Bota

Gjermania vendos karantinë dy javore për udhëtarët që hyjnë nga Britania


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:48 - 23/05/21 |
Opi Nion

Gjermania ka vendosur karantinë dy javore të detyrueshme për të gjithë udhëtarët që vijnë nga Britania e Madhe. Kjo masë do të nisë që sot (e dielë), ndërsa Ministria e Jashtme gjermane e rendit Britaninë e Madhe në mesin e vendeve me një “rrezik shumë të lartë të infektimit”, siç bën me dije DW.

Në këtë grup bënin pjesë 12 vende me përhapje të lartë të mutacionit të koronavirusit, të tilla si Brazili, India dhe Afrika e Jugut. Ata që hyjnë nga Britania e Madhe duhet të paraqesin një test negativ dhe të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë. Qytetarët gjermanë dhe të huajt që banojnë në Gjermani përjashtohen nga kjo masë./Opinion.al

Pas