Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania si lokacion biznesi më pak i kërkuar

2023/01/17 at 8:13 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjermania si lokacion biznesi më pak i kërkuar

Gjermania ka zbritur nga fundi i listës së vendeve tërheqëse të biznesit dhe vështirë se mund të vazhdojë të konkurrojë me vendet si SHBA dhe Skandinavia. Çfarë po bëjnë më mirë vendet e tjera?


Gjermania ka humbur atraktivitetin e saj si lokacion biznesi. Në renditjen e publikuar nga Qendra për Kërkime Ekonomike Evropiane (ZEW) të hënën, Republika Federale e Gjermanisë ka rënë me katër vende dhe tani renditet në vendin e 18-të nga 21 vende të krahasuara. Çmimet e larta të energjisë dhe rregulloret e pafavorshme për kompanitë patën një efekt veçanërisht negativ. Ekspertët e vlerësojnë si të keqe edhe barrën e lartë tatimore, edhe pse në këtë fushë ka pasur përmirësime.

“Gjermania si një vend industrial ka humbur shumë nga cilësia e saj,” thotë Rainer Kirchdörfer, kreu i Fondacionit të Biznesit Familjar. Sidomos çmimet e larta të energjisë, për të cilat ne mund të bëjmë pak, duhet të japin një nxitje për të përmirësuar kushtet e tjera kornizë për investime.

Sipas ZEW, një avantazh i madh për Gjermaninë si vend biznesi është borxhi relativisht i ulët i shtetit dhe i familjeve private. Kjo i jep shtetit mundësinë të reagojë ndaj krizave. Por edhe këtu Republika Federale “e cila dikur ishte në një pozitë të mirë, tani ka rënë në mesfushë”, sqarojnë ekspertët.

Kritika ndaj politikës së tatimeve

Fondacioni për Bizneset Familjare, i cili publikon këtë studim, ka bërë thirrje veçanërisht për uljen e taksave. “Kur bëhet fjalë për barrën tatimore për bizneset familjare, Gjermania vazhdon të jetë e parafundit”, shpjegoi fondacioni. Sipas ZEW, Gjermania ka rënë në këtë fushë me reformën e tatimit mbi trashëgiminë e vitit 2016 dhe nuk është rikuperuar që atëherë për shkak të “pasivitetit të vazhdueshëm të politikës tatimore gjermane ndër vite”.

“Edhe raporti mes kostos së punës dhe produktivitetit tregon një trend të pafavorshëm në krahasim me konkurrencën”, theksojnë sipërmarrësit familjarë. Megjithatë, ZEW thekson zhvillimin e përgjithshëm pozitiv të rezultateve të PISA si një anë e mirë e aseteve gjermane.

Në përgjithësi, pozicioni i Gjermanisë jep “arsye të konsiderueshme për shqetësim”, shpjegoi ZEW. “Në një krahasim ndërkombëtar, bizneset familjare në Gjermani ballafaqohen me taksa më të larta, me ngarkesa më të larta rregullatore si dhe kosto më të larta të energjisë, sesa në shumicën e vendeve të tjera.” Infrastruktura dhe institucionet vazhdojnë të vlerësohen pozitivisht, por edhe më tej janë dukshëm më keq se në vendet më të vogla si Zvicra apo Danimarka.

Cilat vende renditen më mirë?

Në renditje, Gjermania është tani pak pas Francës. Vetëm Hungaria, Spanja dhe Italia janë në pozitë më të keqe. Kompanitë në SHBA, Kanada, Suedi dhe Zvicër kanë kushtet më të mira për biznes. Për sa i përket pikëve, Austria dhe Holanda humbën edhe më shumë pikë se Gjermania. Ato kanë probleme në fushën e rregullimit dhe energjisë. Japonia dhe Suedia janë përmirësuar më së shumti.

SHBA shquhet me vlerësime të mira për faktorët e vendndodhjes për energjinë e lirë dhe rregullimin miqësor ndaj biznesit. Megjithatë, ZEW thekson inflacionin e lartë si një faktor rreziku: Presioni mbi çmimet dhe mbi pagat është veçanërisht i lartë në SHBA, e këtu duhet shtuar edhe dollari i fortë.

Megjithatë, duhet pasur parasysh gjithashtu se shtetet në vendet nga 14 deri në 19 janë shumë afër njëra-tjetrës. Por nuk ka shenja të një përmirësimi të gjendjes në renditjen e Gjermanisë.

Në disa studime të tjera të bëra kohët e fundit ka pasur vlerësime më pak pesimiste. Rënia e frikshme e investimeve të huaja në Gjermani në vitin 2022 nuk ndodhi. Në disa çështje, siç është hapja e selive të kompanive, gjërat duken madje më mirë se në vitin 2021, thotë Robert Hermann, drejtor menaxhues i Agjencisë Federale të Zhvillimit të Biznesit (Germany Trade & Invest – GTAI). Në vitin 2021, gjithsej 1.806 kompani të huaja kanë hapur në Gjermani degët e tyre – që është një rritje prej shtatë për qind./ DW



Ju sugjerojmë

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
-U tha në Opinion

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

9 Qershor, 2025 10:48 pm
“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
Aktualitet

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

9 Qershor, 2025 10:27 pm
Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
Sport

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

9 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Para
Kosova në fushatë për të mbrojtur njohjet

Kosova në fushatë për të mbrojtur njohjet

Moti i keq në Shkodër, bllokohet rruga e Prekalit pas rrëshqitjes së gurëve dhe dherave

Moti i keq në Shkodër, bllokohet rruga e Prekalit pas rrëshqitjes së gurëve dhe dherave

Ndalohet përdorimi i flamujve rusë dhe bjellorusë në turneun e tenisit

Ndalohet përdorimi i flamujve rusë dhe bjellorusë në turneun e tenisit
















TE FUNDIT

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
9 Qershor, 2025

Padyshim, momenti më i lumtur për çdo njeri, është ai kur bëhet prind. Ermal Hasimja ndau sonte në “Opinion” pikërisht...

Lexo më shumë

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
9 Qershor, 2025

Në shkurt të këtij viti, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë nga Lushnja. Bexhet Vrapi, tregoi se kunati i tij, që...

Lexo më shumë

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
9 Qershor, 2025

Dy ditë pas ndeshjes në Shqipëri që përfundoi pa gola, Federata Serbe e Futbollit ka publikuar një deklaratë për ditët...

Lexo më shumë

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
9 Qershor, 2025

Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com