Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjiknuri-Hajdarit: T’i japim kohë PD dhe LSI të paraqesin propozimet

2020/09/21 at 10:55 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjiknuri-Hajdarit: T’i japim kohë PD dhe LSI të paraqesin propozimet

Bashkëkryetari i Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri i është përgjigjur propozimit të bërë dje nga Rudina Hajdari.


Gjiknuri  i kërkon Hajdarit që ti japë kohën e nevojshme edhe përfaqësuesve të opozitës jashtëparlamentare që të paraqesin dhe ata propozimet e tyre konkrete për amendamentet e Kodit Zgjedhor.

Ndër të tjera, gjiknuri shkruan; “Në rast se opozita jashtëparlamentare, brenda afateve që na ka caktuar Kuvendi, do të vazhdojë të refuzojë ftesën për të dhënë kontributin e saj me amendamente konkrete të Kodit Zgjedhor, ju si opozitë parlamentare keni gjithësesi të drejtat dhe hapësirat e plota ligjore për ti bërë amendamentet tuaja pjesë të diskutimit që do duhet të zhvillohet padiskutim në Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe grupin përkatës të punës ku përfaqësohet si mazhoranca ashtu edhe minoranca në Kuvend.”

LEXO EDHE: Hajdari propozon draftin për listat në Këshillin Politik:Renditja sipas…

Reagimi

E nderuar zonja Hajdari,

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Politik, Partia Socialiste depozitoi amendamentet e saja për ndryshimet në Kodin Zgjedhor si reflektim i ndryshimeve Kushtetuese të hyra tashmë në fuqi. Amendamente që në gjykimin tonë garantojnë plotësisht parimet kushtetuese për hapjen 100% të listave ashtu sikurse sigurojnë të drejtën e çdo qytetari për të vlerësuar nominalisht me votë preferenciale secilin kandidat e më tej duke ri rënditur listën përpara ndarjes përfundimtare të mandateve. Gjithësesi, duke konfirmuar se jemi plotësisht të gatshëm të diskutojmë rreth propozimeve tona me synim arritjen e një produkti me konsensus sa më të gjërë, në cilësinë e përfaqësuesit të mazhorancës kërkova nga përfaqësuesit e tjerë të Këshillit Politik që të sjellin opinionin në raport me draftin tonë ose propozime alternative.

Gjej rastin të ju falenderoj që Ju zonja Hajdari ju përgjigjet pozitivisht thirrjes për të kontribuar në mënyrë aktive, me propozime konkrete. Duke qenë se Këshilli Politik u krijua si strukturë ekstra-parlamentare, me synim primar përfshirjen e kontributit të opozitës jashtëparlamentare në procesin e reformës zgjedhore, do kërkoja mirëkuptimin tuaj për ti dhënë kohën e nevojshme edhe përfaqësuesve të opozitës jashtëparlamentare që të paraqesin dhe ata propozimet e tyre konkrete për amendamentet e Kodit Zgjedhor. Duke patur kontributin konkret me drafte nga të gjitha palët në Këshill, mund të kryejmë më pas procesin e negocimit në këtë strukturë ekstra-parlamentare, për një produkt me konsensus sa më të gjërë të mundshëm.

Në rast se opozita jashtëparlamentare, brenda afateve që na ka caktuar Kuvendi, do të vazhdojë të refuzojë ftesën për të dhënë kontributin e saj me amendamente konkrete të Kodit Zgjedhor, Ju si opozitë parlamentare keni gjithësesi të drejtat dhe hapësirat e plota ligjore për ti bërë amendamentet tuaja pjesë të diskutimit që do duhet të zhvillohet padiskutim në Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe grupin përkatës të punës ku përfaqësohet si mazhoranca ashtu edhe minoranca në Kuvend.

Duke ju ftuar të depozitoni një kopjo të propozimeve tuaja zyrtarisht edhe pranë Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, mbetemi në pritje që opozita jashtëparlamentare të depozitojë në Këshillin Politik ose në Kuvendin e Shqipërisë propozimet konkrete për amendamentet e Kodit Zgjedhor në zbatim të ndryshimeve Kushtetuese të 30 Korrikut.

Faleminderit,

Damian Gjiknuri

Përfaqësues i Partisë Socialiste./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Viti i Ri, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët në gjithë vendin
Aktualitet

Viti i Ri, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët në gjithë vendin

1 Janar, 2026 11:25 am
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Kronikë

Aksident me 3 të vdekur në aksin Gjirokastër-Tepelenë

1 Janar, 2026 9:07 am
Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara përplasen për Jemenin
Bota

Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara përplasen për Jemenin

1 Janar, 2026 9:04 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 1 janar 2026

1 Janar, 2026 9:01 am
Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025
Bota

Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025

31 Dhjetor, 2025 10:43 pm
Pesë filmat që dominuan në vitin 2025, sa shkoi vlera e tyre
Bota

Pesë filmat që dominuan në vitin 2025, sa shkoi vlera e tyre

31 Dhjetor, 2025 10:35 pm
Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të mëdha
Aktualitet

Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të mëdha

31 Dhjetor, 2025 7:59 pm
Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit
Aktualitet

Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit

31 Dhjetor, 2025 7:07 pm
Urimi i Berishës: Në 2026, do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale “Rilindja”
Kryesore

Urimi i Berishës: Në 2026, do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale “Rilindja”

31 Dhjetor, 2025 4:58 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin: Rusia do të fitojë në Ukrainë

31 Dhjetor, 2025 4:15 pm
Para
Francë, konfirmohen 13,498 raste me Covid-19 në 24 orë

Francë, konfirmohen 13,498 raste me Covid-19 në 24 orë

Policia: Arrestohen 22 persona në 24 orët e fundit

Policia: Arrestohen 22 persona në 24 orët e fundit

Listat e hapura/Balla:Fakt i pakthyeshëm,të gjitha çështjet janë të hapura

Listat e hapura/Balla:Fakt i pakthyeshëm,të gjitha çështjet janë të hapura
















TE FUNDIT

Viti i Ri, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët në gjithë vendin

Viti i Ri, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët në gjithë vendin
1 Janar, 2026

Gjatë natës së ndërrimit të viteve, kryepolici Ilir Proda, inspektoi shërbimet e Policisë Rrugore. Ai theksoi rëndësinë e reagimit në...

Lexo më shumë

Aksident me 3 të vdekur në aksin Gjirokastër-Tepelenë

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
1 Janar, 2026

Një aksident i rëndë me tre të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, në vendin e...

Lexo më shumë

Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara përplasen për Jemenin

Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara përplasen për Jemenin
1 Janar, 2026

Arabia Saudite ka kërkuar që Emiratet të tërheqin trupat e tyre nga Jemeni dhe të ndalojnë mbështetjen ndaj separatistëve jugorë....

Lexo më shumë

Horoskopi, 1 janar 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
1 Janar, 2026

DASHI Ata që janë në çift nuk do të kuptohen si duhet me partnerin dhe mosmarrëveshjet në çift do të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com