Bota

Gjiganti rus i naftës thirrje Putinit: T’i jepet fund konfliktit në Ukrainë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:33 - 04/03/22 |
Opi Nion

Firma e dytë më e madhe ruse e naftës ka bërë thirrje për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.

“Bordi i Drejtorëve të LUKOIL shpreh shqetësimet e tij më të thella për ngjarjet tragjike në Ukrainë”, tha firma në një deklaratë.

“Duke bërë thirrje për përfundimin sa më të shpejtë të konfliktit të armatosur, ne shprehim ndjeshmërinë tonë të sinqertë për të gjitha viktimat, të cilat janë prekur nga kjo tragjedi. Ne mbështesim fuqimisht një armëpushim të qëndrueshëm dhe një zgjidhje të problemeve përmes negociatave serioze dhe diplomacisë.”

Lukoil është në pronësi të Vagit Alekperov dhe zëvendësit të tij, Leonid Fedun, sipas Reuters.

Pas