Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjiknuri në Kuvend: Berisha, fatkeqësi për të gjithë shqiptarët

2023/03/16 at 5:26 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjiknuri në Kuvend: Berisha, fatkeqësi për të gjithë shqiptarët

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri deklaroi nga salla e Kuvendit se Sali Berisha po mban peng të ardhmen e vendit .


Gjiknuri  tha se në ditën e vizitës së shefit të diplomacisë europiane, politika duhet të jepte mesazhe progresi.

Gjiknuri deklaroi se ka ardhur koha  që të largohen nga politika ata që kanë 30 vite që i vërtiten vendit. Ai shprehu bindjen se në zgjedhjet e 14 majit, shqiptarët do të dinë se kush janë ata që I duan të mirën vendit dhe cilët ata që e pengojnë.

“Sot kemi në një vizitë shefin e diplomacisë europiane ku jep mesazhe progresi, mesazhe për të ardhmen europiane të Shqipërisë, gjë që normalisht duhet të reflektohej në Kuvend nga të gjitha palët politike. Po kemi dhe këtë vulëhumburin, gjithmonë sa herë i humb vula i ngrihet më shumë zëri, që fatkeqësisht i kthehen fantazmat e vdekjes. Si duket ajo dilema ‘makbethiane’ për ato krime që ka kryer ndër vite, qoftë në Gërdec apo vrasjet e 21 janarit. Pikërisht kjo fantazëm vdekje që ringjallet shpesh herë në Shqipëri e mban peng këtë vend. Kjo është fatkeqësi për të gjithë shqiptarët jo vetëm për debatin politik. Ç’është kjo dëshirë e zjarrtë për të kthyer vazhdimisht tension për ta paraqitur vendin si vendin e zi të Europës pikërisht nga ata njerëz që kanë përgjegjësi direkt për shumë e shumë vite për mënyrën sesi e kanë qeverisur këtë vend e që vijnë përsëri me të njëjtat metoda që u burojnë nga e kaluara e tyre. Kjo është ajo që s’duhet të pranojnë shqiptarët. Zgjedhjet që na presin do jenë një mundësi e mirë që edhe ai populli i heshtur e racional, që ne mundohemi ta anatemojmë me fjalët ‘u shit’ u ‘ble’, ka një koshiencë dhe me votën e fshehtë do të dijë të vlerësojë se kush janë ata që i duan të mirë këtij vendi dhe kush janë ata që u mbëtën si ferra nëpër këmbë”, deklaroi Gjiknuri.

Duke u ndalur tek drejtësia, Sekretari i Përgjithshëm i PS nënvizoi se ishte kjo mazhorancë ajo që bashkë me partnerët e saj realizoi reformën në drejtësi, duke krijuar një sistem të pavarur.

“Mazhoranca socialiste nisur nga dëshira e saj, e nxitur dhe e inkurajuar nga partnerët perëndimor mori një iniciativë për të bërë reformën e drejtësisë dhe për të ndryshuar Kushtetutën e Shqipërisë. Shpesh herë dhe njerëzit tanë na e thonë këtë që si ka mundësi keni pushtetin dhe goditen zyrtarë tanët? Çfarë u bë me gjithë atë të kaluar të errët berishiane e shumë e shumë krime që i ka në kurriz të tij dhe shqiptarëve? Pikërisht, kjo është drejtësia. Politika ka hequr dorë. Mund të duket dobësi, por për mendimin tim është gjëja e duhur sepse qeveria nuk mund të marrë përsipër të bëjë punën e drejtësisë. Këtu akuzohet e shahet çdo njeri si kriminel, hajdut, i korruptuar.  Lërini organet të bëjnë punën e tyre. Ju e dini shumë mirë që të asnjë emërim në drejtësi sot mazhoranca nuk ka mundësi të ndikojë sepse emërimet vijnë nga organet që vetëqeverisen”, tha ai.

Në fjaën e tij në Kuvend, Gjiknuri deklaroi se sot Shqipëria është vendi më stabël nga pikëpamja institucionale dhe demokratike në Ballkanin Perëndimor.

“Shqipëria falë zotit, falë punës së kësaj qeverie dhe shumë rrethanave të tjera sot është vendi më stabël nga pikëpamja institucionale dhe demokratike në Ballkanin Perëndimor.  Vende të tjera kanë vështirë të qeverisin, ecin me qeveri tranzitore, nuk kanë mazhoranca të qendrueshme. Keni vende te tjera më të mëdha se Serbia që sot kanë një pozicion sa me Perëndimin aq edhe me Rusinë. Janë pozita të vështira. Atëherë përse mos ta mbajmë mirë këtë status të Shqipërisë? Pse të mos punojnë të gjitha palët që statusi i Shqipërisë të rritet siç duhet për të pasur më shumë investime, më shumë forcim të institucioneve? Nuk ka demokraci pa zhvillim ekonomik. Harrojeni këtë. Sulmoni çdo gjë që lidhet me biznesin sepse kërkoni tension politik”, nënvizoi numri dy I socialistëve.



