Kronikë

Gjeti telefonin e Ruzhdi Hoxhës dhe e shiti në servis, celulari ishte pa PIN


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:11 - 07/11/21 |
Opi Nion

Një taksist ka qenë ai që ka gjetur telefonin e biznesmenit të vrarë Ruzhdi Hoxha. Mësohet se ka qenë celulari, mjeti që çoi në gjetjen e trupit të tij të pajetë dje në Dajt.

Gazetarja Klodiana Lala ka raportuar se telefoni i viktimës ishte gjetur përtokë në zonën pranë shkollës së Bashkuar, nga një taksist.

Më pas taksisti e ka shitur celularin e gjetur në një servis në kryeqytet. Bëhet e ditur se telefoni celular nuk kishte pin dhe një nga teknikët e servisit kishte bërë me të një thirrje telefonike.

Sipas Lalës ka qenë pikërisht kjo telefonatë që sinjalizoi policinë, e cila lokalizoi vendin e servisit dhe e sekuestroi atë si provë materiale. Ndërsa pasi u identifikua taksisti, ai kishte deklaruar dhe vendin se ku e kishte gjetur, dhe nga ky moment policia filloi kërkimet në zonën e Dajtit.

Nga lëvizja e telefonit të viktimës, policia zbuloi dhe vendin ku ishte vrarë dhe mbuluar me zhavor e gurë Ruzhdi Hoxha. Kujtojmë se si i dyshuar për krimin është arrestuar Ferdinand alias Fredi Rrushi./Opinion.al

Pas