgjithshëm i PS, zhvilloi një bashkëbisedim me pensionistët e qytetit të Librazhdit ku foli për nismat e ndërmarra nga qeveria dhe vëmendjen e shtuar ndaj kësaj moshe.


Gjiknuri që është njëherësh dhe drejtues politik i qarkut Elbasan, theksoi se qeveria socialiste ka treguar një fokus të veçantë për të ndihmuar moshën e tretë.

“Qeveria ka bërë maksimumin për të adresuar këtë situatë të vështirë duke dhënë paketa të ndihmës ekonomike për adresimin e krizës. U dhanë dy paketa për tre muaj, pra për një periudhë që pati një rritje të çmimeve. Ka ndërmarrë masa për të mbajtur çmimin e energjisë siç ka qenë, pa e rritur. Jo siç ndodhi në vende të tjera. Kjo është e vërteta. Buxheti i shtetit harxhoi vitin e kaluar mbi 500 milion euro vetëm për të kompensuar mosrritjen e çmimit të energjisë. Nga ana tjetër ne mbajtëm dhe premtimin edhe për rritjen e pensionit në bazë të inflacionit”, tha ai.

Gjiknuri u shpreh se dhe shpërblimi i fundvitit dhe paketat e ndihmës janë në dobi të pensionistëve në mënyrë që të përballojnë rritjen e çmimeve si pasojë e luftës.

“Kryeministri Rama deklaroi dhe një premtim tjetër që ne do ta bëjmë realitet shumë shpejt. Ju e dini që shumë nga këto kompanitë energjetike për shitjen e energjisë se u rritën çmimet kanë nxjerrë fitime të mëdha. Ne kaluam një ligj në Parlament për ti tatuar ata në mënyrë të jashtëzakonshme. Pra, unë si qeveri mbajta koston që mos ta rris çmimin. Atëherë unë do t’u marr paratë këtyre kompanive, jo duke u rënë në qafë atyre, ta mbajnë fitimin se sjemi kundër që të zhvillohen, por këto para’ do t’ua shpërndajmë njerëzve. Paratë që do të merren nga këto kompani, do t’u shpërndahen pensionistëve. Pra, do të jetë një paketë e tretë, shumë shpejt brenda prillit, ku do t’u shpërndahet pensionistëve një shpërblim tjetër”, tha numri dy i socialistëve.

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri u shpreh se këto vendime të qeverisë nuk janë për fushatë, por masa konkrete për të ndihmuar moshën e tretë. Gjiknuri deklaroi se këto akuza po bëhen nga opozita e cila kërkon që të krijojë alibinë për humbjen e radhës që e pret.

“Disa thonë tani që po e bëjmë thjesht për fushatë. Nuk është çështja e fushatës. Ka dhe akuza se ata këtë do thonë gjithmonë. Ata vetëm do akuzojnë sepse po përgatisin justifikime për humbjen e radhës. Njëherë thonë na vodhën votat. Tani do thonë i vodhën votat me pensionistët. Gjëra të tilla do dëgjojmë gjithmonë. Ama ajo ç’ka po bëhet është në të mirën tuaj. Shumë shpejt do merrni shpërblimin tjetër i cili do të shpërndahet për pensionistët. Nga ana tjetër së fundmi qeveria ka miratuar dhe një politikë të re shëndetësore për ata që janë me diabet. Tani po bëhen fashat falas. Pra, testimet e gjakut për diabetin do të bëhen falas nga shteti”, tha Gjiknuri.

Numri dy i socialistëve shprehu besimin se PS do të fitojë bindshëm në Librazhd, ndërsa nënvizoi se dyshja Berisha-Meta nuk kanë çfarë t’i ofrojnë më vendit.

“Zgjedhjet duam t’i fitojmë, jo thjesht për të mbajtur flamurin e pushtetit sepse Partia Socialiste ka fituar gjithmonë në Librazhd. Qeveri – bashki të jemi një. Ne nuk duam që bashkitë tona të kthehen në luftëra politike. E vetmja gjë që thotë Sali Berisha është ky vend ka nevojë për revolucion për përmbysje. Pse do marrim armët ne do luftojmë, do përmbysim qeverinë tonë? Dëshirë vetëm ai ka për ta përmbysur. Njerëzit mund të kenë kritika dhe kritika e zhvillon shoqërinë. Berisha me Metën, që na janë bërë bashkë, duan si e si të kthehen në pushtet. Unë nuk shoh asnjë rrezik nga ata. Përveç dëshirës për destabilitet ata nuk ofrojnë asnjë alternativë zhvillimi. Nuk e pranon njeri as nga ndërkombëtarët. Ai ka hallin e tij. Ka ardhur dhe ish – presidenti e janë bërë bashkë. Thotë dhe ai: të më jepet dhe mua shansi. Njeri i stërprovuar që e ka tkurrur partinë, për shkak të imazhit, në nivele pothuajse të papërfillshme në elektorat”, deklaroi Gjinuri.



