Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania synon marrëveshje me talebanët për dëbimin e emigrantëve

2025/07/03 at 1:49 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjermania synon marrëveshje me talebanët për dëbimin e emigrantëve

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt, ka deklaruar se dëshiron të negociojë një marrëveshje të drejtpërdrejtë me talibanët për pranimin e emigrantëve afganë që dëbohen nga Gjermania, tha ai në një intervistë për revistën Focus. Në gusht, Gjermania rifilloi dëbimin e personave me shtetësi afgane që janë dënuar për vepra penale, pasi i kishte pezulluar dëbimet pas marrjes së pushtetit nga talibanët në gusht të vitit 2021.

Këto dëbime u realizuan me ndihmën e “partnerëve rajonalë kyç”, sipas autoriteteve gjermane. Gjermania nuk e njeh qeverinë e talibanëve si legjitime dhe nuk ka marrëdhënie diplomatike zyrtare me të.

“Ideja ime është që të arrijmë marrëveshje drejtpërdrejt me Afganistanin për të mundësuar kthimet,” tha Dobrindt në intervistën e publikuar online të mërkurën në mbrëmje.

“Ende kemi nevojë për palë të treta që të zhvillojnë bisedimet me Afganistanin. Kjo nuk mund të mbetet një zgjidhje e përhershme,” shtoi politikani nga CSU-ja konservatore, partia motër bavareze e CDU-së së kancelarit Friedrich Merz.

Merz ka premtuar se do të dëbojë persona drejt Afganistanit dhe Sirisë, do të ndalë programet e pranimit të refugjatëve për ish-punonjësit lokalë të agjencive gjermane në Afganistan dhe do të pezullojë bashkimet familjare, si pjesë e platformës zgjedhore të konservatorëve. Migracioni ishte një çështje kyçe në zgjedhjet kombëtare të shkurtit, pas rritjes të së djathtës ekstreme dhe disa sulmeve të profilit të lartë nga emigrantë.

Në intervistë, Dobrindt tha se Gjermania është gjithashtu në kontakt me Sirinë, ku një qeveri islamiste ka marrë pushtetin pas rrëzimit të liderit veteran Bashar al-Asad në dhjetor, për të arritur një marrëveshje për dëbimin e kriminelëve me shtetësi siriane. Sirianët dhe afganët janë dy grupet më të mëdha të kërkuesve të azilit në Gjermani, me 76,765 aplikime nga sirianët dhe 34,149 nga afganët gjatë vitit 2024, sipas të dhënave të zyrës federale për migracionin. REL

Ju sugjerojmë

Me 41,2 gradë/Japonia regjistron temperaturën më të lartë të ajrit
Bota

Me 41,2 gradë/Japonia regjistron temperaturën më të lartë të ajrit

30 Korrik, 2025 9:59 pm
Rama për revistën gjermane: Po negociojmë për Sazanin, projekti duket premtues
Aktualitet

Rama për revistën gjermane: Po negociojmë për Sazanin, projekti duket premtues

30 Korrik, 2025 9:40 pm
Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRRE për liberalizimin e tregut të energjisë
Rajoni

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRRE për liberalizimin e tregut të energjisë

30 Korrik, 2025 9:28 pm
Fëmijëria, sulmi i ’97 dhe politika/Edi Rama tregon historinë e tij për Zeit Magazin
Aktualitet

Fëmijëria, sulmi i ’97 dhe politika/Edi Rama tregon historinë e tij për Zeit Magazin

30 Korrik, 2025 9:07 pm
Kritikët e Kremlinit: Zvicra ka mikëpritur “kriminelë të luftës” nga Rusia
Bota

Kritikët e Kremlinit: Zvicra ka mikëpritur “kriminelë të luftës” nga Rusia

30 Korrik, 2025 8:47 pm
Lapaj tregon arsyet në ‘Opinion’ pse Dashnor Sula nuk u fut në listat e “Shqipëria Bëhet”
Aktualitet

“Do vijë dita…”/Lapaj pas vendimit të KAS: Ne si kulak, PSD-së i kalojnë të gjitha!

30 Korrik, 2025 8:30 pm
Kodi i ri Penal, avokati Jordan Daci: Nëse miratohet, jemi një hap larg burgut
Aktualitet

Kodi i ri Penal, avokati Jordan Daci: Nëse miratohet, jemi një hap larg burgut

30 Korrik, 2025 8:17 pm
Zyrtari izraelit: Izraeli “mund të aneksojë pjesë të Gazës”
Bota

Zyrtari izraelit: Izraeli “mund të aneksojë pjesë të Gazës”

30 Korrik, 2025 8:02 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike/ Rama: 31 korriku afati i fundit, penalizime për të…

30 Korrik, 2025 7:35 pm
Republika Çeke ndalon propagandën komuniste
Bota

Republika Çeke ndalon propagandën komuniste

30 Korrik, 2025 7:16 pm
Para
Goditet grupi i Suel Çelës, SPAK i sekuestron mbi 4 mln € pasuri në Itali.Zbulohet..

Goditet grupi i Suel Çelës, SPAK i sekuestron mbi 4 mln € pasuri në Itali.Zbulohet..

“Votat për princeshën e burgjeve,Sara Mila”/Berisha:Komisionerët votuan gjithë ditën

Berisha: Njohëm me prova e fakte asamblenë e OSBE dhe EPP për farsën e 11 majit

Rama kërkon shkarkimin e menjëhershëm të drejtorëve në bashkinë Vlorë

Rama kërkon shkarkimin e menjëhershëm të drejtorëve në bashkinë Vlorë

TE FUNDIT

Me 41,2 gradë/Japonia regjistron temperaturën më të lartë të ajrit

Me 41,2 gradë/Japonia regjistron temperaturën më të lartë të ajrit
30 Korrik, 2025

Në qytetin Tanba të prefekturës Hyogo në Japoni, temperaturat arritën në 41,2 gradë Celsius, duke thyer rekordin e mëparshëm prej...

Lexo më shumë

Rama për revistën gjermane: Po negociojmë për Sazanin, projekti duket premtues

Rama për revistën gjermane: Po negociojmë për Sazanin, projekti duket premtues
30 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, ka dhënë detaje të rëndësishme mbi projektet e investimeve në...

Lexo më shumë

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRRE për liberalizimin e tregut të energjisë

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRRE për liberalizimin e tregut të energjisë
30 Korrik, 2025

Gjykata Komerciale e Kosovës ka pezulluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), që parasheh daljen e bizneseve në...

Lexo më shumë

Fëmijëria, sulmi i ’97 dhe politika/Edi Rama tregon historinë e tij për Zeit Magazin

Fëmijëria, sulmi i ’97 dhe politika/Edi Rama tregon historinë e tij për Zeit Magazin
30 Korrik, 2025

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka dhënë një intervistë ekskluzive për revistën gjermane Zeit Magazin, ku rrëfen rrugëtimin e tij...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com