Qeveria gjermane ka vendosur të shpallë non grata 40 diplomatë rusë.
Kështu ka bërë të ditur ministrja e Jashtme Annalena Baerbock.
“Këta janë njerëz që kanë punuar çdo ditë këtu në Gjermani kundër lirisë sonë dhe kundër kohezionit të shoqërisë sonë”, tha DPA. “Ne nuk do ta tolerojmë më këtë.” Vendimi iu komunikua ambasadorit rus Sergei Nethayev të hënën pasdite./Opinion.al