Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjiknuri: Modeli italian nuk ka lidhje me sistemin që zbaton Shqipëria

2020/10/04 at 6:56 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjiknuri: Opozita do të zvarrisë implementimin e ndryshimeve kushtetuese

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri ka deklaruar se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim po përpiqen t’i hedhin hi syve publikut kur thonë se modeli ynë i koalicioneve është në fuqi në Itali.

LEXO EDHE: Koalicionet/Bylykbashi:Bie teza e Ramës, modeli ynë është në fuqi në Itali

Në një status në “Facebook”, Gjiknuri shkruan se sistemi italian “nuk ka lidhje” me atë shqiptar.

“Për hir të transparencës ndaj opinionit publik, modeli italian është me dy dhoma e miks, pra mazhoritar 1/3 dhe proporcional me lista të mbyllura 2/3 e vendeve. Dukshëm nuk ka lidhje me sistemin që zbaton Shqipëria, proporcionalin rajonal me lista të hapura.”, shkruan Gjiknuri.

Ndër të tjera ai shkruan se propozimi i opozitës parlamentare që kryetari i partisë të ketë të drejtën të kandidojë në 4 zona zgjedhor nuk është anti-demokratik dhe nënvizon se kjo praktikë gjendet në legjislacionin italian.

“Tre muaj rresht, në çdo komunikim zyrtar, në çdo deklarim publik, në çdo mbledhje të grupit negociator të Këshillit Politik i kërkuam opozitës jashtëparlamentare të na sillte në tryezë qoftë edhe vetëm një shembull të një vendi evropian, anëtar të OSBE-së, që zbaton sistemin proporcional rajonal me lista të hapura dhe me koalicione të përbëra siç ata i dëshironin. Pas 3 muaj kërkimesh të dështuara, përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, pak orë përpara seancës parlamentare kur do të shqyrtohen dhe miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor tentojnë të hedhin hi syve të publikut. Deklarojnë se në fund të tunelit kanë “zbuluar” modelin italian. A ka njeri ta besojë se këtyre u kishte shpëtuar padashje e jashtë vëmendjes një model i një vendi mik e fqinj dhe e zbuluan ditën e fundit? Natyrisht që jo! Ata e dinë shumë mirë por thjesht duan të kryejnë tentativën e fundit të dëshpëruar për të penguar e zvarritur reflektimin e ndryshimeve Kushtetuese në Kodin Zgjedhor dhe të lajnë duart si Ponc Pilati. Për hir të transparencës ndaj opinionit publik, modeli italian është me dy dhoma e miks, pra mazhoritar 1/3 dhe proporcional me lista të mbyllura 2/3 e vendeve. Dukshëm nuk ka lidhje me sistemin që zbaton Shqipëria, proporcionalin rajonal me lista të hapura. Edhe diçka e fundit, për të mos i besdisur qytetarët këtë mbrëmje të diele me debate politike. Meqenëse kërkesa e opozitës parlamentare, e pranuar nga mazhoranca, për lejimin e vendosjes së kryetarit të partisë apo kryetarit të partisë udhëheqëse të koalicionit në listë njëkohësisht në 4 zona zgjedhore u cilësua antidemokratike dhe duke qenë se opozita jashtëparlamentare ka “zbuluar” pas 3 muajsh modelin italian, i ftoj të lexojnë legjislacionin e vendit fqinj mik për të kuptuar se atje ka raste që u lejohen kandidatëve të garojnë edhe deri në 5 zona. Bashkëlidhur gjeni pjesë nga prononcimi im i datës 28 Korrik 2020”, shkruan Damian Gjiknuri. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin: Nëse SHBA rifillon testet bërthamore, do të veprojmë edhe ne

5 Nëntor, 2025 5:11 pm
Komisionerja Kos takim me Spiropalin: S’ka asnjë dyshim, Shqipëria në rrugën e duhur
Aktualitet

Komisionerja Kos takim me Spiropalin: S’ka asnjë dyshim, Shqipëria në rrugën e duhur