Ju sugjerojmë

Aeroplanmbajtësja amerikane mbërrin në Lindjen e Mesme, Trump: Irani kërkon…
Bota

Aeroplanmbajtësja amerikane mbërrin në Lindjen e Mesme, Trump: Irani kërkon…

27 Janar, 2026 8:42 am
Parashikimi i motit, 22 nëntor 2023
Kryesore

Parashikimi i motit 27 janar 2026

27 Janar, 2026 8:37 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 27 janar 2026

27 Janar, 2026 8:36 am
Agron Shehaj i “mbyll” derën PD, shkak qëndrimet ndaj drejtësisë
-U tha në Opinion

Agron Shehaj i “mbyll” derën PD, shkak qëndrimet ndaj drejtësisë

26 Janar, 2026 11:51 pm
Ftesa për t’iu bashkuar Forumit të Dialogut Politik, Lapaj tregon kushtet e tij
-U tha në Opinion

Ftesa për t’iu bashkuar Forumit të Dialogut Politik, Lapaj tregon kushtet e tij

26 Janar, 2026 11:15 pm
Këlliçi: Brenda javës vendosim se kur do të jetë protesta e radhës e opozitës
-U tha në Opinion

Këlliçi: Brenda javës vendosim se kur do të jetë protesta e radhës e opozitës

26 Janar, 2026 10:47 pm
BE miraton ndalimin e importeve të gazit rus
Bota

BE miraton ndalimin e importeve të gazit rus

26 Janar, 2026 9:37 pm
Rutte: NATO pret nga Beogradi përcaktimin e përgjegjësisë për sulmin në Banjskë
Rajoni

Rutte: NATO pret nga Beogradi përcaktimin e përgjegjësisë për sulmin në Banjskë

26 Janar, 2026 8:36 pm
Francë/ Ish-senatori që drogoi deputeten del para gjykatës në Paris
Bota

Francë/ Ish-senatori që drogoi deputeten del para gjykatës në Paris

26 Janar, 2026 7:41 pm
Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë
Aktualitet

Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë

26 Janar, 2026 7:33 pm
Para
Përmbytjet në Serbi, shtatë komuna nën ujë

Përmbytjet në Serbi, shtatë komuna nën ujë

Erdogan dëshiron të bisedojë me Putinin dhe Zelenskyn për çështjen e grurit

Erdogan në telefon me Zelensky: Turqia e gatshme të kontribuojë për paqen

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s takohen pas mosmarrëveshjeve për tanket në Ukrainë

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s takohen pas mosmarrëveshjeve për tanket në Ukrainë
















TE FUNDIT

Aeroplanmbajtësja amerikane mbërrin në Lindjen e Mesme, Trump: Irani kërkon…

Aeroplanmbajtësja amerikane mbërrin në Lindjen e Mesme, Trump: Irani kërkon…
27 Janar, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani po kërkon një zgjidhje diplomatike për tensionet me Shtetet e Bashkuara, ndërsa...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit 27 janar 2026

Parashikimi i motit, 22 nëntor 2023
27 Janar, 2026

Për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe...

Lexo më shumë

Horoskopi, 27 janar 2026

Horoskopi, 7 shtator 2023
27 Janar, 2026

Dashi – Ju nuk besoni t’i bëni gjërat me gjysmë zemre, dhe sigurisht që nuk besoni në mediokritet. Ju keni një...

Lexo më shumë

Agron Shehaj i “mbyll” derën PD, shkak qëndrimet ndaj drejtësisë

Agron Shehaj i “mbyll” derën PD, shkak qëndrimet ndaj drejtësisë
26 Janar, 2026

Për kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, drejtësia është një vijë e kuqe dhe me ata që flasin kundër saj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com