Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania, rezerva mjekësore për pandemitë e ardhshme

2020/12/04 at 10:18 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Gjermania, rezerva mjekësore për pandemitë e ardhshme

Në rast pandemie të mos kemi më mungesa sikurse ndodhi me fillimin e kësaj pandemie! Këtë synim ka shpallur ministri gjerman i Shëndetësië, kristiandemokrati Jens Spahn. Kur nisi pandemia në pranverë, doli në pah, që në Gjermani u konstatuan  mungesa për mbrojtjen ndaj infeksioneve dhe trajtimin mjekësor, sepse parpitur nuk kishte maska mjaftueshëm, veshje mbrojtëse dhe aparatura respirimi. Këto mungonin si në klinikat, spitalet e në shtëpitë e kujdesit. Disa javë madje mungonin edhe maskat e thjeshta mbrojtëse, të cilat me vështirësi gjendeshin online duke u ofruar me çmime të majme. Pastaj qeveria vendosi blerjen e maskave. Shumë shpejt mungesat u kompensuan. Megjithatë qeveria tani synon që për të ardhmen të jetë e përgatitur më mirë me rezerva të këtij lloji.


Ndaj kabineti qeveritar vendosi këtë javë, që deri në fund të vitit të ardhshëm të krijohet një rezervë shtetërore. Fillimisht do të depozitohen maska. Më pas do të depozitohen rezerva me produkte mjekësore në vend. Rezervat duhet të mbulojnë nevojën për një muaj. „Në këtë mënyrë ne në rast emergjence mbështesim kryesisht ata që punojnë nëpër spitale, shtëpitë e kujdesit dhe në klinikat private. Një kujdes i mirë shëndetësor nuk duhet të dështojë për mungesë materialesh”, tha ministri Spahn.

Diskutime të tilla që prej 19 vjetësh

Është vendosur kësisoj qysh në qershor krijimi i një strukture të „Rezervës Kombëtare për Mbrojtjen e Shendetit”. Por deri tani nuk është bërë shumë në këtë drejtim, sikurse konstatohet në një kërkesë për shpjegim të paraqitur nga grupi parlamentar i partisë Liberal-Demokrate (FDP) në opozitë: “Diskutimet për mënyrën dhe volumin e materialeve për rezervën e ardhshme po vazhdojnë, ndërkohë që është ende e hapur çështja për kostot e menaxhimit dhe sigurimit të këtyre materialeve”, theksohet në përgjigjen e qeverisë ndaj kërkesës së FDP-së.

Ekspertja për mbrojtjen nga infeksionet e partisë ekologjiste, Kordula Schulz-Asche, e përshëndet nismën e qeverisë, por sjell në vëmendje, që prej shumë vitesh ka pasur debate për krijimin e një rezerve të tillë emergjence, madje qysh në fillim të shekullit me shpërthimin e pandemisë Sars. “19 vjet kanë kaluar qysh atëherë, ndaj tani koha nuk pret më, këto plane duhet të vihen në jetë”, tha për DW Schulz-Asche. Ajo nënvizon më tej, se tani „që depot janë të mbushura ministri Shëndetësisë Spahn e ka të lehtë të vendosë krijimin e një rezerve strategjike””. Por sipas Schulz-Asche rëndësi ka, që t’i kushtohet vëmendje cilësisë: „Duhet të përcaktohen parametra, se për çfarë lloj rreziku apo krize financiare do të jenë të përshtatshëm këto materiale. Tani për tani ne ndodhemi në valën e pandemisë Corona. Por a të mbrojnë maskat edhe prej pandemive të tjera si p.sh. Ebola? Ose a është krijimi i kësaj rezerve i përshtatshëm të përdoret vetëm gjatë gripit, apo pra gjatë pandemsië Corona?”. Sipas Schulz-Asche nga planet e ministrit Spahn ende nuk po shihet ndonjë transparencë.

“Jo të gjitha maskat janë të përshtatshme për depozitim”

Cilësia e materialit, që do të depozitohet, është e rëndësishme, sikurse theksojnë edhe ekspertët e organizatës së mjekëve “Marburger Bund”. Zëdhënësi Hans-Jörg Freese i tha DW-së, se jo të gjitha maskat janë të përshtatshme të ruhen afatgjatë. „Ne e dimë prej kohësh, që në sasi të tilla të mëdha jo të gjitha maskat janë efektive ndaj infeksioneve prej viruseve.” Ka edhe maska speciale për punëtorët e zejtarisë p.sh, që mbrojnë nga grimcat e imëta në atmosferë, por që në fakt nuk kanë efekt mbrojtës nga virusi. Megjithatë krijimi i një rezerve është i nevojshëm: „Më mirë vonë se kurrë, ky plan duhej realizuar prej kohësh. Ne në pranverë pamë, se çfarë ndodh nëse nuk je i përgatitur mirë.”

