Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania sërish kundër ndryshimit të kufijve Kosovë – Serbi

2018/09/04 at 8:57 AM
në Bota, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjermania sërish kundër ndryshimit të kufijve Kosovë – Serbi

Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, tha të hënën së ndryshimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të zgjidhë asnjë problem, ndërsa mund të nxisë tensione etnike.


Në një postim në rrjetin twitter ai u bëri jehonë qëndrimeve kundërshtuese të Gjermanisë ndaj ideve për korrigjimin e kufirit si rrugë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Të dashur miq në Kosovë dhe Serbi, rishkrimi i kufijve nuk do të zgjidhë asnjë problem. Një veprim i tillë do të hapte kutinë e Pandorës të armiqësive etnike. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është thjesht shumetnike, shumëfetare dhe shumkulturore. E bashkuar në diversitet, kjo është Evropa“, shkroi ministri tha Roth.

Edhe një pjesë e ministrave të vendeve të Bashkimit Evropian janë shprehur kundër ideve të tilla, ndërsa kanë mbështetur vazhdimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Mogherini: Mundësi për marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Nogherini tha të hënën se ekziston mundësia që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre deri në vitin e ardhshëm, kur mbahen edhe zgjedhjet në Bashkimin Evropian.

Gjatë fjalimit të saj në konferencën e ambasadorëve të Bashkimit Evropian, zonja Mogherini tha se “mendoj që ekziston shansi që presidentët (Aleksandër) Vuçiç dhe (Hashim) Thaçi, të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse, detyruese e ligjore për normalizimin e marrëdhënieve që do të jetë në tërësi në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe që do të ndihmonte stabilizimin e gjithë rajonit”, tha ajo duke theksuar se vitin e ardhshëm “bëhen 20 vjet që nga lufta në Kosovë dhe është koha që t’i jepet fund atij konflikti”.

Lufta e vitit 1999 mori fund më ndërhyrjen e NATO-së për t’u dhënë fund mizorive të forcave serbe në Kosovë. Nëntë vjet pas luftës, Kosova shpalli pavarësinë e saj me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian. Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e saj.

Të dyja vendet janë përfshirë në diskutime të brendshme rreth ideve të presidentëve të tyre që kanë kërkuar mbështetje për arritjen e një marrëveshjeje që mund të përfshijë edhe korrigjimin e kufirit.

Qëndrimet janë të ndara edhe në komunitetin ndërkombëtarë midis atyre që do të pranonin një marrëveshje të tillë dhe atyre që druajnë se prekja e kufijve, mund të ripërtërijë armiqësitë në rajonin e Ballkanit Perëndimorë. /VOA

Etiketa: gjermaniakufijte kosove-serbikunder ndryshimit


Ju sugjerojmë

Macron u bën thirrje partive me “vlera republikane” ta formojnë Qeverinë e re
Bota

Presidenti francez: Parisi do ta njohë Palestinën si shtet!

24 Korrik, 2025 10:31 pm
‘Ku po e udhëheq Meloni Evropën?’, kryeministrja italiane në kopertinën e ‘TIME’
Bota

‘Ku po e udhëheq Meloni Evropën?’, kryeministrja italiane në kopertinën e ‘TIME’

24 Korrik, 2025 9:35 pm
Deklarata e ministrit izraelit: Gaza duhet të zhduket!
Bota

Deklarata e ministrit izraelit: Gaza duhet të zhduket!

24 Korrik, 2025 9:19 pm
Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë
Bota

Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë

24 Korrik, 2025 9:07 pm
Pallati i Kongreseve do të rijetëzohet, së shpejti kalon në pronësi të MEKI-t
Aktualitet

Pallati i Kongreseve do të rijetëzohet, së shpejti kalon në pronësi të MEKI-t

24 Korrik, 2025 8:35 pm
Kurbin/U fut për tu larë në Luginën e Patokut, gjendet trupi i pajetë i 15-vjeçarit
Aktualitet

Kurbin/U fut për tu larë në Luginën e Patokut, gjendet trupi i pajetë i 15-vjeçarit

24 Korrik, 2025 7:53 pm
Mediat ndërkombëtare i bëjnë thirrje Izraelit të lejojë qasjen në Gazë
Bota

Mediat ndërkombëtare i bëjnë thirrje Izraelit të lejojë qasjen në Gazë

24 Korrik, 2025 7:40 pm
Trump: Nuk do t’i shkatërroj bizneset e Elonit, dua që të lulëzojnë
Bota

Trump: Nuk do t’i shkatërroj bizneset e Elonit, dua që të lulëzojnë

24 Korrik, 2025 6:55 pm
Trump kërkon hetim penal ndaj Obamës për tradhti
Bota

Trump kërkon hetim penal ndaj Obamës për tradhti

24 Korrik, 2025 6:25 pm
Konflikti midis Kamboxhias dhe Tajlandës, kush ka ushtrinë më të fortë?
Bota

Konflikti midis Kamboxhias dhe Tajlandës, kush ka ushtrinë më të fortë?

24 Korrik, 2025 5:46 pm
Para
Probleme me internetin, ndalen procedurat në doganën e Durrësit

Probleme me internetin, ndalen procedurat në doganën e Durrësit

Hahn s’e përjashton ndryshimin e kufijve: “Zgjidhja duhet t’i kontribuojë rajonit”

Hahn s'e përjashton ndryshimin e kufijve: "Zgjidhja duhet t'i kontribuojë rajonit"

Këto janë shenjat që shkojnë më shumë me njëra-tjetrën

Këto janë shenjat që tregojnë se lidhja juaj do të përfundojë në martesë
















TE FUNDIT

Presidenti francez: Parisi do ta njohë Palestinën si shtet!

Macron u bën thirrje partive me “vlera republikane” ta formojnë Qeverinë e re
24 Korrik, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi vendimin e tij për të njohur shtetin e Palestinës të enjten (24/7) , duke shtuar...

Lexo më shumë

Kosovë/ Kushtetuesja vendos masë të përkohshme për seancën konstituive

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
24 Korrik, 2025

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme nga 27 korriku deri më 8 gusht, periudhë në të cilën...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin

Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin
24 Korrik, 2025

Vendi nuk gjen qetësi nga zjarret. Një zjarr i përmasave të mëdha në fshatin Kakavijë ka bllokuar edhe punën në...

Lexo më shumë

‘Ku po e udhëheq Meloni Evropën?’, kryeministrja italiane në kopertinën e ‘TIME’

‘Ku po e udhëheq Meloni Evropën?’, kryeministrja italiane në kopertinën e ‘TIME’
24 Korrik, 2025

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është shfaqur në kopertinën e revistës amerikane TIME. Artikulli shoqërues mban titullin: “Ku po e udhëheq...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com