Disa kirurgë kanë shpëtuar dorën e një punëtori fabrike duke vendosur t’ia qepin brenda barkut.
Mjekët kirurg, nuk kanë menduar gjatë, por menjëherë kanë vendosur që Carlos Mariotti për të shpëtuar dorën e dëmtuar përgjatë punës në fabrikë, duhet të pranojë këtë zgjidhje.
Ata i kanë futur dorën e dëmtuar, brenda barkut të tij, duke e mbuluar me një pjesë të lëkurës, shkruan The Sun.
Një nga këta është doktor Boris Brandao, i cili ka kryer operacionin e rrallë.
Ai tha: “Z. Mariotti kishte pësuar një dëmtim që e la atë me shumë pak lëkurën në pjesën e dorës duke iu parë kështu të gjithë kockat”.
Sipas mjekëve, 42 vjeçari Mariotti që jeton në Orleans në jug të Brazilit, duhet të mbajë dorën e lidhur për gjashtë javë.