19 qendra në mbarë vendin

Planet ndërkohë janë konkretizuar: Në 19 qendra të shpërndara në mbarë vendin do të depozitohet material mjekësor ndër të tjera edhe në Hamburg, Dortmund Halle e  Augsburg. Rezervat  federale do të krijohen pasi të jenë konsumuar materialet ekzistuese nëpër spitale, klinika private apo në shtëpitë e kujdesit. Në planin e qeverisë parashikohet, që „Rezervat duhet të mbahen edhe më tej edhe në institucionet mjekësore dhe në lande. Përdorimi i rezervave të federatës është një zgjidhje në rast mbingarkese.” Në përgjithësi politika dhe ekspertët e përshëndesin parimisht krijimin e kësaj strukture në formë të decentralizuar.

Rezerva shtetërore ka pasur edhe më parë

Veçanërisht në pjesën perëndimore të Berlinit ka pasur rezerva të ngjashme në kohët që tashmë janë kapërcyer: Pas bllokadës së Berlinit në vitet 1948 dhe 1949 tri komandat e qytetit të Berlinit Perëndimor autorizuan senatin e qytetit të depozitonte ushqimet bazë, medikamente, qymyr, karburant dhe sende të tjera të nevojshme në rast emergjence. Një gjysmë viti këto mallra duhej të ruheshin për të garantuar një jetë pa shqetësime deri në gjashtë muaj, në rast se qyteti sërish mund të rrethohej. Miliona tonë mallra ishin depozituar në mbi 700 depo të shpërndara nëpër qytet, vendndodhjen e të cilave e dinin vetëm shumë pak persona. Këto depozita kushtonin rreth 1.8 miliardë Euro. Pas rënies së Murit të Berlinit dhe fundit të RDGJ-së rezervat u shpërbënë – disa dekada pas krijimit. Rezerva e planifikuar tani për produkte mjekësore duhet të jetë pjesë e rezervës europiane, për të cilën ranë dakord në maj të këtij vitit Berlini dhe Parisi. Një miliardë euro do t’i kushtojë Gjermanisë kjo rezervë shtetërore, e cila do të garantojë një përgatitje më të mirë për t’i bërë ballë ndonjë pandemie të mundshme./DW



Ju sugjerojmë

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë
Kryesore

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë

24 Tetor, 2025 10:29 pm
“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”
Bota

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”

24 Tetor, 2025 9:26 pm
Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030
Rajoni

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

24 Tetor, 2025 8:23 pm
Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi
Rajoni

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi

24 Tetor, 2025 7:21 pm
Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë
Bota

Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë

24 Tetor, 2025 6:26 pm
“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS
Kronikë

“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS

24 Tetor, 2025 5:56 pm
Messi rinovon kontratën me Inter Miami
Sport

Messi rinovon kontratën me Inter Miami

24 Tetor, 2025 5:31 pm
PS thyen heshtjen për ODIHR, Manja: Konstatimet si akuzat e PD
Politikë

PS thyen heshtjen për ODIHR, Manja: Konstatimet si akuzat e PD

24 Tetor, 2025 5:16 pm
Gjykata Kushtetuese konstaton mbarimin e mandatit të Sonila Bejtjas, njofton Begajn
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese konstaton mbarimin e mandatit të Sonila Bejtjas, njofton Begajn

24 Tetor, 2025 5:07 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

24 Tetor, 2025 5:01 pm
Para
Humbja e Marko Bellos, nga Ruçi tek Basha mesazhet e vlerësimit

Humbja e Marko Bellos, nga Ruçi tek Basha mesazhet e vlerësimit

108 vite Forcat e Armatosura Shqiptare, mesazhet e Ramës dhe Metës

108 vite Forcat e Armatosura Shqiptare, mesazhet e Ramës dhe Metës

COVID-19/ Rekord i ri negativ, SHBA regjistron më shumë se 2000 viktima

COVID-19/ Rekord i ri negativ, SHBA regjistron më shumë se 2000 viktima
















TE FUNDIT

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë
24 Tetor, 2025

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Rama ka ndarë edhe foto nga Berlini, ku në krah të...

Lexo më shumë

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”
24 Tetor, 2025

Rreth 4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë katolikë në Itali në raste të raportuara që nga viti 2020, sipas një...

Lexo më shumë

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030
24 Tetor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ishte i ftuar mbrëmjen e së enjtes në RTS, ku foli për çështjet më të...

Lexo më shumë

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi
24 Tetor, 2025

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka goditur me grusht një qytetar në sheshin e Prishtinës. Zemaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com