Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania të kompensojë vendet që humbasin fuqinë punëtore?

2022/09/04 at 2:42 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Gjermania të kompensojë vendet që humbasin fuqinë punëtore?

Vendet e Ballkanit e ato europianolindore janë rezervuarë të fuqisë së lirë punëtore për Gjermaninë, që sot mungon në vendet origjinë. Mbi këtë fenomen të migracionit të punës u fol gjerësisht në kongresin e Renovabis.


Me një “Apel të Mynihut” që kërkon organizimin më të mirë dhe përmirësimin e e migracionit të punës në Gjermani përfundoi kongresi ndërkombëtar i i 26-të i Renovabis, organizatës humanitare “Aksioni i Solidaritetit të Katolikëve Gjermanë me njerëzit në Europën Qendrore dhe Lindore”, i zhvilluar në Mynih (31.08-01.09). 200 pjesëmarrësit nga 20 vende të ndryshme në kongres iu kushtuan shanseve që hap punësimi për qytetarët nga Ballkani dhe Europa lindore e qendrore, por edhe pasojave negative që lidhen me të.

1,7 milionë persona nga Europa Lindore e Juglindore punojnë në Gjermani me kontratë të rregullt, duke plotësuar kështu nevojat e tregut  gjerman të punës dhe duke kryer punë që shpesh nuk janë të preferuara nga gjermanët. Pa këtë fuqi të huaj punëtore në Gjermani do të kishin pësuar kolaps disa degë të ekonomisë dhe kujdesit social. Por krahas tyre ka edhe një numër të lartë të punësuarve të parregullt ose ilegalë që shfrytëzohen dhe që paguhen keq. Sidomos në sektorin e kujdesit shëndetësor për të moshuarit ka një numër të madh të të punësuarve nga Europa lindore e juglindore. Shumë punojnë në 24 orë në kujdes shtëpiak për të moshuarit, në një formë gjysmë legale. Mbi efektin e migracionit mobil u diskutua nga ekspertë të Renovabis në ditët e kongresit dhe u kërkuar më shumë mbrojtje ligjore për të punësuarit. Në “Apelin e Mynihut” organizatorët vunë theksin, se migracioni i punës është një detyrë e përgjithshme shoqërore.

Pasojat e emigracionit për familjet në vend

Start drejt një jete më të mirë në Gjermani? Shumë ëndrra realizohen, por ka edhe një problematikë tjetër, pak të prekur në shoqëri, e cila zuri vend në kongresin e Renovabis; pasoja që sjell migracioni i punësimit tek familjet e migrantëve. Nëse një burrë apo grua largohet të punojë jashtë për një kohë të caktuar, pas lihen fëmijë e familje, që duhet të përballen me situatën që nuk është e lehtë për të dyja palët. Motra franziskane Relindis Vossel në misionin e Renovabis në Delvinë përshkroi përvojën e saj nga Shqipëria. “Shqipëria është një vend që i habit turistët”, rrëfen Vossel, sipas dpa. Ata shohin rrugë të mira, shumë shtëpi të reja dhe të bukura të ndërtuara, resorte pushimesh me plazhe të mrekullueshme. Por ajo që ata nuk shohin është përditshmëria e njerëzve, e atyre që kanë mbetur aty, që nuk kanë shkuar në perëndim, e fëmijëve dhe pleqve. Në pikën më jugore të vendit sipas statistikës, dy të tretat e qytetarëve e kërkojnë fatin jashtë, sipas Vossel.

Motra franziskane Relindis Vossel që e njeh mirë këtë përdtishmëri në Shqipëri përshkroi në kongres pasojat për ata që kanë mbetur pas. Ato për një 10-vjeçar që e rrit gjyshja, sepse prindërit janë ndarë. Ai troket tek qendra e misionit franziskan dhe pyet nëse “mundet që vitin e ardhshëm të vijë për ndihmë për detyrat e shtëpisë”. Ndërsa një ish-drejtor gjimnazi 80-vjeçar ankohet se i ikën dëshira të luajë shah, sepse nuk ka më kundërshtarë. Në shtëpi ai është i ngarkuar me detyrën e kujdesit për bashkëshorten e sëmurë. Të dy fëmijët jetojnë jashtë dhe kontakti është i rrallë.

