Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania shënon rekord viktimash nga COVID-19

2020/12/16 at 10:07 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjermania shënon rekord viktimash nga COVID-19

Për herë të dytë brenda një viti Gjermania kufizon fort jetën publike. Se sa serioze është gjendja e pandemisë e tregon shifra e vdekjeve të mërkurën. Jens Spahn premton ndërkohë transparencë maksimale për vaksinën.

Seriozitetin e gjendjes së pandemisë në Gjermani e bën të qartë një shifër: Zyrat e Shëndetësisë i kanë njoftuar Institutit Robert Koch 952 të vdekur në ditë. Shifra më e lartë deri më tani ka qenë në 598 vetë. Që nga fillimi i pandemisë në Gjermani kanë humbur jetën 23.427 vetë me ose nga COVID-19. Edhe numri i infektimeve të reja është shqetësues, vlera ditore arrin 27.728 vetë. Këto janë 7000 raste më shumë se të mërkurën e kaluar.

Lockdown i dytë

Për të kufizuar përhapjen e pakontrolluar të virusit, nga e mërkura në Gjermani hyjnë në fuqi kufizime të forta të jetës publike që u vendosën në fundjavë në takimin e kancelares Merkel me kryeministrat e landeve federale. Nga 16 dhjetori deri në 10 janar do të mbyllen të gjitha dyqanet, përjashtime ka për ato dyqane që janë të nevojshme për nevojat e përditshme. Shkollat mbyllen, dhe nuk ka detyrim për prezencë në shkollë. Kopshtet janë mbyllur dhe ofrohet kujdestari vetëm në raste nevoje. Edhe parukeri e shërbime të tjera mbyllen. Rregulla të forta vlejnë edhe për takimet private. Maksimumi lejohen të takohen 5 persona nga dy familje. Fëmijët deri në 14 vjeç nuk llogariten. Vetëm nga 24-26 dhjetor ka një rregullore të posaçme, ku lejohet që në rrethin familjar takime me katër vetë që vijnë nga familje të tjera. Megjithatë rregullat konkrete varen nga landet federale, që lëshojnë vetë rregulloret e posaçme të COVID-19.

Të mos kemi iluzione

Më 5 janar landet dhe federata do të takohen sërish për të parë ecurinë e gjendjes. Së fundmi kancelarja Merkel kishte theksuar, se janari dhe shkurti do të jenë muaj shumë të vështirë pandemie. “Këtu nuk duhet të kemi iluzione”, ka thënë Merkel. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn theksoi, se të gjithë qytetarët do të kenë mundësinë pas vaksimit me Corona të japin shpejt përmes një aplikacioni efektet anësore që kanë ndjerë. “Ne do ta bëjmë këtë shumë, shumë transparente”, tha Spahn. Kjo vlen si për vaksinat, edhe për kohën pas tyre. “Besimi është gjëja më e rëndësishme tek vaksinimi.”

Autoriteti Europian i Mjekësisë, EMA bëri të ditur të martën, se parashikon të publikojë vlerësimin për vaksinën e firmës Biontech-Pfizer që të martën, pra tetë ditë para planifikimit. Formalisht këtë duhet ta miratojë edhe Komisioni Europian, por ky është një proces i shkurtër që mund të kryhet brenda një dite. Më pas mund të fillojë vaksinimi./ DW

Etiketa: COID-19gjermaniviktima

Ju sugjerojmë

Kërkesa për pagat, Rama-gjyqtarëve: Jeni të pavarur, por a jeni të paanshëm?
Aktualitet

Kërkesa për pagat, Rama-gjyqtarëve: Jeni të pavarur, por a jeni të paanshëm?

4 Shkurt, 2026 9:15 am
Pagat, Rama:Gjyqtarët si parti politike, veçoj SPAK që nuk i është bashkuar kërkesës
Aktualitet

Pagat, Rama:Gjyqtarët si parti politike, veçoj SPAK që nuk i është bashkuar kërkesës

4 Shkurt, 2026 9:11 am
I dha Jeffrey Epstein të dhëna qeveritare, nisin hetimet ndaj ish-ministrit britanik
Bota

I dha Jeffrey Epstein të dhëna qeveritare, nisin hetimet ndaj ish-ministrit britanik

4 Shkurt, 2026 8:41 am
Vritet djali i ish-liderit të Libisë Muammar Gaddafi
Bota

Vritet djali i ish-liderit të Libisë Muammar Gaddafi

4 Shkurt, 2026 8:38 am
Rekomandimi i mediave të huaja, çfarë mund të vizitoni në Shqipëri
Aktualitet

Rekomandimi i mediave të huaja, çfarë mund të vizitoni në Shqipëri

4 Shkurt, 2026 8:34 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

4 Shkurt, 2026 8:32 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

4 Shkurt, 2026 8:32 am
Vlora sërish pa drita, punimet për investimin në rrjetin e ujësjellësit shkëpusin…
Aktualitet

Vlora sërish pa drita, punimet për investimin në rrjetin e ujësjellësit shkëpusin…

3 Shkurt, 2026 10:33 pm
Pas identifikimit të viktimave, hiqen mijëra dokumente të Epstein
Bota

Pas identifikimit të viktimave, hiqen mijëra dokumente të Epstein

3 Shkurt, 2026 9:16 pm
Salianji “këshillon” PD për “Territorialen”:Shkoni në Komision me propozime konkrete
Politikë

Salianji “këshillon” PD për “Territorialen”:Shkoni në Komision me propozime konkrete

3 Shkurt, 2026 8:26 pm
Para
Arrestohen 7 persona në Tiranë, akuzat

Arrestohen 7 persona në Tiranë, akuzat

Aleati i Trumpit uron Bidenin për fitoren në zgjedhje

Aleati i Trumpit uron Bidenin për fitoren në zgjedhje

Vrasja në Rrëshen/ Autorët e vëzhguan, Anton Keli eci i plagosur 40 metra

Vrasja në Rrëshen/ Autorët e vëzhguan, Anton Keli eci i plagosur 40 metra

TE FUNDIT

Kërkesa për pagat, Rama-gjyqtarëve: Jeni të pavarur, por a jeni të paanshëm?

Kërkesa për pagat, Rama-gjyqtarëve: Jeni të pavarur, por a jeni të paanshëm?
4 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama u tha gjyqtarëve në një mesazh publik përmes llogarisë së tij në Facebook se falë qeverisë socialiste...

Lexo më shumë

Pagat, Rama:Gjyqtarët si parti politike, veçoj SPAK që nuk i është bashkuar kërkesës

Pagat, Rama:Gjyqtarët si parti politike, veçoj SPAK që nuk i është bashkuar kërkesës
4 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish gjyqtarët lidhur me kërkesën e tyre për rritje pagash, duke e cilësuar reagimin e...

Lexo më shumë

I dha Jeffrey Epstein të dhëna qeveritare, nisin hetimet ndaj ish-ministrit britanik

I dha Jeffrey Epstein të dhëna qeveritare, nisin hetimet ndaj ish-ministrit britanik
4 Shkurt, 2026

Policia Metropolitane e Londrës ka nisur një hetim penal ndaj Peter Mandelson, ish-ministër i qeverisë laburiste dhe ish-ambasador i Mbretërisë së...

Lexo më shumë

Vritet djali i ish-liderit të Libisë Muammar Gaddafi

Vritet djali i ish-liderit të Libisë Muammar Gaddafi
4 Shkurt, 2026

Saif al-Islam Gaddafi, djali i ish-liderit të Libisë, Muamar Gaddafi, është vrarë në Libi. Ahmed Khalifa, një korrespondent i Al...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com