Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania vendi më i preferuar për rininë e Shqipërisë

2018/01/03 at 9:40 PM
në Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Gjermania vendi më i preferuar për rininë e Shqipërisë

Gjermania vendi më i preferuar për rininë e Shqipërisë të diplomuar në mjekësi. Ambasada gjermane në Tiranë ka dhënë gjatë vitit 2017 viza pune për 3.500 qytetarë nga Shqipëria.


Në Qendrën Goethe të gjermanishtes në Tiranë, partnere e Institutit Goethe, është rritur me ritme të shpejta kërkesa për të mësuar gjuhën gjermane. Drejtorja e kësaj qendre Petra Behlke-Campos thotë për DW se numri i kursantëve është dyfishuar që nga viti 2013 , kurse numri i pjesëmarrësve në provime është trefishuar.

Ligji gjerman, që hyri në fuqi në janar të vitit 2016, sipas të cilit qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, mund të marrin leje qëndrimi për të punuar dhe jetuar legalisht në Gjermani, nëse kanë një kontratë pune me nje kompani private apo strukturë publike hapi mundësi të mëdha për të emigruar në Gjermani.

Kurse gjermanishteje për mjekë

Efekti i tij i menjëhershëm është rritja e jashtëzakonshme e kërkesave për të mësuar gjermanishten si një parakusht për të siguruar një  kontratë pune.

Burime zyrtare nga Ambasada gjermane në Tiranë pohojnë për DW se gjatë vitit 2017 kjo ambasadë ka dhënë viza pune për 3.500 qytetarë nga Shqipëria. Ligji i sipërpërmendur i shoqëruar me njoftime në mediat gjermane për  vende të lira pune, sidomos për mjekë dhe infermierë, po ushqejnë tek rinia shqiptare e diplomuar në mjekësi dëshirën për të emigruar dhe punuar në Gjermani.

Gjermania – vendi i preferuar për emigrim të ligjshëm  

Në kursin e gjermanishtes të nivelit C në Qendrën Goethe në Tiranë po zhvillohen orët e fundit të mësimit për 2017-ën. Në  janar pjesëmarrësit në këtë kurs do të japin provimin. Kush e merr do të pajiset me diplomën e gjuhës, që njihet edhe në Gjermani. Kush kërkon të emigrojë dhe përpiqet për një kontratë pune ka me këtë diplomë në dorë një armë të mirë. Në këtë kurs bisedoj me tre vetë të dipolomuar në Tiranë. Të ndryshëm, por me ëndrrën e përbashkët për të emigruar dhe punuar në mënyrë legale në Gjermani.

Nëse më shkon mbarë …

 Aurora Likani është nga Fieri dhe po specializohet si mjeke për analizat klinike-biokimike në Laboratorin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Për specializimin dyvjecar ajo paguan rreth 1000 euro në vit.

“Dua të shkoj në Gjermani sapo të marr diplomën si mjeke specialiste laboratori. Laboratori ku bëj specializimin i është dhënë vitin e kaluar një kompanie private me koncesion, e cila ofron shërbimin me fondet shtetërore, fondet publike dhe ka akses të plotë tek aparaturat dhe personeli mjekësor.

Për fat të keq, ajo që ndodh në këtë laborator është përdorimi i kiteve me cilësi të ulët për të bërë analizat, pasi kështu kompania nuk harxhon shumë para nga fondet e marra prej shtetit dhe i ngelet më shumë fitim. Por ka analiza që kërkojnë kite me cilësi të lartë. Nëse kundërshton, kompania të pushon nga puna dhe specializimi ndërpritet. Kjo më ka demotivuar shumë dhe është bërë shkas që të mendoj për të emigruar në Gjermani dhe për të kërkuar një kontratë pune në një strukturë shëndetësore gjermane. Nëse më shkon mbarë do të marr edhe familjen time, prindërit dhe vëllain dhe nuk do të kthehem në Shqipëri. Nëse nuk më shkon, mbarë do të kthehem dhe me dijet e përvojën e fituar dhe do të ngre një laborator analizash bio-kimike” tregon Aurora planet e saj.

Dua të kontribuoj për vendin tim

Ndryshe nga ajo është projektuar Romina Berellari nga Tirana.  Ajo është diplomuar në mjekësi në Universitetin Katolik italian „Zoja e Këshillit të Mirë”, diploma e të cilit njihet në Itali dhe në të gjitha vendet anëtare të BE-së. ” Kam bërë specializim në Itali por nuk kam mbetur e kënaqur.

Teknologjia është më e përparuar se në Shqipëri por mjeku specializant ngarkohet edhe me përgjegjësi të tjera dhe ka pagën shumë të ulët, 1.200 euro. Dua të shkoj në Gjermani dhe të specializohem për mjeke dermatologe ose kirurge. Familja do të më mbështesë financiarisht. Pasi të specializohem dua të kthehem në Shqipëri, të kontribuoj këtu, në vendin tim”.

Në Gjermani në mënyrë të ligjshme

Edhe Johan Haviari nga Tirana është diplomuar në Universitetin Katolik „Zoja e Këshillit të Mirë” dhe ka studiuar atje për 6 vjet. “Prindërit e mi kanë bërë një sakrificë të jashtëzakonshme duke paguar një tarifë prej 4. 500 eurosh për çdo vit akademik. Kur isha student vajta tre muaj në  Këln dhe më pëlqeu shumë mjedisi i punës dhe sjellja e mjekëve. Pres të jap provimin e gjuhës në janar dhe të aplikoj për të bërë specializimin në kirurgji të përgjithshme në Këln. Për mua sistemi shëndetësor në Shqipëri është i pareformuar.

