Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermanisë po i shterojnë edhe mësuesit

2023/01/30 at 2:29 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Gjermanisë po i shterojnë edhe mësuesit

Në shkollat gjermane mungojnë gjithnjë e më shumë mësues. Receta për të ndalur këtë trend ka, si për shembull angazhimi i më shumë mësuesve të huaj, por burokracia pengon.


Nëse do të vlerësohej me notë sistemi arsimor gjerman, nuk do të kalonte klasën. Në shkolla bien suvatimet nga muret, WC-të janë në gjendje të mjerueshme, sallat e sportit për shkak të punimeve që duhen bërë janë shpesh të mbyllura. nnuk ndodh rrallë që nuk zhvillohen orë mësimi për shkak të mungesës së mësuesve. Edhe digjitalizimi ecën ngadalë. Gjithnjë e më shumë nxënës rrezikojnë të humbasin nivelin e të mos kenë sukses në karrierën e mëvonshme arsimore. Ishte pandemia ajo që i zbuloi qartë problemet e sistemit arsimor gjerman.

Pjesë e krizës infrastrukturore gjermane

Prindërit e dinë këtë problematikë – pikërisht në Gjermaninë e pasur. Por problemet në arsim lidhen me krizën e përgjithshme të  infrastrukturës në Gjermani dhe planifikimet e gabuara në vite. Në një kohë që kërkesat për politikën arsimore janë rritur – arsimi duhet të ndihmojë të zgjidhë problemet shoqërore si integrimin dhe edukimin demokratik shoqëror. Sfida kryesore e shkollave gjermane sot – mungesa e mësuesve. “Aktualisht ne bëjmë fjalë për një mungesë 30.000 deri në 40.000 vende pune për mësues që janë të pazëna. Kurse Konferenca e Ministrave të Kulturës bën fjalë për 12.000 vende. Ka një diferencë të madhe në këtë vlerësim”, thotë drejtuesja e sektorit të arsimit të Fondacionit Robert-Bosch Dagmar Wolf për Deutschen Wellen.

Sipas Shoqatës së Mësuesve, ky dallim lidhet me atë që shifrat e Konferencës së Ministrave të Kulturës janë të zbukuruara. Në shumë vende janë hequr orë që në fillim të vitit shkollor sipas mungesës së mësuesve, kështu që nevoja është plotësuar vetëm në letër, është shprehur kjo shoqatë për Rrjetin Redaksional Gjerman, “Deutschland” RND. Shpesh angazhohen prindërit ose jo-pedagogë në shkolla si ndihmës dhe llogariten në statistika si mësues. Sipas të dhënave të Konferencës së Ministrave të Kulturës këtë janar, në Gjermani në vitin 2021 ka qenë të punësuar 833.000 mësues.

Mungesa më e madhe e mësuesve prej 50 vjetësh

“Zilet e alarmit bien prej kohësh. Ne kemi një mungesë mësuesish prej dhjetë vjetësh. Megjithatë nuk më kujtohet një dramatikë e situatë e tillë e ashpër, si e përjetojmë tani. Dhe unë kam shumë kohë në këtë fushë”, thotë presidenti i Shoqatës së Mësuesve Gjermanë”, Heinz-Peter Meidinger, në bisedë me Deutsche Wellen. Sipas vlerësimit tim kjo “është “mungesa më e madhe e mësuesve prej 50-vjetësh”.

Një numër i madh shkollash gjermane (67%) e shohin sfidën më të madhe për arsimin tek mungesa e personelit pedagogjik. Kjo është bërë e ditur pas publikimit të barometrit të shkollës nga Fondacioni Robert-Bosch, në të cilët pyeten drejtuesit e shkollave (1055 drejtues të pyetur) për sfidat, me të cilat përballet arsimi. Kurse në zonat me probleme sociale 80% e drejtuesve të shkollave e shohin mungesën e mësuesve si krizën më të madhe. Krahasuar me këtë problemet e tjera duken gati anësore. Si për shembull ngadalësimi i digjitalizimit, 22% e shkollave e shohin këtë si problem. 21% e venë gishtin tek burokracia si problem për shkollat, kurse 20% shohin si problem të madh mbingarkesën e madhe.

