Gjetan Keta synon të hedhë një tjetër hap në karrierë. Boksieri nga Bulqiza synon të marrë edhe brezin Interkontinental për peshat e mesme të WBC. Në pallatin e sportit “Asllan Rusi” gjithçka është gati për të pritur mbrëmjen e boksit ndërkombëtar.
Disa sfida edhe në disiplinën e kikboksit, që do të kulmojnë në orën 21:00 me përballjen mes Gjetan Ketës dhe turkut Turgay Uzun.
Kundështari numëron 67 sfida në ringun profesionist, tre herë më shumë se Keta. Të dy boksierët kanë disa fitore me nokaut, ndërsa përgatitjet i zhvillojnë në Gjermani aty ku kanë kaluar pjesën më të madhe të karrierës.
Por kësaj here në mbështetje të Gjetan Ketës do të jenë më shumë shqiptarë. Salla mund të mbajë rreth 3800 spektatorë dhe organizatorët shpresojnë që të jetë e mbushur e tëra.
Sfida kryesore e mbrëmjes ajo mes Ketës dhe turkut Uzun ëhstë me 12 raunde nga 3 minuta secili.
Tv Klan