Kryesore

Gjiknuri: Drejtësia po godet vetëm nga mazhoranca



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:48 - 14/07/22 |
Opi Nion

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri u bëri thirrje organeve të drejtësisë të godasin edhe në radhët e opozitës.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Gjiknuri theksoi se janë krime që i dinë të gjithë dhe sot mbeten pa ndëshkim duke kërkuar nga prokurorët të mos tremben para presioneve.

Gjiknuri theksoi se shqiptarët kanë nevojë për drejtësi nga të gjitha anët.

“Kundërshtarët e vendosur ata që kanë qenë gjithmonë kundër reformës në drejtësi e kanë shprehur me vepra, po e shprehin dhe me fjalë. Ka një kategori që janë entuziastë të shqetësuar dhe të zhgënjyer të cilët menduan se mjafton të bësh një reform në drejtësi dhe gjithçka do të shkojë ashtu siç duhet. Por reforma në drejtësi është një vendimmarrje e vështirë që kërkon angazhimin e të gjithëve. Ka edhe një kategori tjetër që janë realistët stoikë dhe optimistë. Unë pretendoj ta gjej veten te të tretët. Të parët kanë qenë kundërshtarë dhe dihej përse. Këtu në sallë përfaqësohen nga Saliu me të tijtë sepse donin drejtësinë e asaj dite ku drejtori i madh i shtetit firmoste nga zyra teksa ishte në arrest shtëpie dhe drejtonte një nga institucionet më të rëndësishme. Kjo është drejtësia që duan. Zyrtari tjetër i lartë i shtetit kapej me bllok në dorë dhe teksa e shihnim të gjithë me zë e me figurë ai dilte i pafajshëm. Zyrtari tjetër i shtetit, udhëheqës i madh politik, i shmangej drejtësisë me procedurë. Ky është lloji i drejtësisë që dëshiron kjo kategori. Kishin investuar fort për këtë drejtësi me njerëz që filloi nga viti 1992 me reformën e famshme të plepave për të kapur sistemin dhe mbrojtur veten e tyre. Nisur nga një instikt primitiv bizantin, por mbase efikas për shoqërinë tonë, duke investuar në njerëz për të mbrojtur interesat. Kjo ndodhi me drejtësinë e Saliut dhe kjo diktoi dhe nevojën e reformës në drejtësi. Patjetër që drejtësia e re do të marrë vitet e saj. Në fakt, sistemi i vetingut goditi shumë njerëz. Kjo tregon dhe shkallën sesa keq ishte gjendja e gjyqtarëve dhe prokurorëve në atë sistem. Problemi është sesi do ta bëjmë më mirë. Sa fillojnë e ndërmerren disa hapa, përfshirë edhe ribërjen e hartës gjyqësore e cila mund të ketë vend për t’u kritikuar, harrojmë që kemi me mijëra çështje të pazgjidhura. Harrojmë që gjëja më e rëndësishme është të dalë data e gjyqit. Shumë njerëz kanë mundësi të përfaqësohen me avokatë por problemi është që nuk zhvillohen seancat gjyqësore. Në fund të fundit kjo nuk është drejtësia perfekte derisa të plotësohet edhe me personelin e nevojshëm për shkak të reformës në drejtësi dhe procesin e vetingut. Kjo do të marrë kohën e saj. Por nga ana tjetër kjo është e vetmja zgjidhje e cila nuk është perfekte por është zgjidhja më e mirë e mundshme. Institucionet e drejtësisë duhet të fitojnë më shumë pavarësi, duhet të vetërregullohen. Nuk duhet të bien pre e presioneve të politikës. Nuk duhet të ndëshkojnë vetëm disa të ngratë dhe të shpëtojnë disa të fortë. Nuk duhet të presë thika vetëm nga njëra anë. Shqipëria në 2013-ën ishte në gjendje totale falimenti a thua nuk ndodhi asgjë. Fatkeqwsisht për shkak të investimit që ata njerëz atëherë kishin bërë në sistemin juridik fituan kohën e nevojshme për t’u amnistuar apo parashkruar veprat e tyre. Shqiptarët kanë nevojë për drejtësi nga të gjitha anët. Unë them se atyre që u duket se kanë shpëtuar nga drejtësia nuk e kanë më të drejtën morale të flasin këtu kur shikojnë që drejtësia sot godet nga mazhoranca. Unë nuk jam i lumtur. Asnjë nuk është i lumtur kur sheh një koleg të tij, politikan apo zyrtar. Nga ana tjetër, që të vendosësh drejtësi nuk duhet që të godasësh vetëm nga njëra anë. Nuk e kam për kompensim politik këtë, por janë krime që i dinë të gjithë, janë vepra që kanë ndodhur në sy të të tjerëve, janë dëme që i janë bërë Shqipërisë. Nuk paska drejtësi për këta?! Ndonjëherë drejtësia këtu bën kompromisin e statistikave, kjo është vërteta. Njërëz me influencë kriminale dhe politike edhe të së shkuarës i shpëtojnë drejtësisë. Për këtë duhet të jemi vigjilentë si paralamentarë dhe pikërisht këtë i kërkojmë organeve të drejtësië. Të forcojnë fuqinë e tyre të jenë të pavarur, të mos hanë presionin e politikës, qoftë edhe të partive opozitare. Ju të opozitës keni format tuaja të presionit që i aplikoni përditë duke goditur drejtësinë duke e vënë atë në presion. Nuk bëhet presioni ndaj drejtësisë me gjyqe popullore, as me foltore partish politike.
Drejtësia duhet mbështetur, drejtësia duhet lënë të bëjë punën e saj. Prandaj ka një shumicë shqiptarësh që shikojnë dhe besojnë se kanë një qeveri që nuk e pengon drejtësinë edhe me kosto të sajën. Kjo është për tu vlerësuar. Ne kemi nevojë që të ndëshkohet kushdo që ka shkelur ligjin pavarësisht nga vjen, por mbi të gjitha që krimet të mos harrohen. Pa i shkuar të shkuarës deri në fund ne nuk do të kemi të ardhme. Vetëm kështu vendoset paqja sociale. Shqipëria është në rrugën e mbarë, ka një shumicë që është realiste, stoike dhe e sigurtë në të ardhmen e saj”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri.

Pas