Heinz-Peter Meidinger shikon tre arsye kryesore për këtë gjendje të vështirë: Së pari politika gjermane reagoi shumë vonë pas një rritje të vazhdueshme të lindjeve që prej 12 vjetësh. Së dyti është lejuar që në 20-30 vitet e fundit të shkurtohen masivisht vendet e punës së mësuesve. Dhe e treta: Ka pasur lëvizje refugjatësh. Si tani me Ukrainën dhe ardhjen e 200.000 fëmijëve brenda një viti. Për këtë shkollat nuk ishin të përgatitura.”

80.000 vende të pazëna në të ardhmen

Ndërkohë që situata pritet të ashpërsohet. “Ne ecim drejt një periudhë ku gjenerata e “baby-boomer” (të lindur në fund të viteve 50- e fillim të viteve 60-të, shën.red.)ndodhet para pensionit. Kjo do të keqësojë më tej situatën”, thotë Dagmar Wolf. Sipas të dhënave të studiuesve do të mungojnë rreth 80.000 vende në profesionin e mësuesit deri në vitin 2030. Përtej kësaj mungojnë punonjës socialë, psikologë shkollash dhe shoqërues shkollash për të përparuar me procesin e inkluzionit. Qëllimi i inkluzionit është që çdo person në Gjermani të jetë i pranuar, i barabartë si edhe vendosë vetë për pjesëmarrjen në shoqëri -pavarësisht gjinisë, moshës, prejardhjes apo gjendjes shëndetësore.

Wolf sheh “nevojë akute për veprim”. Kjo si për bashkëpunimin mes 16 landeve gjermane që janë përgjegjës për arsimin. Politika arsimore koordinohet në Konferencën e Ministrave të Kulturës, por në fund landet ndjekin qëllimet e tyre egoiste, kur bëhet fjalë se kush duhet të tërheqë mësuesit më të mirë. “Nëse shikon Bavarinë, atëherë është strategji e kryeministrit të landit, Markus Söder që të përpiqet vitin e ardrdhshëm të tërheqë sa më shumë forca pedagogjike nga landet e tjera”, thotë ekspertja. Landet i bëjnë konkurrencë njëri-tjetrit.

Si mund të bëhet atraktiv një profesion mësuesi? Një mënyrë është reduktimi i burokracisë së madhe. “Nëse i pyet mësuesit, se çfarë dëshirojnë më shumë, nuk është fjala për më shumë rrogë, por më shumë kohë për detyrat bazë-mësimdhënien”, thotë krue i Shoqatës së Mësuesve Gjermanë, Heinz-Peter Meidinger. Detyrat shtesë, statistikat shtesë, organizimi i projekteve të tjera u merr atyre shumë kohë.

Ndërkohë Sindikata për Arsimin dhe Shkenën, GEW ka kërkuar me një plan 15 pikësh përmirësimin e gjendjes. Kështu duhet që të lehtësohen mësuesit me angazhimin e punonjësve të rinj që merren me administratën dhe IT-n. Propozime të tjera janë rritja e rrogës, kualifikimi i atyre që vijnë nga profesione të tjera, përmirësimi i pajisjeve të shkollave, shtimi i vendeve të studimit në universitete për mësuesinë. Po ashtu kërkohet lehtësimi i njohjes së diplomave universitare nga jashtë.

Heqja e pengesave burokratike për mësuesit e huaj

“Problemi nuk është që aplikojnë shumë pak vetë, por shumë mësues të huaj në Gjermani nuk kanë shans për shkak të procesit të vështirë të njohjes së dokumenteve”, thotë Dagmar Wolf. “Ne kemi në federatë një problem, se nuk ka njohje të njësuar të dokumenteve, por landet bëjnë rregulla individuale”. Si pasojë ka një interes të madhe forcave pedagogjike nga jashtë, por në fund kemi shumë pak prej tyre në shkolla për shkak të pengesave burokratike në sistem.” Sipas ekspertes. Gjermania një vend eksportues i dijes mund të thuhet se “ka ngelur në klasë” me këtë gjendje, por megjithatë ajo e mbyll me optimizëm. “Megjithatë edhe disa ngelës kanë bërë më vonë karrierë.”/DW



Ju sugjerojmë

Jashtë Kuvendit me 18 mijë vota/ Alimehmeti: Në Shqipëri mungon kushtetueshmëria
Aktualitet

