UEFA vendosi të mos privojë pjesmarrjen e Cristiano Ronaldos nga ndeshja e ardhshme në Ligën e Kampioneve. Komisioni i Disiplinës në UEFA gjobiti portugezin e Juventus me 20 mijë Euro por nuk e sanksionoi me një masë më të rëndë.
Edhe pse u përfol se Cristiano Ronaldo do të humbiste sfidën e ardhshme ndaj Ajaksit, ndëshkimi i dhënë nga UEFA u mbyll me një gjobë modeste duke gëzuar tifozët bardhë e zi. Kështu, Juventusi do ta ketë Ronaldon në Amsterdam Arena të mërkurën e 10 prillit kundër Ajaksit.
UEFA hapi zyrtarisht një hetim për Cristiano Ronaldon për gjestin që bëri pas ndeshjes me Atletico Madrid, duke iu përgjigjur trajnerit të spanjollëve Diego Simeone./Opinion.al