Nëse bën specializim duhet të punosh 10 orë në ditë, edhe të shtunave, me një page prej 270 euro në muaj, të paguash edhe 1000 euro në vit tarifë për specializimin. Pas specializimit, Ministria e Shëndetësisë, të cakton vendin e punës. Nëse nuk shkon, të hedhin në gjyq. Funksionon ende nepotizmi, lidhjet familiare dhe miqësore, gjë që është një problem i madh.  E kam vendosur të shkoj në Gjermani dhe të specializohem për kirurgji të përgjithshme. Dua të jetoj dhe punoj në Gjermani në mënyrë të ligjshme. Në Shqipëri ndofta kthehem pas 20 vitesh, ndofta jo” – thotë Johani.

 Dukuri pozitive?

Qeveria e Tiranës e konsideron dukuri pozitive emigrimin e ligjshëm të rinisë së shkolluar në universitetet vendase. Dija dhe përvoja e tyre në vende në avanguardë si Gjermania i vlen zhvillimit të vendit, nëse një pjesë e tyre do të kthehet. Nga ana tjetër ky emigrim frenon emigrimn e parregullt dhe azil kërkimin, që mbetet ende problem./DW

Etiketa: gjermaniate rinjte shqiptarevendi me i preferuar


Ju sugjerojmë

PS fitoi 19 mandate në Tiranë,Manastirliu:Besimin e qytetarëve do ta kthejmë në punë
Kryesore

PS fitoi 19 mandate në Tiranë,Manastirliu:Besimin e qytetarëve do ta kthejmë në punë

13 Maj, 2025 9:13 pm
A ka një mesazh për Bardhin? Balluku: Ia kam lënë Zegjinesë, e meriton
Kryesore

A ka një mesazh për Bardhin? Balluku: Ia kam lënë Zegjinesë, e meriton

13 Maj, 2025 9:00 pm
Janë në listat e mbyllura, ja emrat e kandidatëve që fituan karrigen në Kuvend
Kryesore

Janë në listat e mbyllura, ja emrat e kandidatëve që fituan karrigen në Kuvend

13 Maj, 2025 7:43 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Giorgia Meloni uron kryeministrin Rama për fitoren
Bota

Zgjedhjet e 11 Majit, Giorgia Meloni uron kryeministrin Rama për fitoren

13 Maj, 2025 7:24 pm
Një mandat në qarkun e Fierit? Lapaj: Jemi pranë fitores!
Kryesore

Një mandat në qarkun e Fierit? Lapaj: Jemi pranë fitores!

13 Maj, 2025 7:09 pm
Mbyllet votimi në Finiq, socialistët marrin më shumë vota se forcat e tjera politike
Kryesore

Zgjedhjet në Shqipëri, reagon BE: Palët nuk garonin në kushte të barabarta

13 Maj, 2025 5:27 pm
Zbardhet axhenda e Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj
Kryesore

Zbardhet axhenda e Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj

13 Maj, 2025 5:13 pm
KAS pranoi kërkesën e PS, reagon PD-ja: Votat e Greqisë janë të manipuluara
Kryesore

KAS pranoi kërkesën e PS, reagon PD-ja: Votat e Greqisë janë të manipuluara

13 Maj, 2025 4:50 pm
KZAZ merr vendimin pas debatit të Shehajt, votat e ‘Mundësisë’ shpallen të vlefshme
Aktualitet

KZAZ merr vendimin pas debatit të Shehajt, votat e ‘Mundësisë’ shpallen të vlefshme

13 Maj, 2025 4:40 pm
Presidenti i KE: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para vitit 2030
Aktualitet

Presidenti i KE: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para vitit 2030

13 Maj, 2025 4:15 pm
Para
Xhufi: Ja kur filloi islamizimi i Shqipërisë!

Xhufi: Ja kur filloi islamizimi i Shqipërisë!

E fundit/Aksident i rëndë në Rinas, vdes këmbësorja

Aksident tragjik, vdes një grua dhe plagosen disa të tjerë

A ka ndonjë idealist Shqipëria?

Përgjimet audio/ Befason deputeti i PD: Habilajt shfaqen më me ndërgjegje se Rama dhe Tahiri
















TE FUNDIT

PS fitoi 19 mandate në Tiranë,Manastirliu:Besimin e qytetarëve do ta kthejmë në punë

PS fitoi 19 mandate në Tiranë,Manastirliu:Besimin e qytetarëve do ta kthejmë në punë
13 Maj, 2025

Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare në shkollën “Sami Frashëri” në kryeqytet, drejtuesja politike e...

Lexo më shumë

A ka një mesazh për Bardhin? Balluku: Ia kam lënë Zegjinesë, e meriton

A ka një mesazh për Bardhin? Balluku: Ia kam lënë Zegjinesë, e meriton
13 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për Fierin, Belinda Balluku ka dhënë një prononcim për mediat nga KZAZ-ja ku po bëhet...

Lexo më shumë

Costa: Shqetësuese veprimet ndarëse të Republikës Sërpska

Costa: Shqetësuese veprimet ndarëse të Republikës Sërpska
13 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, gjatë një vizite në Sarajevë më 13 maj, shprehu shqetësim për siç i quajti...

Lexo më shumë

PS merr Kombinatin, Blendi Gonxhe: Jemi rritur, morëm 54.5% të votave!

PS merr Kombinatin, Blendi Gonxhe: Jemi rritur, morëm 54.5% të votave!
13 Maj, 2025

Njësia bashkike e Kombinatit në kryeqytet ka përfunduar procesin e numërimit të votës për zgjedhjet parlamentare, ku ka triumfuar Partia...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com