Ju sugjerojmë

Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur
Bota

Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur

5 Korrik, 2026 1:11 pm
Gjyqi për qytetarët e arrestuar, protestuesi me epilepsi shfaq probleme shëndetësore
Kronikë

Gjyqi për qytetarët e arrestuar, protestuesi me epilepsi shfaq probleme shëndetësore

5 Korrik, 2026 12:07 pm
Lufta në Ukrainë, Putin i telefonon Trump
Bota

Lufta në Ukrainë, Putin i telefonon Trump

5 Korrik, 2026 12:00 pm
Rama: Po ti o hoxhë, për llogari të kujt je futur në protestë
Kryesore

“Po i dëgjojmë protestuesit”, Rama për tubimet: Dialogu po pengohet nga…

5 Korrik, 2026 11:54 am
Zvërneci, Rama: “Siguresa” për të shqetësuarit është Komisioni Europian
Aktualitet

Zvërneci, Rama: “Siguresa” për të shqetësuarit është Komisioni Europian

5 Korrik, 2026 10:32 am
Protestuesit e arrestuar dalin sot në gjyq, nis protesta para Gjykatës së Tiranës
Aktualitet

Protestuesit e arrestuar dalin sot në gjyq, nis protesta para Gjykatës së Tiranës

5 Korrik, 2026 10:18 am
Zvërneci, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
Kryesore

“Asnjë ndërtim në Porto Palermo”, Rama: Projekt i sajuar me Chat GPT

5 Korrik, 2026 8:54 am
Incidente në mesnatë gjatë tubimit, protestuesit thyejnë xhamat e komisariatit
Aktualitet

Incidente në mesnatë gjatë tubimit, protestuesit thyejnë xhamat e komisariatit

5 Korrik, 2026 8:49 am
Braçe reagon ndaj protestuesve: Arkivoli simbolizon vdekjen, shkon përtej urrejtjes
Politikë

Braçe reagon ndaj protestuesve: Arkivoli simbolizon vdekjen, shkon përtej urrejtjes

4 Korrik, 2026 10:40 pm
Protesta, Edviol Kulluri: Do t’i ngre padi Ramës, shpifi vepra penale për mua
Aktualitet

Protesta, Edviol Kulluri: Do t’i ngre padi Ramës, shpifi vepra penale për mua

4 Korrik, 2026 9:42 pm
Para
DEA në Tiranë? Çfarë thotë ministri i Brendshëm në Parlament

DEA në Tiranë? Çfarë thotë ministri i Brendshëm në Parlament

Vrau bashkëshorten dy vite më parë, burg përjetë për Elton Metajn

Vrau bashkëshorten dy vite më parë, burg përjetë për Elton Metajn

Pentagoni publikon videon e incidentit të avionëve luftarakë rusë dhe dronit amerikan

Pentagoni publikon videon e incidentit të avionëve luftarakë rusë dhe dronit amerikan
















TE FUNDIT

Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur

Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur
5 Korrik, 2026

Të paktën tetë persona, përfshirë katër fëmijë, janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Coney Island të Bruklinit,...

Lexo më shumë

Gjyqi për qytetarët e arrestuar, protestuesi me epilepsi shfaq probleme shëndetësore

Gjyqi për qytetarët e arrestuar, protestuesi me epilepsi shfaq probleme shëndetësore
5 Korrik, 2026

Po zhvillohet në këto momenti gjyqi për 21 të arrestuarit, pas tensioneve me policinë dhe deputetët në protestën e të...

Lexo më shumë

Lufta në Ukrainë, Putin i telefonon Trump

Lufta në Ukrainë, Putin i telefonon Trump
5 Korrik, 2026

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, me rastin e 250-vjetorit të Shteteve...

Lexo më shumë

“Po i dëgjojmë protestuesit”, Rama për tubimet: Dialogu po pengohet nga…

Rama: Po ti o hoxhë, për llogari të kujt je futur në protestë
5 Korrik, 2026

Qeveria nuk i ka mbyllur sytë dhe veshët përballë kërkesave të cilat artikulohen çdo mbrëmje në protestën qytetare. Kjo sipas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}