5 Nëntor, 2025 4:51 pm
Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit për Lekun
Aktualitet

Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit për Lekun

5 Nëntor, 2025 4:37 pm
Kurti mbështet Thaçin: S’ka arsye ligjore përse krerët e UÇK-së të mbeten në Hagë
Rajoni

Kurti mbështet Thaçin: S’ka arsye ligjore përse krerët e UÇK-së të mbeten në Hagë

5 Nëntor, 2025 2:46 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

Emrat e anëtarëve të PD për Komisionet e Zgjedhores dhe Territoriales

5 Nëntor, 2025 1:57 pm
Raporti i BE, Berisha: Plotësohet vetëm kriteri gjeostrategjik, asnjë tjetër
Politikë

Raporti i BE, Berisha: Plotësohet vetëm kriteri gjeostrategjik, asnjë tjetër

5 Nëntor, 2025 1:42 pm
I lidhur në një kryq dhe me uniformën e të burgosurit, skulptura prej dylli e Trump
Bota

I lidhur në një kryq dhe me uniformën e të burgosurit, skulptura prej dylli e Trump

5 Nëntor, 2025 1:16 pm
Tuneli i Llogorasë, Bardhi publikon mesazhet e Ballukut dhe Evis Berberit
Politikë

Tuneli i Llogorasë, Bardhi publikon mesazhet e Ballukut dhe Evis Berberit

5 Nëntor, 2025 1:08 pm
“Do e kapim djallin nga brirët”,” Berisha: Protesta deri në largimin e Ramës
Kryesore

“Do e kapim djallin nga brirët”,” Berisha: Protesta deri në largimin e Ramës

5 Nëntor, 2025 1:05 pm
Tenderi i Llogarasë/ Bardhi: Kompania turke u paracaktua fituese nga Balluku
Politikë

Tenderi i Llogarasë/ Bardhi: Kompania turke u paracaktua fituese nga Balluku

5 Nëntor, 2025 12:37 pm
Para
India synon të marrë 500 milionë doza vaksine anti-COVID deri në korrik

India synon të marrë 500 milionë doza vaksine anti-COVID deri në korrik

Gruaja nga Gjermania: Ish-bashkëshortja e burrit kërkon të jetojë me ne

Gruaja nga Gjermania: Ish-bashkëshortja e burrit kërkon të jetojë me ne

Totenhem ‘shkërmoq’ Mançester Junajtid 1-6 në “Old Trafford”

Totenhem 'shkërmoq' Mançester Junajtid 1-6 në "Old Trafford"

TE FUNDIT

Putin: Nëse SHBA rifillon testet bërthamore, do të veprojmë edhe ne

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
5 Nëntor, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një mbledhje operative me anëtarët e Këshillit të Sigurisë. Në fillim të takimit u diskutuan...

Lexo më shumë

Komisionerja Kos takim me Spiropalin: S’ka asnjë dyshim, Shqipëria në rrugën e duhur

Komisionerja Kos takim me Spiropalin: S’ka asnjë dyshim, Shqipëria në rrugën e duhur
5 Nëntor, 2025

Një ditë pasi Komisioni Europian publikoi Progres Raportin 2025 për Shqipërinë, Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos ftoi Ministren për Europën...

Lexo më shumë

Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit për Lekun

Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit për Lekun
5 Nëntor, 2025

Banka e Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar në nivelin 2.5 për qind normën bazë të interesit për lekun. Për...

Lexo më shumë

Kurti mbështet Thaçin: S’ka arsye ligjore përse krerët e UÇK-së të mbeten në Hagë

Kurti mbështet Thaçin: S’ka arsye ligjore përse krerët e UÇK-së të mbeten në Hagë
5 Nëntor, 2025

Përgjithësisht ka qenë i kursyer në komente për ish-krerët e UCK-së që po gjykohen për krime lufte në Hagë. Por...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com