Kompensim për vendet që humbasin fuqinë punëtore

Renovabis kërkon nga politika që përmirësojë kushtet e migracionit të punësimit, si për të ardhurit në Gjermani, por edhe për vendet origjinë, që tani duhet të luftojnë me largimin e fuqisë punëtore. Në Apelin e Mynihut të Renovanis kërkohet që krahas strategjisë për tërheqjen e fuqisë punëtore t’u jepet një kompensim financiar dhe social vendeve që kanë humbje të fuqisë punëtore. Drejtori i Renovabis, Thomas Schwartz është shprehur se qeveria gjermane duhet që atyre vendeve nga vjen fuqia punëtore, t’u japë një kompensim financiar për shkollimin. Këto vende humbasin fuqinë punëtore për të cilën është investuar, humbasin potencial të rëndësishëm për ekonominë e tyre, aftësinë konkurruese. Jo pak rajone në Shqipëri, Ballkan e vende të tjera europianolindore janë shkretuar, për shkak të emigracionit masiv.

Studiuesi i migracionit, Tado Juric solli shembullin e Kroacisë, që ka investuar 18 miliardë euro në shkollimin  e punëtorëve, të cilët sot janë larguar e punojnë në Gjermani. Për të mbajtur më shumë njerëz në vend mund të përdoren metoda të reja si telepunësimi apo home-office, kërkon studiuesi. Po ashtu në kongres u theksua, se ka rëndësi që këta njerëz që kontribuojnë për mirëqenien ekonomike të Gjermanisë të marrin respektin e duhur, mirënjohjen dhe vlerësimin e shoqërisë gjermane./DW



Ju sugjerojmë

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
Bota

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

14 Qershor, 2025 11:07 pm
Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
Kronikë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

14 Qershor, 2025 10:48 pm
Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
Sport

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

14 Qershor, 2025 10:34 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

14 Qershor, 2025 9:49 pm
Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm
Aktualitet

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm

14 Qershor, 2025 9:21 pm
SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit
Bota

SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit

14 Qershor, 2025 9:17 pm
Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian
Sport

Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian

14 Qershor, 2025 9:16 pm
Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran
Sport

Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran

14 Qershor, 2025 8:36 pm
Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t
Bota

Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t

14 Qershor, 2025 8:02 pm
Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj
Bota

Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj

14 Qershor, 2025 7:33 pm
Para
Vlorë/ Shkelën Kodin e Etikës me turistin e dehur, pezullohen dy policët

Vlorë/ Shkelën Kodin e Etikës me turistin e dehur, pezullohen dy policët

Kosovë/Ministrja e Drejtësisë për rastin e 11-vjeçares: Do ketë shkarkime të tjera

Kosovë/Ministrja e Drejtësisë për rastin e 11-vjeçares: Do ketë shkarkime të tjera

Dialogu me Kosovën/ Scholz e Macron letër Vuçiç: Gatishmëri për vendime të vështira

Dialogu me Kosovën/ Scholz e Macron letër Vuçiç: Gatishmëri për vendime të vështira
















TE FUNDIT

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
14 Qershor, 2025

Irani njoftoi sot se ka lëshuar të paktën 100 raketa si sulm hakmarrës dhe kundërpërgjigje ndaj Izraelit mbrëmjen e sotme...

Lexo më shumë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
14 Qershor, 2025

Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur Italinë. Një grua 45-vjeçare me origjinë shqiptare është vrarë brutalisht me thikë të shtunën...

Lexo më shumë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
14 Qershor, 2025

Rino Gattuso pritet të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, dëshiron...

Lexo më shumë

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
14 Qershor, 2025

Ka mbërritur në Gjykatën e Lartë rekursi i paraqitur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Siç shihet edhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com