Jashtë Kuvendit me 18 mijë vota/ Alimehmeti: Në Shqipëri mungon kushtetueshmëria

23 Maj, 2025 9:17 pm
Kopshtet private pa licencë e kushte, ‘minë me sahat’ për sigurinë e fëmijëve
Aktualitet

Kopshtet private pa licencë e kushte, ‘minë me sahat’ për sigurinë e fëmijëve

23 Maj, 2025 9:10 pm
Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës
-Shëndeti

Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës

23 Maj, 2025 8:59 pm
Euro U-17 në Shqipëri, Belgjika merr fitoren e parë
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri, Belgjika merr fitoren e parë

23 Maj, 2025 8:36 pm
Drejtori i Departamentit të Drejtësisë së SHBA takim me Dumanin, Prodën dhe Hoxhën
Aktualitet

Drejtori i Departamentit të Drejtësisë së SHBA takim me Dumanin, Prodën dhe Hoxhën

23 Maj, 2025 8:13 pm
Zgjedhjet/ Nesër pritet miratimi i rezultateve për Tiranën, Elbasanin dhe Durrësin
Aktualitet

Zgjedhjet/ Nesër pritet miratimi i rezultateve për Tiranën, Elbasanin dhe Durrësin

23 Maj, 2025 7:56 pm
Sulm me thikë në stacionin e trenit në Hamburg të Gjermanisë, plagosen disa persona
Bota

Sulm me thikë në stacionin e trenit në Hamburg të Gjermanisë, plagosen disa persona

23 Maj, 2025 7:47 pm
Të paktën 60 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Bota

Të paktën 60 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

23 Maj, 2025 7:31 pm
Gjykata i jep të drejtë Harvard, pezullon vendimin e administratës Trump
Bota

Gjykata i jep të drejtë Harvard, pezullon vendimin e administratës Trump

23 Maj, 2025 7:29 pm
Seanca plenare, Bardhi pas mbledhjes: Sot në Kuvend do shkojnë vetëm deputetët e papërjashtuar! Ja përgjigja për paralajmërimin e Policisë…
Aktualitet

Bardhi: Ku shkuan 50 mln euro të shqiptarëve? SPAK të hetojë aferën e…

23 Maj, 2025 7:23 pm
Para
Porti i Durrësit/Opozita-Nikollës:Deputetët s’mund të flasin nga 2.57 minuta, kërkojmë…

Çështja McGonigal,pranohet kërkesa e grupit të Alibeaj për interpelancë urgjente me Ramën

Gazetarët kërkojnë listat, Bardhi: Listat nuk ua jap, nuk i nxjerr në Lanë

Bardhi: Duhet të gjendet një zgjedhje që opozita të dalë e bashkuar në zgjedhja

Aksidentohet çifti në SHBA, humb jetën 23-vjeçarja shqiptare shtatzënë

Aksidentohet çifti në SHBA, humb jetën 23-vjeçarja shqiptare shtatzënë
















TE FUNDIT

Jashtë Kuvendit me 18 mijë vota/ Alimehmeti: Në Shqipëri mungon kushtetueshmëria

Jashtë Kuvendit me 18 mijë vota/ Alimehmeti: Në Shqipëri mungon kushtetueshmëria
23 Maj, 2025

Edhe pse arriti të merrte mbi 18 mijë vota preferenciale, mjeku i njohur Ilir Alimehmeti nuk arriti që të siguronte...

Lexo më shumë

Kopshtet private pa licencë e kushte, ‘minë me sahat’ për sigurinë e fëmijëve

Kopshtet private pa licencë e kushte, ‘minë me sahat’ për sigurinë e fëmijëve
23 Maj, 2025

Në nëntor të vitit 2023 emisioni “Stop” në Tv Klan publikoi një rast të dhimbshëm, në të cilin një vajzë...

Lexo më shumë

Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës

Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës
23 Maj, 2025

Arresti kardiak është një problem serioz vdekjeprurës që mund t’i ndodhë kujtdo. Kur ndodh arresti kardiak, gjaku në organizmin e...

Lexo më shumë

Euro U-17 në Shqipëri, Belgjika merr fitoren e parë

Euro U-17 në Shqipëri, Belgjika merr fitoren e parë
23 Maj, 2025

Belgjika regjistroi fitoren e parë në Euro U-17, turne që po mbahet në Shqipëri. Kombëtarja belge triumfoi 3-1 ndaj Çekisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com