Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjiknuri: Rekomandimet në dhjetor. Hajdari: S’votojmë reformë në dy faza

2019/10/10 at 11:55 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjiknuri: Rekomandimet në dhjetor. Hajdari: S’votojmë reformë në dy faza

Bashkëkryetari i komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri tha se është i gatshëm për cdo lloj forme komunikimi me opozitën jashtë parlamentare dhe paralajmëroi se brenda 1 jave përfaqësuesit e grupeve parlamentare në komision do të paraqesin disa nga rekomandimet e shqyrtuara në mbledhjen e sotme.


Në një deklaratë për mediat në pas përfundimit të mbledhjes së komisionit Gjiknuri tha se pjesë e diskutimeve kanë qenë edhe ndryshimi i sistemit zgjedhor, pikë kjo e kërkuar nga opozita parlamentare.

“Brenda një jave ekspertët do të paraqesin draftet e para për të adresuar rekomandimet e OSBE-së. Opozita ka të drejtën e propozimit për sistemin zgjedhor që do të adresohet paralelisht me rekomandimet e OSBE-së. Ne e bëmë të qartë që çështja e sistemit, vota e emigrantëve apo të tjerë të komplikuar do të duan më shumë kohë, ne duam që brenda dhjetorit të mbyllim çështjet që kanë të bëjnë me rekomandimet”

Ai paralajmëroi gjithashtu një tjetër tryezë për të shqyrtuar çdo rekomandim

“Meqë nuk kemi -PD dhe ata nuk morën pjesë, do i diskutojmë në një tavolinë më të gjerë, meqë nuk ishin aty, dhe çdo rekomandim që të diskutohet të përtej këtij komisioni. PD nuk ka sjellë propozime, në çdo draft që do të diskutojmë natyrshëm edhe ata kanë të drejtë të bëjnë propozime si shoqëria civile, komente dhe vërejtje. Ne i kemi kërkuar PD-së të gjejë çdo forme komunikimi, çdo propozim edhe pa qenë pjesë e komisionit, ne jemi gati që ato propozime që janë në përputhje me rekomandimet ti marrim në konsideratë, por të jenë sipas rekomandimeve të OSBE-së. PD-ja nuk është në parlament, komisioni do të paraqesë një draft dhe vetëm Kuvendi miraton ligjet” tha Gjiknuri.

Por propozimi i kryeministrit Rama që reforma të ndahet në dy pjesë mesa duket është çështja ku palët ndahen në këtë proces. Gjiknuri pranoi se opozita parlamentare nuk e pranon këtë propozim.

“Jo nuk janë dakord, insistojnë për çështjen e sistemit zgjedhor. Por Shqipëria ka disa prioritete që lidhen me negociatat. Ne kemi vullnetin për ta parë çështjen e sistemit. Por komisioni filloi ta trajtojë cështjen dhe javë pas jave do të miratojmë paketa” tha ai.

Ndërsa në një dalje për mediat pas tij, bashkëkryetarja tjetër e komisionit, Rudina Hajdari theksoi se nuk do të ketë reformë të ndarë në dy faza. Ajo nënvizoi se rekomandimet e OSBE-së dhe çështja e ndryshimit të sistemit duhet të miratohen bashkërisht.

“Nuk do të ketë reformë me dy faza, për këtë të jeni të qartë dhe për këtë kemi rënë dakord. Do të merremi edhe me rekomandimet e OSBE-së, por edhe për ndryshimin e sistemit, por kur të vijë momenti i miratimit do të jetë bashkërisht. Opozita parlamentare ka vetëm një qëllim; ndryshimi i sistemit, ta shembim këtë dhe qytetarët të votojnë përfaqësuesit e tyre dhe jo partitë politike” tha Hajdari.

Ndryshimi i sistemit zgjedhor është një procedurë që kërkon kohë, që zgjat përtej dhjetorit. Nga ana tjetër Bundestagu e ka vënë miratimin dhe implementimin e Reformës Zgjedhore në kushtet e tij kryesore për çeljen e negociatave. Këto kushte duhet të plotësohen përpara mbledhjes ndërshtetërore që parashikohet  në janar, ku dhe do të bëhet zyrtare çelja e negociatave me vendet kandidate. Lidhur me këtë pengesë kohore deputetja Hajdari tha se opozita parlamentare është e interesuar për produktin jo për kohën.

“Ne duam produktin dhe jo kohën. Afatet i vendosim ne sepse ne u shërbejmë shqiptarëve”

E pyetur për kushtin konkret të Gjermanisë ajo nuk dha një përgjigje konkrete. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg
Bota

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg

1 Nëntor, 2025 2:36 pm
“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin
Kronikë

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin

1 Nëntor, 2025 12:13 pm
Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar
Kronikë

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar

1 Nëntor, 2025 11:52 am
Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon
Aktualitet

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon

1 Nëntor, 2025 11:34 am
Rrebeshe shiu dhe temperatura 42 gradë C, njihuni me parashikimin e motit për sot 
-Jetë dhe Stil

Si do të jetë moti sot

1 Nëntor, 2025 11:16 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 1 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

1 Nëntor, 2025 10:58 am
“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew
Bota

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew

31 Tetor, 2025 10:32 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare

31 Tetor, 2025 9:31 pm
Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
Kronikë

Vëllai i deputetit të PD dhe 2 persona të tjerë marrin peng dhe dhunojnë një person

31 Tetor, 2025 8:12 pm
Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
Aktualitet

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

31 Tetor, 2025 8:08 pm
Para
Rama kritikon BE-në nga Serbia: S’jemi fidanishte për të bërë eksperimente

Rama kritikon BE-në nga Serbia: S'jemi fidanishte për të bërë eksperimente

Fëmija i Harryt dhe Meghanit nuk do të llastohet, ja plani i prindërve

Video/ Princ Harry hap dyert, si duket shtëpia e një mbretërori

Bullgaria voton pro çeljes së negociatave por ka kushte

Bullgaria voton pro çeljes së negociatave por ka kushte
















TE FUNDIT

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg
1 Nëntor, 2025

Faruk Fatih Özer, i arrestuar më 30 gusht 2022 në Shqipëri, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet turke...

Lexo më shumë

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin
1 Nëntor, 2025

“Ai nuk ka pasur asnjë punë me mua sepse nuk ishte shefi im, që të më jepte urdhra”. Këto mësohet...

Lexo më shumë

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar
1 Nëntor, 2025

Gjykata e Durrësit ka vendosur arrest me burg për 25-vjeçarin Marjan Kodhelin, i dyshuar për vrasjen e babait të tij,...

Lexo më shumë

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon
1 Nëntor, 2025

Një videokartolinë lamtumire e ka cilësuar Kryeministri Rama postimin e tij të fundit për liderin historik të Partisë Socialiste Fatos...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com