Pas bojkotimit të mbledhjes së fundit, dy bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari i janë drejtuar me një kërkesë zyrtare PD dhe LSI për të marrë pjesë në Këshillin Politik.
Ditën e hënë opozita refuzoi që të merrte pjesë në mbledhje duke përdorur si argument zhvillimin e protestës, por deri më tani përfaqesuesit e opozitës nuk kanë deklaruar nëse do të kthehen në tryezën për Reformën Zgjedhore.
Një ditë më parë kryedemokrati Lulzim Basha tha se kthimi i opozitës në Këshillin Politik nuk varet prej tyre, por prej PS.
Basha tha se për sa kohë mazhoranca nuk pranon propozimet e opozitës, kjo e fundit nuk mund dhe nuk do të të jetë fasadë për qeverinë./ Opinion.al